Forumi Horizont Gjithsej 43 faqe: « E parë ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 »
Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Politikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=322)
-- Cili do te jete Presidenti i ri Shqiptar (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12066)


Postuar nga varka datë 21 Korrik 2007 - 07:11:

NJERIU PA TOP

M beri pershtypje ky artikulli i ketij  analisti

Andrea Stefani

Ose Kryeministri Berisha do të tërheqë Topin nga gara, duke i hapur rrugë një konsensusi me opozitën për kandidaturën e Neritan Cekës, ose do të mbajë të gjithë përgjegjësitë politike për çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme të papërgatitura dhe për këtë shkak, me rreziqe destabiliteti për vendin. Tashmë, opsionet janë ngushtuar shumë dhe, me shtimin e presioneve për shmangien e zgjedhjeve nga ana e ndërkombëtarëve, ka shumë të ngjarë që Berisha të tërhiqet nga opsioni Topi duke u shndërruar përsëri brenda në një njeri pa "Top". Të gjitha deklaratat e fundme të njerëzve pranë Berishës për mostërheqjen e Topit apo thirrjet drejtuar opozitës për të mos bojkotuar seancën e së premtes, u ngjasojnë më shumë përpëlitjeve të një gjahtari që kërkon të çlirohet pasi ka rënë në rrjetat që kishte ngritur për të tjerë. Sepse kandidatura e Cekës duket se u pranua fillimisht nga Berisha si një kurth për opozitën, si një karrem për ta tërhequr atë në sallë. Opozita nuk e hëngri këtë grep. Tani po e ha vetë Berisha.


Postuar nga varka datë 21 Korrik 2007 - 07:16:

Mes terheqjes dhe shansit
E Premte, 20 Korrik 2007
Ilir Saqellari

Denion Ndrenika

Majko-Blushi dhe Rama-Dade, takimet e mesdites per presidentin dhe gjendjen ne vend

Neritan Ceka pritet te terhiqet nga gara presidenciale, pavaresisht nese qendron ne gare ose jo Bamir Topi. Burime ne PS i thane “Korrierit” mbreme, se bashke me partite e tjera opozitare po punohet per ta bere kete dhe per t’ia lene fajin shumices per deshtimin e procesit. Por, po keshtu, burimet socialiste thane sikurse u shprehen, se “mesa na kane thene nepermjet telefonave, Neritani ka shume te ngjare, me 90 per qind, te jete president”. Po keshtu, zyrtare socialiste dhe demokrate i thane gazetes se e shohin ne kendveshtrime te ndryshme mundesine e negociatave nderpartiake para apo ndermjet raundeve 4 e 5. Nderkaq, zyrtare socialiste biseduan dje per gjendjen politike ne vend ne takime te ndara. Fillimisht, opozita thote se po mendon te terheqe kandidatin e dyzuar Neritan Ceka, me qellim qe te mbetet te qeveria fatura e shkuarjes ne zgjedhje te parakohshme.
ja dhe nje looooser tjeter hahahahhahah


Postuar nga varka datë 21 Korrik 2007 - 07:37:

Citim:
Po citoj ato që tha arturm


E bukur kjo.

Megjithate me vjen keq per Topin, u katandis Majko i PD-se.

Ne fund te fundit keta nuk jane lidera, nuk mund te kete lider pa ambicje, dhe Majko-Topi nuk e kane.



sa e bukur kjo artum


Postuar nga erzeni_be datë 21 Korrik 2007 - 15:50:

Varka e Ypsiloni

Ju lutem tregohuni pak me te permbajtshem ... Pse duhet dale te sharjet e  deri te familjet!!!

 

ju flm

 

erzeni


Postuar nga roman.tik datë 21 Korrik 2007 - 17:07:

Arrow

Hemmmm

Sic e kam thene dhe mendimin tim me siper do me pelqente me shume bamiri Kryeminister se president,duhej te largohej ai "Gjeja e trashe" qe kemi kryeminister ....veshtire te mos e "berishizoj" Topin ai.....
Jo se kam gje me Topin,madje me duket nje nga poliktikanet me te mire qe ka e djathta ...por nuk ishte e drejt te behej president sepse eshte i djathte dhe duhej te kishte cik balance pushtetit....
Ashtu sic u shpreh dhe dikush me siper sa u morr vesh se u zgjodh Topi president ,brohorriti "iku Sallaku" pra qe ai detyrimisht do firmos shkarkimin e Kryeprokurorit....pra dmth qe ai nuk i "lejohet" qe te kete nje gjykim personal mbi ate ceshtje po etyrimisht duhet te bej cfare thote shefi .......se te keqijat Berishes i vin nga Sollaku.......

Shume e veshtire te jete neutral Topi duke pare qe ne fushe potier kemi Sali berishen,msefushore Sali Berishen,Sulmuese Sali Berishen,madje dhe trajner dhe spektator kemi po Berishen.
E vetmja gje e mire qe nxorri kjo ngjarie politike eshte se nxorri perfundimisht jashte loje Fatos Nanon....

Topin e kemi ...te shohim se kush do ti "haj" "golat" .......


Postuar nga arturm datë 21 Korrik 2007 - 18:04:

Citim:
Po citoj ato që tha varka

sa e bukur kjo artum


Pa na thuaj ndonje ambicje te Bamirit qe e ka realizuar (nuk me rezulton ti kete thene ndonjehere plac Berishes, edhe kur duhej)???!!!

Edhe President e beri Berisha, cfare kujton ti se i ka bere Bamiri pazaret me Nanon?

Megjithate djali e ka rrugen te hapur tashme, le ta tregoje vehten, ose (akoma) vasal i Berishes, ose President i gjithe shqiptareve per te marre edhe nje mandat te dyte.

Topi i ka kaluar Topit.


Postuar nga arturm datë 21 Korrik 2007 - 18:14:

Citim:
Po citoj ato që tha varka
Në respekt të kushtetutës


Bamir TOPI


Kam dalë shpesh në këtë foltore në një cilësi tjetër, në cilësinë e deputetit, përfaqësuesit të popullit dhe në cilësinë e kryetarit të Grupit të Partisë Demokratike. Dalja sot ka një emocion të veçantë. Unë dal këtu jo me atribute personale, por falë votëbesimit që ju më dhatë sot. Me këtë rast dua të përshëndes të gjithë kolegët që, më shumë se kurrë, në një situatë historike për Shqipërinë, arritën të sinkronizojnë vullnetin e tyre, duke zgjedhur Presidentin e Republikës. Dëshiroj, gjithashtu, të vlerësoj kontributin e zotit Neritan Ceka, i cili i dha vlerë procesit, e futi atë totalisht në linjë kushtetuese, sepse ç'kuptim do të kishtë marrja e kësaj detyre pa respektuar dokumetin themeltar të shtetit. Ky është zotimi im themelor në prononcimin tim të parë, në respekt të Kushtetutës, në respekt të ligjeve të shtetit dhe në respekt të ekuilibrit të plotë në shoqërinë shoqërore, në respekt të ekuilibrit të plotë në klimën e politikës shqipëtare, në respekt të institucioneve për t'i standartuar ato në familjen evropiane dhe euroatlantike. Besoj për të ballafaquar në mënyrën më dinjitoze shtetin shqiptar në dy sfidat e mëdha që kemi përpara, në integrimin në NATO dhe në familjen evropiane.

Unë dëshiroj t'ju përcjell juve atë emocion të pamasë kur zoti Berisha më përcolli telefonin në të cilin mora urimin e parë nga Presidenti i Kosovës, zoti Sejdiu. Dukej një mesazh jashtëzakonisht sinjifikativ, që të gjithë së bashku ne presim pavarësinë e Kosovës, që është gjithashtu në interes të paqes në rajon dhe të paqes globale. Dëshiroj, në mënyrë të veçantë, të falenderoj Dr.Berishën, i cili ka qenë një mbështetje e fuqishme në këtë proces, jo në interes të përfaqësimit nga një pjesëtar i Partisë Demokratike, por për të kontribuar për ekuilibrin e plotë në klimën e politikës shqiptare dhe besoj se këtë e kemi arritur së bashku. Unë, dhe njëherë, ju falenderoj dhe ju uroj që të gjithë së bashku të ndërtojmë atë klimë që kemi aspiruar prej kohësh. Faleminderit!


Gafa e pare (shpresoj te jete edhe e fundit) e Presidentit te ri.

Uroj qe Bamiri mos ta kete konceptuar kontributin e vecante te zotit Berisha si nje borxh per t'ja kthyer duke i kaluar ndonje ligj antikushtetues.

Edhe njehere urime zoti President.


Postuar nga arturm datë 21 Korrik 2007 - 18:25:

Momente frike ne Kanada

Dje ne darke, andej nga ora 21.00 jane degjuar disa shperthime te fuqishme ne Kanada. Njerezit, edhe si pasoje e kujtimeve akoma te pashuara te kullave binjake, u futen te gjithe neper shtepia dhe neper rruge plasi paniku.

Policia u drejtua ne forca te shumta ne vendin e ngjarjes, POR PER FAT TE MIRE TE KANADEZEVE, ngjarja nuk kish te bente fare me terrorizmin islamik.

Ishte nje emigrant shqiptar, i cili nga gezimi i zgjedhjes se Presidentit te ri Shqiptar, z.Bamir Topi, ne kohe te njejte me seline e Partise Demokratike ne Tirane, HODHI ME DHJETERA FISHEKEZJARRE PER TE FESTUAR NGJARJEN HISTORIKE.

Ne menyre te vecante u vleresua nje fishekzjarr i tipit te ri i cili ne momentin e shperthimit ne ajer, evidentonte me ngjyra te ndezura frazen

HAPU BURG


Postuar nga northwest datë 21 Korrik 2007 - 18:32:

Re: Varka e Ypsiloni

Citim:
Po citoj ato që tha erzeni_be
Ju lutem tregohuni pak me te permbajtshem ... Pse duhet dale te sharjet e  deri te familjet!!!

 

ju flm

 

erzeni



sorry plako po nganjeher te iken truri kur si ke perballdhe ti veshesh me minifund dhe ti lyesh me buz te kuqe...


Postuar nga Vlonjati99Tave datë 21 Korrik 2007 - 21:25:

lol arturm, hahahaha

ypsylon, cdo gje ne kohen e vet derman... se vetem malli me malin spiqet


  Gjithsej 43 faqe: « E parë ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 »
Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.