Forumi Horizont Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 44 45 46 47 48 49 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6556)


Postuar nga SmoKer datë 19 Prill 2009 - 00:13:

pineapple express - a good one !


Postuar nga ColdFire datë 19 Prill 2009 - 19:48:

Great expectations

"Do you know what is this?"
"It's my heart, and is broken"




Cfare ben dashurine e pare kaq magjike? Zemrat qe e ndjejne jane te ciltra, te pastra...pa komplekse dhe djallezi...Aty ku nuk pret asgje me teper, sepse gjitheshka eshte perfekte...gjitheshka.. dhe melankolia.
Who lived it, had a life worth living....


Postuar nga Tulipani datë 19 Prill 2009 - 23:20:

Re: Great expectations

Citim:
Po citoj ato që tha Donika Arianiti
"Do you know what is this?"
"It's my heart, and is broken"




Cfare ben dashurine e pare kaq magjike? Zemrat qe e ndjejne jane te ciltra, te pastra...pa komplekse dhe djallezi...Aty ku nuk pret asgje me teper, sepse gjitheshka eshte perfekte...gjitheshka.. dhe melankolia.
Who lived it, had a life worth living....




Me mire vone se kurre Donika qe e paske pare


Postuar nga ColdFire datë 19 Prill 2009 - 23:25:

Re: Re: Great expectations

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani


Me mire vone se kurre Donika qe e paske pare



Eh, e kam pare me pare, por atehere nuk e dija qe forumet ekzistonin, keshtu qe nuk dija ku ti lija mbresat ....
E pashe perseri dje dhe me zgjoi shume kujtime te embla


Postuar nga SmoKer datë 19 Prill 2009 - 23:28:

Valkyrie - Tom Cruise

Nje nga 13 atentated e bera ndaj Hitlerit ,
film shume i mire .
per ju qe se keni pare is a must seen one.


Postuar nga briseide datë 24 Prill 2009 - 03:29:

The Burning Plain



Nga te paktet filma qe me kane pelqyer kohet e fundit edhe pse me tone pak melodramatike.Nderthuren ne valet e historise copeza jete te tre femrave,ngjarje te zhvilluara ne kohe e hapesira te ndryshme.Secila ka nje mekat te fshehur...mekate dashurie,ndjenja faji,pasione rinore,veteflijime te ndergjegjes(ndoshta per kete mund te rezultoje patetik per ndonjerin)etj...per te pare!


Postuar nga Fajtori datë 26 Prill 2009 - 00:26:

Rendition (2007)

Historia e nje prej sekuestimeve te CIA-s ne luften ndaj terrorizmit. Tregon pak a shume torturat dhe mungesen e etikes ne arritjen e qellimit.

Filmi eshte i mire, por mungon impakti me torturat e verteta qe mund te beje nje agjensi sekrete. Shfaqen vetem disa tortura baze me elektricitet etj. dhe keto shfaqen kalimthi nderkohe qe alternohen skena qe kerkojne aresyet dhe gjejne normalitetin ne tortura. Me pak fjale ky film mund te ishte si "Midnight Express" (historia e amerikanit qe u burgos ne Turqi, 1978), por nuk arrin as gjysmen e efektit qe Midnight Express ka tek shikuesi. Megjithate te pakten flet per kto tortura dhe me pelqen te shikoj Meryl Streep ne rol autoritar larg fytyrave te dhimbshme femerore qe luan ne filmat dramatike.

Kuriozitet:
Rastet e sekuestrimeve te CIA-s kane qene te shumta keto vite. Keto dite ka plasur skandali ne USA per kete çeshtje, ndersa ne Itali qeveria eshte ne konflikt me gjykaten qe ka denuar agjentet e CIA-s dhe shefin e sherbimeve sekrete italiane. Nderkohe nje burre me origjine nga Shkupi ka pesuar te njejtin fat, Khaled El-Masri eshte sekuestruar ne aeroportin e Shkupit dhe eshte derguar ne Afganistan. Pasi e kane torturuar mire e mire e leshuan ne nje pyll ne veri te Shqiperise. Aty e kapi plocia shqiptare, te cilet kur degjuan historine e tij ja keputen te qeshures dhe i thane te mos tregonte pallavra te tilla se do e marrin per budalla.
http://en.wikipedia.org/wiki/Khalid_El-Masri

Po vendos nje pjese nga Midnight Express mos ju kujtohet:


Postuar nga Roi datë 26 Prill 2009 - 05:04:

Midnight express eshte nje film qe ma ka pelqyer dhe me ka goditur shume !!
tregon tamam hipokrizite e shoqerise turke e cila mundohet si e si te fshehi gjithcka,si konsumin e droges,rracizmin kundrejt te huajve dhe kulturave te tyre apo edhe homoseksualitetin aq te perhapur ne turqi por qe eshte nje tabu e vertet,nderkohe qe dihet q hamanet turqe historikisht kane qene te frkuentura nga homot ! Biles thuhet qe vete Kemal Ataturku ishte homo...pra babai i Turqise moderne !! sa moderne qe jane dhe keta turqit mor aman...e na bejne si fanatike pastaj !!

shume prekes si film,aq me shume qe (ne sgaboj ) eshte dhe histori e vertet !! e bukur ajo pjesa finale e arratisjes, te ben vertet te ndiehsh si prtagonisti....sikur ndien nje sens lirie...sikur shpeton ti nga burgu e jo ai

kurse kte filmin tjeter,te riun, s'e kam pare....


Postuar nga Fajtori datë 26 Prill 2009 - 05:35:

Midnight Express perqendrohet tek kushtet makabre te burgut turk dhe s'ka shume lidhje me hipokrizine turke. Turqia edhe sot denon me ashper te gjithe trafikantet e droges. Madje eshte nga shtetet e pakta qe jane ne balle te luftes kunder droges dher ja merr ne kthese shume vendeve perendimore ne ate drejtim.

Historia e Midnight Express eshte plotesisht e vertete, Billy Hayes ka arritur te arratiset nga burgu dhe shkroi nje liber qe u kthye ne film me vone. Por ai film eshte ekzagjeruar disi dhe per kete shkaktoi nje amulli te madhe dhe protesta te medha nga qeveria turke. Si Billy Hayes (i burgosuri qe shkroi librin) dhe Oliver Stone (qe e ktheu ne skenar dhe mori Oscar) u munduan te sqarojne se nuk kane patur kurrsesi qellim te pershkruajne popullin turk ne kendveshtrim negativ, por vetem te tregojne historine e vecante te burgosjes se nje amerikani. Dhe filmi ne fakt duhet interpretuar vetem ne kete kendveshtrim, sepse nuk mund te pergjithesohen kushtet e burgut te ashper me "hipokrizine e nje populli te tere".

Libri dhe filmi kane shkaktuar nje dem kaq te madh per imazhin e Turqise neper bote saqe akoma sot (30 vjet prapa) perben nje plage morale per popullin turk. Pervec faljeve te shumta qe kane kerkuar prodhuesit e filmit, Turqia akoma nuk e ka falur Billy Hayes dhe ka kerkuar per vite me rradhe ekstradimin e tij. Ne fakt ai teknikisht eshte vetem nje i arratisur qe nuk ka kryer denimin. Sikur ta dinin çfare filmi do prodhohej fale atij amerikani qe denuan ne vitin 1970 me siguri do e kishin falur.

Midnight Express pavaresisht nga ekzagjerimet qe mund te kete mbetet nje film i arritur, qe mberthen per fyti spektatorin dhe e ben te ndihet me fat qe eshte prapa ekranit. Jo me kot ka fituar Oscar dhe plot çmime te tjera


Postuar nga Roi datë 26 Prill 2009 - 06:12:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Midnight Express perqendrohet tek kushtet makabre te burgut turk dhe s'ka shume lidhje me hipokrizine turke. Turqia edhe sot denon me ashper te gjithe trafikantet e droges. Madje eshte nga shtetet e pakta qe jane ne balle te luftes kunder droges dher ja merr ne kthese shume vendeve perendimore ne ate drejtim.




Pjesa me e mire e filmit zhvillohet ne burg,por kjo s'do te thoje qe Oliver Stone ka pas si qellim vetem te tregoje kushtet e burgjeve turke !! qellimi sipas meje ka qene demaskimi i shoqerise turke, i hipokrizise qe fshihet pas te qenit popull fetar dhe kundra "mekateve" ! dhe nje fare demaskimi i ligjeve proibicioniste,ultrkoservatore po ashtu !

dhe nese turqit kane protestuar eshte dhe per tu kuptuar ! por kjo s'do te thote qe filmi s'eshte real ! dhe nese Oliver Stone ka thene nuk ka pas si qellim aspak te prishi imazhin e Turqise neper bote,kjo duhet kapur me pinca !
normale qe do thoshte keshtu !ai e beri filmin dhe kritikat qe kane pasuar i kane hyre ne vesh te shurdhet ! por nga ana tjeter s'ka pas aspak ndermend te krijoje ndonje incident diplomatik,apo te behej pre e mundshme e ekstremisteve nacionaliste turq,si psh e ndonje grupi si "Ujqerit e bardhe " apo si edhe e ndonje grupi tjeter nacionalist qe ne ate periudhe ka qene goxha aktiv !

pra nese ka kerkuar fajle ne nje fare menyre, pasi sipas tij filmi nuk eshte kuptuar nga turqit,e ka bere per tu shpetuar polemikave e presioneve e jo se ka pas si qellim te vetem te denoncoje kushtet primitive te burgjeve turke dhe as te denoncoje ligjet absurde kundra trafikanteve apo perdoruesve te droges,ose te pakten jo vetem kete !

sipas meje e ka pas kundra shoqerise turke ne pergjithsi te asaj periudhe,perfshire ketu kushtet e burgjeve dhe ligjet absurde qe te benin te shkoje brenda !


  Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 44 45 46 47 48 49 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.