Forumi Horizont Gjithsej 967 faqe: « E parë ... « 394 395 396 397 398 399 400 401 402 [403] 404 405 406 407 408 409 410 411 412 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6556)


Postuar nga Roi datë 27 Prill 2009 - 05:49:

!

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ka te forta ketu. Me kujtohet ajo tema paralele "A genjejne me shuem shqiptaret".

Tani, Roi, ideja jote eshte qe njerezit sillen fallco dhe kerkojne falje sa per te shuar polemikat. Ne te vertete eshte plotesisht e kuptueshme sesi kane shkuar gjerat. Oliver Stone shquhet per filma te forte dhe per kete e admiroj. Por nese thuhet se Midnnight Express eshte shkruar "kunder" popullit turk atehere Natural Born Killers apo JFK qenka shkruar kunder popullit amerikan.



Me duket se po me keqkupton ! S'doja te thoja qe Oliver Stone eshte njeri fallco e as po i thurrja elegji fallcitetit !! jam shume kundra cdo lloj fallciteti e servilizmi !
Ajo qe doja te thoja eshte qe ndoshta Oliver Stone nuk i kishte parashikuar tere ato ankesa e protesta te popullit turk ! Dhe normale qe kur keto protesta erdhen, nuk ka dash ti hedhi benzine zjarrit,por ka treguar nje fare diplomacie ! Sikur ne Turqi mos te ankoheshin njerez te thjeshte dhe njerez me pozite,ndoshta ai s'do kish kerkuar ndonjehre te falur ! apo gabohem ??
Psh per filmin L'America s'u ngrit asnje shqiptar me nje pike rendesie dhe me tone serioze te thoshte qe ky film eshte ofendues per ne shqiptaret dhe si pasoje Gianni Amelio, apo ndonje tjeter, s'ka kerkuar ndonjehere falje per prishjen e imazhit te shqiptareve qe boll kish qene i prishur e i katranosur !

Sdq une s'po them qe Stone e kishte per vdekje me turqit,por as qe donte thjesht te tregonte kushtet e jeteses ne nje burg turk ! ka dash ti beje nje fare kritike shoqerise turke,i prekur e i shtyre nga historia mbreslenese e Hayes-it, por ndoshta i ka shpetuar cik situata nga duart,ne kuptimin qe ka bere nje film goxha te forte,goxha kritik ! Kjo eshte ajo qe mendoj une,ti e mendon ndryshe,s'besoj se ka ndonje problem ketu !

Pastaj jam dakort me ty kur thua qe shpesh filmi per tu bere me terheqes,te mbaje pas ekranit te ngujitur telespektatorin,devijon edhe nga historia e vertet (ne rast se eshte film qe bazohet ne nje histori te vertet) ! dihet dhe qe rregjizoret shpesh'here i amplifikojne skenat,ngjarjet, per te rritur emocionet e atyre qe shikojne filmin ! pra me pak fjale ajo qe quhet e drejta e autorit !
Dhe nje gje tjeter, jo te tere kane nje kulture te stervitur artistike sa te kuptojne se cila pjese e filmit eshte e vertet e cila eshte e artistit ! nese dikush shikon nje film s'do te thote qe duhet sesben te dije se c'fare ka pas artisti tamam ne mendje,por thjesht shikon rezultatin,me pak fjale thjesht shijon filmin qe i serviret ! e as eshte i detyruar te lexoje libra e romanevpara se te shkoje ne kinema per te pare thjesht nje film ! jo te gjithe jane (dhe s'ka pse te jene) kritike arti,kritik kinematografike ! Dhe kete e kam ne pergjithsi e jo per rastin konkret !

Per detajet e historise,nese kish shkuar vetem e jo me te dashuren,nese nuk e detyruan te bente seks me meshkuj por e beri me deshire,etj..nuk i dija ! Un i permbahem vetem filmit pasi librin nuk e kam lexuar ! Dhe kete film heren e fundit e kam pare vertet shume kohe me pare,kurse shoh qe ti qenke goxha me i informuar...ndoshta ke memorie vertet te forte,te ka terheq aq shume ky film sa ke lexuar dhe librin me vone,si edhe debatet e intervistat qe ka dhene Oliver Stone mbi kete film ! apo ndoshta edhe i ke fut nje te shfletuar te shpejte virtuale google-it apo wikipedia-s !! nejse edhe sikur... mire ke bere !

Le te shpresojme qe ne nje te ardhme jo shume te larget, turqit te arrijne te ekstradojne "kriminelin" e shumkerkuar i cili para 30 vjetesh ne Turqi, bleu cik hashash per ta tymosur e per te hequr cik mendjen sic shume turista bejne rendomte ne tere boten :lol:


  Gjithsej 967 faqe: « E parë ... « 394 395 396 397 398 399 400 401 402 [403] 404 405 406 407 408 409 410 411 412 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.