Forumi Horizont | Gjithsej 435 faqe: « E parë ... « 391 392 393 394 395 396 397 398 399 [400] 401 402 403 404 405 406 407 408 409 » ... E fundit » Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Zoti? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6378)
Xhorxh Grinshtajn në librin e tij “The Simbiotic Universe” (Universi Simbiotik) shkruan se: “ Nëse yjet do të ishin pak më afër me njëri-tjetrin, astrofizika nuk do të ishte shumë më ndryshe. Nuk do të ndodhte asnjë proces ndryshimi në funksionet themelore të fizikës në yje, nebula apo në trupat tjerë qiellorë. Nëse e shihim nga larg pamja e galaktikës sonë do të ishte e njëjta. i vetmi ndryshim do të ishte kur mbrëmjeve të shtriheshim në bar dhe tek vështronim yjet, do të shihnim se qielli do të ishte i tejmbushur me yje. Me falni, po; Do të kishte edhe një ndryshim tjetër. “Unë” i cili do të shihja këtë peizazh nuk do të ekzistoja... Kjo hapësirë gjigante në yjësi është një kusht për ekzistencën tonë”.
Një person që bëhet gati të lexojë një libër e di se ai është shkruar prej një autori për një arsye të veçantë. Madje as që do t’i shkonte ndërmend se ky libër mund të ishte krijuar rastësisht. Në të njëjtën mënyrë, një person që sheh një skulpturë nuk ka as më të voglin dyshim se ajo është punuar prej një skulptori. Dhe jo vetëm veprat e artit: madje edhe një numër i vogël i tullave që qëndrojnë njëra mbi tjetrën e shtyjnë njeriun të mendojë se dikush i ka vendosur ato ashtu sipas një plani të caktuar. Prandaj, gjithkund ku ekziston rregull – qoftë ai i madh apo i vogël – themeluesi dhe mbrojtësi i këtij rregulli duhet të ekzistojë gjithashtu.
Organizmi i njeriut është i stërmbushur me dëshmi që nuk do të mund të përmbaheshin në shumë enciklopedi shumë-vëllimëshe. Nëse i kushtojmë madje edhe vetëm disa minuta të mendimit të ndërgjegjshëm për gjithë këtë mjafton për të kuptuar ekzistencën e Zotit.
Sigurisht nga shumë studime, lexime, opinione, analiza mbi të vërtetën absolute dhe mbi të vërtetën e njeriut, më në fund me shtyri të besoj në një Zot të vërtetë. E, Ai Zot është i Gjithëdijshmi që Krijoi Universin dhe Botën.
"There is no God but Allah and Muhammed is his messenger."
Besoj qe ky qe kerkimi me afatgjate dhe me i veshtire qe kam arritur ndonjehere.
Gjithsej 435 faqe: « E parë ... « 391 392 393 394 395 396 397 398 399 [400] 401 402 403 404 405 406 407 408 409 » ... E fundit » Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.