Forumi Horizont | Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 394 395 396 397 398 399 400 401 402 [403] 404 405 406 407 408 409 410 411 412 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Kryeministri, sulm taksapaguesve më të mëdhenj të shtetit: 'Ju gozhdoj si Aldo Baren'
Horrori verbal i kryeministrit të Republikës, nisur prej disa ditesh, ka vijuar sonte me renditjen e emrave të biznesmenëve më të rëndësishëm në vend.
Të gjitha marrëveshjet zyrtare të biznesit me Bashkinë e Tiranës, kryeministri i quan "krime ekonomike". Te gjitha siperfaqet e ndertimit ne Tirane, i ka permenduar automatikisht si shkelje. Kryeministri i vendit ka shtrembëruar gjithashtu gjeneralitetet e përfaqësuesve të biznesit shqiptar.
'Ilir macja, kunati i Dashit, ka marrë 21 mijë metër katrorë leje ndërtimi me firmën e Edvin Ramës, - tha kreu i qeverisë. "Koço Kokëdhia apo Koço Bashkia, ka marrë 24 mijë 800 metër katrorë leje ndërtimi", - shtoi ai Tom Dollaku ka marrë sipërfaqe prej 29 mijë metra katrorë ndërtime, Ylli i partisë, (Fidel Ylli) ka marrë po 29 mijë metra katrorë, Arjani me firmëtarin Rama ka marrë 16 mijë metra katrorë ndërtime, Besnik Sula 49 mijë metra katrorë, Tan Dulaku ka marrë rreth 20 mijë metra katrorë, - raportoi kryeministri i vendit, duke i etiketuar të mësipërmit si 'klan mafioz" dhe autorë të ultimatumit për hapjen e kutive.
Kupola mafioze ka vendosur te mos njohi vullnetin tuej dhe qeverinë legjitime të 28 qershorit. Kërkesa e aleances punisto-mafioze kërkon të nxijë një prej arritjeve më të mëdha në kulmin e demokracisë. Ky grup udhëheq klanet e mafies me të rrezikshme në Ballkan..
Këta nuk kanë hallin e kutive, kanë hallin e ekonomisë së tyre këta. Une me darw do çmontoj perandorine e krimit. Une kam vullnet të hekurt, une.
Ashtu siç gozhdova Aldo Baren dhe Dritan Dajtin, une gozhdoj...
Une kam marre mesazhe nga Rama per kompromise, por nuk kam pranuar ta bej ndarje pushtetesh une.. , - tha me tone të ngritura S.Berisha
(shekulli)
Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 394 395 396 397 398 399 400 401 402 [403] 404 405 406 407 408 409 410 411 412 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.