Forumi Horizont | Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 392 393 394 395 396 397 398 399 400 [401] 402 403 404 405 406 407 408 409 410 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)
Qenka e veshtire ti mbash hapin kohes atehere kur ikja kthehet ne nje ideal. Por pastaj serish, nese ne jete ecen me mendimin qe cdogje eshte kalimtare, ashtu si dhe trishtimi, dhe barra me e rende behet me e lehte per t'u mbartur. Rendesi ka te ngele shpresa qe nje dite do permiresohet. Rendesi ka te besosh ne vete. Rendesi ka te t'i rikujtosh vetes qe gjurmet qe ke lene mbrapa jane aq te thella sa mund te te cojne vetem ne nje drejtim.
Kam urryer perhere njerezit qe s'kane qene ne gjendje te perballojne jeten, te perballojne pasojat e veprimeve te tyre, qe zgjedhin perhere rrugen me te lehte per te dalur nga nje situate edhepse ne shume raste ajo rruge mund te lendoje njerezit. Kam urryer njerezit qe kane ecur si frikacake ne jete, e kjo pikerisht nga une qe kam i kam rene me koke murit sa e sa here, madje dhe kur dija qe ishte e kote, por te pakten po i qendroja besnike vetes dhe gjerave ne te cilat besoja. Qenka e veshtire te pranosh dobesite e te tjereve atehere kur ke dhene cdogje, shkaterruar dhe rindertuar veten per t'ju bere balle dobesive vetjake.
Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 392 393 394 395 396 397 398 399 400 [401] 402 403 404 405 406 407 408 409 410 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.