Forumi Horizont | Gjithsej 43 faqe: « E parë ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 » Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Leter e hapur dhe disa pytje drejtuar Janullatosit . (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8824)
re
poshte grekeve dhe te gjithe atyre qe e mbeshtesin ..po kjo nuk durohet me ore vellezer shqipetar po ne kur paskemi edhe ketu ne forum ...faren e lig e mendoni se çfare mund te kete ne qeveri si puna e vangjel dules me me shoke .. pokjo nuk durohet me ..mos shkruj me se do te ngre lekuren nuk e di zoterinje po jam shume i nervozuar po me dridhen duart qe po shkruaj
Re: re
Citim:
Po citoj ato që tha ari77labi
po me dridhen duart qe po shkruaj
Re: re
Citim:
Po citoj ato që tha ari77labi
mos shkruj me se do te ngre lekuren nuk e di zoterinje po jam shume i nervozuar po me dridhen duart qe po shkruaj
Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
Teme interesante,,,cdo greku ne krye te kishes tone ???
Sa ndyresira qe jane plerat e kerrmosura ,,,edhe emri ju vjen era plera.
po nuk ka ku te shkoj me kjo puna jone.. ne kemi kishen autoqefale e formuar ngai i madhi fanol.. tani vijne greket dhe thon jo eshte fonduar nga greket keshtu do te drejtohet nga ne.... epo kjo nuk durohet me .. une nuk arrij ti kuptoj si i lejojne qe meshat te dielave i kendojne ne gjuhen greke??????????poshte grekeve poshte rraces e flliqur
lexova nje artikull qe ne nje kishe te gjirokastres ky Janulli jepte meshe vetem ne greqisht e jo shqip.. dmth shqip ne kishat ortodokse te shqiperis nuk ekziston...o zot po ne skemi qeverin ne rregull se te isha une ne vend te Jozefina Topallit me raft kanceri nese nuk e kisha nxjerr per bythesh e jashte Janullin me gjith ato pederat tjere... po si nuk kajne pak gjak e karakter kto politikanjt tone.. po ktyre ashte me fut naj plumb qorre me i zgju pak nga gjumi... po ne greqi se lan nje student shqiptar te ngrinte flamurin grek ngaqe doli studenti ma i mire e te lejme na kto maskarenjt grek te na pretikojne....... ooooooo ktyre robt e shpis ku ti ken.. me falni per fjalorin se kur lexoj kshu artikujsh me prishet gjaku dhe te lusin fat qe sjam afer ndonje greku tani se do isha rrah me to...
Citim:
Po citoj ato që tha dreqja shkodrane
lexova nje artikull qe ne nje kishe te gjirokastres ky Janulli jepte meshe vetem ne greqisht e jo shqip.. dmth shqip ne kishat ortodokse te shqiperis nuk ekziston...o zot po ne skemi qeverin ne rregull se te isha une ne vend te Jozefina Topallit me raft kanceri nese nuk e kisha nxjerr per bythesh e jashte Janullin me gjith ato pederat tjere... po si nuk kajne pak gjak e karakter kto politikanjt tone.. po ktyre ashte me fut naj plumb qorre me i zgju pak nga gjumi... po ne greqi se lan nje student shqiptar te ngrinte flamurin grek ngaqe doli studenti ma i mire e te lejme na kto maskarenjt grek te na pretikojne....... ooooooo ktyre robt e shpis ku ti ken.. me falni per fjalorin se kur lexoj kshu artikujsh me prishet gjaku dhe te lusin fat qe sjam afer ndonje greku tani se do isha rrah me to...
ja dhe nje artikull tjeter dhe them qe ne si popull duhet te cohemi ne greve se perdryshe kto jo qe moren jugun e shqiperis por do marrin gjithe shqiperin..
http://www.shekulli.com.al/news/44/...2006-12-04.html
Të pafuqishëm dhe indiferentë!
Nga Skënder Shkupi
04-12-2006
Ata janë në mësymje, kudo e në të gjitha frontet. Ofensiva e Athinës ka marrë përmasa marramendëse. Përballë një Presidenti të pafuqishëm, një Parlamenti të hallakatur dhe një Kryeministri çyrykofob, përballë një opozite që nuk e zë gjumi për ca numërime votash, apo për kufizime të demokracisë, përballë një populli tejet indiferent, që sheh duarkryq dramën që po luhet, ata po avancojnë bindshëm dhe pa u hyrë gjemb në këmbë. Në shtëpinë tonë ka rënë zjarri, ndërkohë ata që kanë në dorë tapitë e shtëpisë, janë tejet të shqetësuar se... u thyen ca pjata në kuzhinë (!?)
Është nja realitet që i ngjan një ëndrre të keqe.
Në historinë e pushtimeve rrallë, në mos kurrë, ka ndodhur që të të vijë tjetri në vatër dhe ti ta sodisësh se si po të përlan çdo gjë të shtrenjtë tënden, pa asnjë orvatje kundërshtimi apo rezistence. Kjo është një ofensivë e çuditshme. Kemi një agresor pa kundërshtar. Grekët, çdo ditë hedhin nga një hap përpara drejt helenizimit të Shqipërisë, ndërkohë që mungesa gati absolute e çdo lloj reagimi zyrtar i bën më të pacipë, më kurajozë, më të guximshëm. Dhe çdo hap i ri është më i rëndë se paraardhësi. Lëshime, lëshime, lëshime... pa fund, pa logjikë, pa princip!
Erdhi Janullatosi, erdhi si erdhi, e pranuam se nuk kishim peshkopë të përgatitur. Po sot? Në vend që të zëvendësohej më një shqiptar ortodoks të përgatitur, ai po na sjell hierarkë të tjerë grekë për të greqizuar tërësisht kishat tona, duke baltosur pa mëshirë trashëgiminë e shtrenjtë të Imzot Nolit dhe bashkëpunëtorëve të tij më të afërt. Shqiptarë ortodoksë të shkëlqyer sot, pas 16-vjet pluralizëm, ka deri në nivele profesorësh, në universitetet më të famshme të botës, e nuk paska një individ të përkushtuar të besimit kristian, që të zëvendësojë Hirësinë e tij, Kryepeshkopin grek të Shqipërisë?! Madje, as priftërinjtë hierarkë të periferive?! U dashka prania gjithnjë e më në rritje e priftërinjve helenë?!
Piketat e shënuara greke në ofensivën drejt Veriut, janë të përcaktuara qartë. Fillimisht, ishte mbështetja alternative e njërës apo tjetrës forcë politike, sipas rrethanave. Njëherë PD pastaj PS, përsëri PD-ja e në vijim, kur kushtet e brendshme të Shqipërisë do të ndryshojnë, sponsorizimi do të kalojë sërish te PS-ja. Trupëzimi i këtij qëndrimi, pragmatik në dukje, por thellësisht nacionalist në thelb, është aderimi i çuditshëm i PDNJ-së, në të gjitha kabinetet e pas-1992-it. Në logjikën e demokracive pluraliste, ky alternim i çuditshëm me dy partnerët antagonistë kryesorë vendas, me pasojë praninë konstante të një partie politike në të gjitha qeveritë shqiptare, nuk ka asnjë kuptim. Por, për interesat greke nuk është aspak kështu. Ata as që merakosen për programet e forcave politike, që gjoja qeverisin në Tiranë. Ata duhet të jenë atje, pranë kupolave qeverisëse, jo thjesht për të kontrolluar nga afër çdo gjë që bëhet, madje çdo gjë që thuhet apo diskutohet, por edhe për të përcjellë diktatin e ushtruar në distancë nga Athina. Dhe qeveritarët tanë, të trembur për vdekje nga ndonjë stërkëmbësh politik i mundshëm i Greqisë, janë gati të shesin gjithçka, deri edhe pavarësinë e vendit të tyre.
Arroganca greke erdhi duke u rritur që nga 1991. Meqenëse agresioneve klasike me trupa dhe armë u ka kaluar koha, nisi ofensiva ekonomike. Firma greke u turrën me një vrull të paparë drejt një trualli të virgjër, ku niveli i pranisë së tyre i përgjigjet fare pak fuqisë ekonomike të Greqisë, në krahasim me vende të tjera të afërta si Italia, Gjermania, madje edhe Turqia. Investimet greke, ishin larg çdo synimi për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Ndërkohë, banka të shumta të Athinës, Pireut apo Selanikut, u shfaqën në hapësirat tona, banka, që pak ose aspak, kreditojnë sipërmarrës vendas, që synojnë të iniciojnë biznese prodhuese. Tashmë një industri ushqimore, që dikur pati një zhvillim relativ në Shqipëri, është bërë inekzistente. Ne jemi në varësi të plotë të produkteve ushqimore “Made in Greece”.
A ka kuptim të përmenden të gjitha hapat e hedhura, madje pa shumë kujdes nga grekët, për greqizimin e Shqipërisë së Jugut? Janë thënë aq shpesh dhe aq zëplotë, saqë kemi njëfarë inflacioni fjalësh protestuese, por që nuk ua vë veshin askush. Megjithatë, telegrafisht, për të fiksuar idetë, po rendisim listën e trishtë të përdhosjes sonë. Cilat janë fitoret më të rëndësishme të Greqisë ndaj nesh, këto 15-vjetët e fundit?
* Uzurpimi i KOASH-it
* Këmbëngulja kryeneçe për të mohuar tërësisht ekzistencën e problemit çam dhe të drejtën e çamëve të zbuar nga trojet e tyre, për t’u kthyer në pronat e të parëve, tashmë të grabitura nga përvetësues grekë.
* Kthimi i Shqipërisë në një vend ekonomikisht të varur, thuajse tërësisht nga Greqia.
* Sabotimi këmbëngulës i projekteve të mëdha që favorizojnë zhvillimin e shpejtë të Shqipërisë, si Korridori 8 etj.
* Vënia në dorë e një pjese të rëndësishme të kapitalit bankar shqiptar.
* Marrja peng e 600 000 emigrantëve shqiptarë, ndaj të cilëve përdoret politika e alternuar e kërbaçit dhe e kulaçit.
* E drejta për të hapur shkolla greke atje ku nuk ka grekë, si në Himarë apo në Korçë.
* E drejta për të ndërtuar tri varreza ushtarësh grekë, me eshtra pleqsh e grash shqiptare, shoqëruar me lapidarë përkujtimorë. Ato do të përbëjnë “gozhdën e Nastradinit” në një të ardhme, kur do të diskutohet përkatësia etnike e Shqipërisë së Jugut.
* Asimilimi etnik i shqiptarëve, nëpërmjet dhënies me “zemërgjerësi” të shtetësisë greke 200 000 banorëve të “Vorio-Epirit”, të cilëve do t’u mjaftojë të pohojnë se janë grekë.
* Qëndrimi konsekuent antishqiptar në forumet ndërkombëtare, ku diskutohet për proceset e integrimit të RSH, në NATO dhe BE.
* Pozicionimi i ashpër kundër pavarësisë së Kosovës, në mbështetje të tezave serbe etj., etj.
Do të mjaftonte vetëm njëra prej këtyre arritjeve greke në fushëbetejën e luftës pa armë, ndërmjet atyre që sulmojnë dhe kundërshtarëve, që as u shkon nëpër mend që të mbrohen, për ta shkundur jo vetëm politikën shqiptare, por edhe opinionin publik që është kthyer në një spektator indiferent, ndaj asaj që po ndodh. Mirëpo shqiptarët e politikës, e kanë mendjen te Bashkia e Tiranës apo te lista e zgjedhësve, që ka shumë mundësi të manipulohet, te demokracia që nuk po funksionon si duhet, apo te Prokurori i Përgjithshëm(?!) Ne po na kërcënohet ekzistenca, po krijohen premisa reale për tjetërsimin e kufijve, po ma troket në derë rreziku i asimilimit, ndërkohë po merremi me “pjatat e kuzhinës që u thyen!”. Nëse përgjegjësit e plotfuqishëm të politikës nuk kanë fuqi për të kundërshtuar, ku janë eksponentët kurajozë të OJQ-ve, që tundin dheun për cënim sadopak të demokracisë sonë dhe nuk kujtohen për cënim asgjësues të ekzistencës sonë? Është një situatë paradoksale.
Në kushtet kur një At Nikollë Marku, proteston në Elbasan kundër politikës tejet antishqiptare të Janullatosit, atij jo vetëm që i mungon përkrahja, por në mes të Shqipërisë, në vendin e tij, në mbrojtje të fesë së tij e të Atdheut të tij, ndjehet i kërcënuar nga ca telefonata anonime, prej shqiptarësh të tjetërsuar. Në vend që telefonata të tilla t’i drejtoheshin të huajit, që përbën nyjën e së keqes në Shqipëri, ato kërcënojnë njeriun tonë që, për turpin tonë, ndjehet i vetmuar në protestën e tij, pa mbështetjen e qeverisë e të shtetit të tij, me një përkrahje vetëm lokale besimtarësh patriotë të krahinës së tij. Një realitet sa zhgënjyes, aq edhe revoltues.
Ka ardhur koha që shqiptarë të nderuar ortodoksë, atdhedashës dhe pasues të denjë të të madhit Fan Stilian Noli, të ngenë zërin e tyre të protestës, për ta rikthyer Kishën Ortodokse, në lartësitë ku e patën ngritur themeluesit e ndritur të Autoqefalisë së saj. Kjo u takon, në radhë të parë atyre, praktikantëve të besimit ortodoks në Shqipëri. Ndërkohë, ndaj replikës së pritshme të pasuesve shqiptarë të Kryepeshkopit Janullatos, se “ç’punë kemi ne të tjerët, pra jo-ortodoksët, që përzihemi në punët e kishës së Hirësisë së tij Anastas”,- kemi një pyetje të thjeshtë: Si mund ta prisnin ortodoksët e Shqipërisë, vendosjen në krye të Komunitetit Mysliman Shqiptar, të një Kryemyftiu nga Irani apo Arabia Saudite? Po sikur, ai Kryemyfti të ishte ndonjë mik i afërt i Osama Bin Laden? A u pëlqen ortodoksëve shqiptarë, atyre që mbështesin zgjatjen e pranisë së Kryepeshkopit grek në Shqipëri, perspektiva e zezë e ndonjë libanizimi të mundshëm të Shqipërisë? E pra, një alternativë e tillë, dëshmon se edhe caktimi i një kryemyftiu arab apo iranian, nuk është thjesht çështje vetëm e myslimanëve. Ai që do të thoshte, se nuk i intereson se ç’mund të bëjnë shqiptarët myslimanë me kreun e fesë së tyre, në rastin më të mirë do të ishte hipokrit, në rastin më të keq, nuk do të ishte shqiptar.
Ende nuk është vonë, për të bërë diçka. Që do të vijë ora, kur të gjithë shqiptarët do të ngrihen në këmbë kur ta shohin me sy zjarrin përvëlues që do t’i përlajë të gjithë pa dallim, përfshi edhe ortodoksët e sotëm atdhedashës, të cilët tani për tani qëndrojnë disi indiferentë ndaj ecurisë fatkeqe të ngjarjeve, kjo nuk duhet të vihet në dyshim! Veçse, atëherë do të jetë shumë vonë...! E sado të pendohemi për gabimet e sotme, rrota e historisë, në rastin më të mirë, do të na rezervojë fatin e keltëve të Britanisë së Madhe, qytetarëve anglezë, që thuhet se dikur i përkisnin një race të veçantë, por që sot nuk janë gjë tjetër, veçse një mbeturinë etnike kurioze për gjuhëtarë dhe etnografë të ngeshëm, që studiojnë komunitetet e zhdukura gjatë ecurisë së historisë njerëzore
ju shkodrane keni plotesishte te drejte. dhe une kamnje pyetje drejtuar te gjitheve juve qe jeni kunder janulles:a nuk ka ardh koha te dalim jashte ketyre forumeve,e te kerkojme me ngulm ate qe eshte e jona,dhe te behemi krahet e at Nikolles?
Gjithsej 43 faqe: « E parë ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 » Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.