Forumi Horizont | Gjithsej 70 faqe: « E parë ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 44 45 46 47 48 49 » ... E fundit » Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historiku i studimeve gjeologjike (i detajuar) (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=153)
-- 3.III. Kërkimet dhe Punimet Gjeologjike të kryera nga shteti Shqiptar (1945-2000) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=752)
• Për kërkim – zbulimin e fosforiteve janë bërë punime gjeologo zbuluese në disa objekte në fillim nga gjeologet e ndërmarrjes gjeologjike të Tiranës. Kështu F. Konomi ka bërë punime kërkimi dhe zbulimi në rajonet Dukaj, Nivicë, Vërnik, Tatzat dhe Zhulat – Kalase, “Relacion mbi punimet e kryera gjate vitit1963 ne zonën e vendburimit Dukaj – Tepelenë për sqarimin e gëlqeroreve fosfotikë” Tiranë 1964. “Relacion mbi punimet e kërkim – revizionimit në objektet e gelqerorëve fosfatikë të Nivicës, Vërnikut dhe Tatzatit gjate vitit 1964” Tiranë 1965. “Raport mbi punimet gjeologo zbuluese të kryera në vendburimin e gelqeroreve fosfatikë të Nivicës (Tepelenë) gjate viteve 1965 – 1968“1970; “Raport mbi ndërtimin gjeologjik dhe fosfatmbajtjen e rajonit Zhulat – Kalase” Gjirokaster 1969.
N. Alikaj ka bere punime zbulimi në vendburimin e Bularatit dhe kërkime në rajonin e Kurveleshit “Raport mbi zbulimin e detajuar të kryer në vendburimin e gelqerorëve fosfatikë të Bularatit me llogaritjen e rezervave gjate viteve 1962– 1967“ Tiranë 1967; “Relacion mbi rezultatet e marshruteve të kryer në vitin 1967 për kërkim – revizionimin e fosforiteve në zonën e Kurveleshit” Tiranë 1967.
F. Diamanti probleme të fosforiteve ka trajtuar në artikullin “Mbi një horizont fosfatik në strukturën e Kremenarës” Bul.USHT. ser.Shk.Nat. Nr.1, 1966.
Më pas punimet në rajonin e Kurveleshit i ka vazhduar N. Ceka “Relacion mbi punimet e revizionimit në zonën e Kurveleshit për vitin 1969“ Tiranë 1970;
V. Liko, K. Imami kanë bërë zbulimin e detajuar të vendburimit Fushebardhe “Raport mbi zbulimin e detajuar të vendburimit të fosforitit Fushë bardhë me gjendje të rezervave 31. XII. 1967” Tiranë 1968. V. Nasi, Sh. Cane, N. Koka kanë bërë rivelim radiometrik dhe kërkime në vendburimin e fosforiteve Bogaz, “Relacion mbi punimet e rivelimit gamma dhe punimeve të tjera kërkimore të kryera në vendburimin e Bogazit (shtator 1967 – janar 1968)” Tiranë 1968.
Me krijimin e ndermarrjes gjeologjike të Gjirokastrës punimet e kërkim zbulimit për fosforite i kanë vazhduar nga gjeologët e saj. J. Cako, M. Qilleri, kanë bërë kërkime në Plloçë “Relacion mbi punimet e kryera në vendburimin e fosforiteve Plloçë gjatë vitit 1968” Gjirokaster 1969; kurse R. Hysi ka bërë punime gjeologjike në vendburimin e Tatzatit “Relacion i shkurtër mbi punimet e kryera në vendburimin e fosforiteve Tatzat gjatë vitit 1968” Gjirokaster 1968. Th. Nika ka bërë kërkime për mineralet e dobishme si dhe për pushimet stratigrafike dhe lidhja e mineralizimit fosfatik me to “Relacion gjelogjik mbi rezultatet e punimeve të kërkimit të mineraleve të dobishme të kryera gjatë vitit 1968” Gjirokaster 1969; “Relacion i punimeve të kryera gjatë vitit 1969 mbi pushimet stratigrafike dhe lidhja e mineralizimit fosfatik me to” Gjirokaster 1970. I. Bajo karakteristikat e horizontit fosfatik i ka paraqitur “Karakteristikat litologo-fasiale të horizontit fosfortik të kretakut të sipërm në vargun strukturor të Kurveleshit” Përmb. Stud. Nr.1, 1971. J. Pano ka bërë kërkime për vlersimin e horizontit fosfatik në vargmalet Borsh-Ftere “Relacion mbi punimet e kryera për vlersimin e horizontit fosfatik Cr2 në vargmalet Borsh-Ftere për vitin 1969” Gjirokaster 1970. M. Gjonçaj, H. Çumani në rajonin Përmet-Kelcyrë kanë bërë kërkime për fosforitet e kretakut të sipërm, qymyre dhe për shkrifërime “Relacion gjeologjik mbi studimet e kërkimit në zonën Përmet-Kelcyrë për qymyret, fosforitet e Cr2 dhe vlerësimi i shkrifërimeve lumore në zonën e Këlcyrës si dhe shkriferimeve të vjetra në strukturën e Memaliajt” Gjirokaster 1970.
Punimet e kërkim zbulimit per bokside janë bërë nga E. Koshi në rajonin e Skunjelit “Raport mbi punimet e kërkim zbulimit të boksideve të kryera gjatë viteve 1960 – 1961 në zonën e vendburimeve të boksideve të malit të Skunjellit” Tiranë 1961. Gjatë viteve 1964 – 1969 A. Duraj ka bërë punime kërkim – zbulimi per bokside në rajonin e Tropojës, duke ndërtuar edhe hartën gjeologjike skematike në shkallen 1:50000 “Të dhëna paraprake mbi shfaqjen e boksideve në rajonin qëndror të Alpeve Shqiptare” Përmb. Stud. Nr.4, 1966; dhe në raportin “Boksidet e Alpeve të Shqipërisë së Veriut - rajoni Tropojë” B. Curri 1972. A. Duraj, T. Pano, V. Qendro “Përbërja minerale e kimike dhe llojet e xeherorëve të boksideve të vendit tonë” Përmb. Stud. Nr.11, 1969. Ndersa studimin mineralogjik e ka bërë M. Mustafaj “Studim mineralogjia e xeherorëve të boksideve të rajonit të Valbones”Tiranë 1970. Z. Toska, Sh. Bushati “Horizonti i argjilave boksidbartëse jurasike në pjesën veriperëndimore të Alpeve Shqiptare” Përmb. Stud. Nr.2(15), 1970.
Për zbulimin e mineralit te asbestit në rajonin e Pukës kanë punuar K. Poga, I. Ndojaj “Raport mbi gjeologjinë dhe zbulimin paraprak të vendburimit të asbestit në kodrat e Pukës” Tiranë 1967, dhe “Problemi i azbestit në përgjithësi në vendin tonë” Përmb. Stud. Nr.12, 1969. Më pas kanë vazhduar zbulimin N. Osmani, A. Dibra “Raport mbi llogaritjen e rezervave në vendburimin e asbestit Pukë me gjendje 1. 1. 1967 deri më 1. XII. 1967” Tiranë 1969, dhe në artikullin “Mundësia e përdorimit të koeficientit të xeherorizimit në llogaritjen e rezervave të vendburimeve të azbestit me përqëndrime heterogjene të mineralizimit” Përmb. Stud. Nr.3(16), 1970. Ndërsa në rajonin e Korthpulës punime zbulimi kanë bërë V. Liko, H. Balla, K. Imami “Raport mbi zbulimin e detajuar të vendburimit të asbestit Korthpulës me llogaritjen e rezervave me gjendje 31. XII. 1970” Tiranë 1971, “Shtojcë e llogaritjes së përmbajtjes mesataree të ponderuar të azbestit sipas kategorive të veçanta dhe rezervave të raportit mbi zbulimin e detajuar të vendburimit të azbestit Korthpulë me gjendje 31.12.1970”. Ndërsa S. Dede për azbestin ka shkruar “Mbi mundësinë e formimit të azbestit për efekt të veprimtarisë aktive të magmës bazike mbi shkëmbinjtë ultrabazikë” Përmb. Stud. Nr.13, 1969; N. Shkodrani “Shfaqje të azbestit në masivin ultrabazik të Krrabit (Pukë) Përmb. Stud. Nr.3, 1966. Q. Çoku, P. Vaso “Azbesti” Teknika Nr.2, 1968.
Gjithsej 70 faqe: « E parë ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 44 45 46 47 48 49 » ... E fundit » Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.