Forumi Horizont Gjithsej 121 faqe: « E parë ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 44 45 46 47 48 49 » ... E fundit »
Trego 121 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- Teme sa per te diskutuar (politike-sociale-psikopatologjike) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7626)


Postuar nga Fajtori datë 06 Maj 2005 - 16:33:

Jimmy, une jam dakort me aresyet e ardhjes deri ketu. Te pakten pjeserisht. Por ajo qe me intereson nuk jane aresyet por ndergjegjesimi i aktualitetit.
Gjithmone nga grupi Mister ka nje kenge qe thote: "Jam pjelle e krimit por krimi s'jam une". Eshte deridiku e kuptueshme, por te kuptosh nuk do te thote te pranosh. Neve si shqiptare na intereson e ardhmja, jo e shkuara. Per kete duhet te mos leme kohen te rrjedhe rrakapjekthi por te veme dore. Ti thua se duhen 30 vjet akoma, por une konceptin e viteve tashme e kam lene. Dikur mendoja se 15 vjet ishin shume. Tani kane kaluar dhe kam kuptuar se nuk jane vitet qe zhvillojne nje popull por kapaciteti i tij per te ndryshuar. Revolucionet sociale te viteve 60 nuk u bazuan ne koncpetin e viteve por ne deshiren per ndryshim. Prandaj eshte vetem vetedija e se tashmes dhe deshira per ndryshim qe mund te ndryshojne gjerat, jo 30 vitet qe do vijne.

Me pak fjale: konceptit kohe i duhet shtuar nje faktor aktiv qe gjerat te ndryshojne. Dhe kjo fillon me riparimin e difekteve sic eshte toleranca ndaj krimit, korrupsioni etj. Nuk mjafton te mbahemi fort tek heronjte e 100 vjeteve me pare sepse historia eshte e eger. Pyetja qe lind eshte: Cfare kemi bere keto 100 vjet, ku jane heronjte moderne? Atehere shqiptareve i duhet te kycin gojen sepse nuk kane cil te permendin.

Ti thua se italianet qeverisen nga te njejtit njerez. Kjo nuk eshte e vertete. Italianet ndodhen ne Republiken e Dyte, qe do te thote se ka ndryshuar krejt kasta politike. Nje pjese mire e kesaj ndodhi pas katarsis se procesit Mani Pulite. Pra alibia se gjithe bota funksionon si Shqiperia nuk qendron. Herojte dhe proceset nuk lindin vetiu, po nuk u mbeshteten nga populli. Gjate procesit Mani Pulite Craxi-n e zune me domate dhe Di Pietron (prokurorin qe zbertheu aferat korruptive) e mbajten si idhull per disa muaj.

Ne diskutimin tone ka dicka ku biem dakort, por edhe dicka ku ndahemi qarte. Biem dakort kur duam te gjejme aresyet, dhe ndahemi tek nacionalizmi.
Nacionalizem nuk do te thote te prezervojme krenarine kombetare kur nuk ka vend per te tille. Krenaria per rilindasit dhunohet qe ne castin qe identifikohet shqiperia me ta, pasi hiqet barra e pergjgjegjesise per t'ju varur dikujt qe punen e vet e ka mbaruar nje shekull me pare. Perkundrazi, mua do me vinte turp po te krahasoja cfare kane bere rilindasit dhe cfare po bejme ne. Ose rilindasve do ti vinte turp po te justifikohej renia e Shqiperise me fenomene kriminale sporadike te vendeve te zhvilluara. Optimizem nuk do te thote te rrijme se jemi mire. Perkundrazi do te thote "Conju shqiptare prej gjumit conju...".
Pastaj optimizmi ka kuptim kur nje tren ka dy rruge perpara, njera qe vazhdon e tjetra qe nderpritet diku. Optimizmi qendron kur treni nuk e ka kaluar udhendarjen akoma. Nuk ka kuptim te jesh optimist vetem se treni vazhdon te ece.

Te gjitha keto kane lidhje me emigracionin. Per mua kjo eshte plaga me e rende qe duhet te duroje Shqiperia dhe per kete mundohem te lexoj difektet dhe diferencat mes Shqiperise e perendimit. Nese nuk krijohen kushtet e pershtatshme ne Shqiperi jo vetem qe nuk do kthehen ata qe kane ikur, por do vazhdojne te ikin me shume njerez. Tjeter pune pastaj se do ulerasin nga jashte per madheshtine e vendit te tyre. Pak vlere ka kjo kur nuk punojne per te.


  Gjithsej 121 faqe: « E parë ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 44 45 46 47 48 49 » ... E fundit »
Trego 121 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.