Forumi Horizont Gjithsej 967 faqe: « E parë ... « 393 394 395 396 397 398 399 400 401 [402] 403 404 405 406 407 408 409 410 411 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6556)


Postuar nga Fajtori datë 26 Prill 2009 - 18:35:

Ka te forta ketu. Me kujtohet ajo tema paralele "A genjejne me shuem shqiptaret".

Tani, Roi, ideja jote eshte qe njerezit sillen fallco dhe kerkojne falje sa per te shuar polemikat. Ne te vertete eshte plotesisht e kuptueshme sesi kane shkuar gjerat. Oliver Stone shquhet per filma te forte dhe per kete e admiroj. Por nese thuhet se Midnnight Express eshte shkruar "kunder" popullit turk atehere Natural Born Killers apo JFK qenka shkruar kunder popullit amerikan.

Ne te vertete Oliver Stone s'ia kish haberin ku binte Turqia kur shkaroi skenarin e filmit. Ne 2004 vizitoi Turqine dhe ne konference shtypi kerkoi falje per ekzagjerimet ne film. Stone eshte nje artist qe kerkon te nxjerre maksimalen nga filmi, pra te jape impakt. Dhe kete e ben ne gjithe filmat e tij. Rasti i Billy Hayes ishte vetem mjeti per te arritur kete.

Realiteti vertetohet kollaj sepse filmi dhe libri ndryshojne ne menyre te qellimshme. Billy Hayes nuk eshte perdhunuar kurre nga rojet e burgut. Ai ka bere seks sepse ka dashur dhe kete e ka pranuar publikisht. Ne fund filmi mbaron me vrasjen e rojes se urryer, por libri perfundon me arratisjen nga deti, ne nje burg ku sapo e kishin transferuar. Pastaj Billy Hayes kishte shkuar vetem ne Turqi, jo me te fejuaren. Etj, etj, etj.

Puna eshte qe ai film eshte shume i bukur dhe neve duam ta besojme. Por duhet patur parasysh se eshte fiction, i ekzagjeruar dhe i krijuar qe spektatori te vuaje bashke me personazhin. Eshte pa vlere gjykimi i popullit turk kur shume prodhues te filmit (regjizori, skenaristi, producenti dhe Billy Hayes) e kane pranuar boterisht qe eshte ekzagjeruar per qellime kinematografike dhe kane kerkuar falje. Dhe eshte e kote te paragjykohet nje popull nga nje film, kur ka me qindra filma qe perdhosin vendet perendimore dhe nuk i paragjykon njeri. Sa per njohuri ekziston nje film italian shume i ngjashem, i po atyre viteve ("Detenuto in attesa di giudizio", 1971) qe tregon hyrjen e nje te pafajshmi ne sistemin burokratik dhe makaber te drejtesise italiane. Kjo nuk e ben popullin italian te ndyre apo te poshter.

Dhe sa per marredheniet homoseksuale i kane provuar perandoret romake shekuj para se ti provojne sulltanet turq. Nderkohe qe kushtet e burgut detyronin shpeshhere qe te kishte marrdhenie homoseksuale. Prandaj mos mendo se te burgosurit e Shqiperise ne po ato vite kryenin me pak marredhenie sesa ata turq. Duhet kuptuar diferenca mes nje vepre te mire artistike dhe jetes reale. Dhe duhet kuptuar qe artisti i mirefillte fotografon nje cep te shoqerise, madje nje persoanzh, nje shpirt. Nje kulture e stervitur artistike arrin te kuptoje cila pjese e filmit eshte e vertete dhe cila eshte efekt i artistit. Ndryshe i bie te fluturoje gomari ose te takohemi me Spiderman sot pasdite.


  Gjithsej 967 faqe: « E parë ... « 393 394 395 396 397 398 399 400 401 [402] 403 404 405 406 407 408 409 410 411 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.