Forumi Horizont Gjithsej 647 faqe: « E parë ... « 393 394 395 396 397 398 399 400 401 [402] 403 404 405 406 407 408 409 410 411 » ... E fundit »
Trego 647 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- 8 Maj 2011. Zgjedhjet per pushtetin lokal. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18347)


Postuar nga arturm datë 22 Maj 2011 - 20:32:

Berisha: Përgatitje për sezonin turistik

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në një dalje për mediat theksoi se Shqipëria po e pret sezonin turistik si destinacioni kryesor në planet.
“Shqipëria ka hyrë në sezonin turistik dhe fluksi i turistëve po vjen në rritje. Në muajin prill qeveritë vendore dhe ajo qendrore kanë qenë të angazhuara në fushatë elektorale, por është punuar me një plan masash për parapërgatitjen për këtë sezon. U bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, qeveritarëve vendorë dhe përfaqësuesve të qeverisë qendrore të ndjekin me angazhim të plotë finalizimin e përgatitjeve për sezonin turistik më të suksesshëm në historinë e vendit”, u shpreh Berisha.

“Jemi vlerësuar nga agjensitë më prestigjioze të botës si destinacioni kryesor turistik i planetit. Shqiptarët kanë meritë për ngjitjen në këto nivele të Shqipërisë turistike. Ky sukses i madh, i paimagjinueshëm 5-6 vjet më parë, ka qenë meritë e mikpritjes shqiptare”, shtoi kryeministri i vendit.

Më pas, Berisha u bëri thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të mbajnë pastër mjedisin: “U bëj thirrje të gjithëve që të bëjnë gjithçka për të mbajtur një mjedis të pastër. Është rast i mirë për të krijuar përshtypje pozitive për vendin tonë. Së shpejti inaugurohen impiantet e përpunimit të ujrave të zeza, por asgjë nuk zëvendëson kujdesin e qytetarit për një ambjent më të pastër për vete dhe për turistët që kalojnë pushimet në vendin tonë.”


  Gjithsej 647 faqe: « E parë ... « 393 394 395 396 397 398 399 400 401 [402] 403 404 405 406 407 408 409 410 411 » ... E fundit »
Trego 647 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.