Forumi Horizont Gjithsej 5771 faqe: « E parë ... « 4043 4044 4045 4046 4047 4048 4049 4050 4051 [4052] 4053 4054 4055 4056 4057 4058 4059 4060 4061 » ... E fundit »
Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18442)


Postuar nga Fajtori datë 01 Nëntor 2012 - 04:19:

Artikullin ma derguan dhe e lexova nga halli se thashe mos kish dicka interesante. Ai tipi, Ilia Toli, eshte tipiku i sharlatanit shqiptar, edhe pse permend probleme aktuale qe kemi ne Shqiperi dhe si shqiptare.

Puna eshte se po te lexosh ate artikull nga njera ane dhe juve ketu nga ana tjeter ka nje emerues te madh te perbashket. Jeni mbledh e po zgjidhni poshtersine e racave te tjera, te dyllosur e te brumosur me informacione unilaterale, duke ditur historine sipas oreksit tuaj, sic e dine dhe greket sipas oreksit te vet, sic e dine serbet sipas oreksit te vet. Une nuk po them hajt te behemi si ky kameleonti qe ndihet serb kur eshte ne Serbi dhe amerikan ne Amerike, por te pakten kini miresine te kuptoni veten. Fundja vetem nje mendim casti hodha, bazuar tek dy tipet e nacionalisteve qe lexova, ca serbe e ca shqiptare. Padyshim qe nacionalizmi sjell begati, por edhe injorance njekohesisht. Mua s'me ben krenar sharja e tjetrit por bindja. Nuk fitohet me racizem, por mundet tjetri me llogjike. Psh tek ai artikulli shkrova nje koment te aresyetuar pa i share fare. Te nesermen e kishin fshire. Mu be qejfi per kete. Kuptova qe jane te frikesuar, nuk duan te flase njeri, duan vetem te bejne propagande. Pra jane njerez te vegjel, me probleme mendore qe i zgjidhin me nacionalizem. Madje po ta shikosh ky sharlatani shqiptar tha se serbet kane self-esteem me te larte ne bote. Cudi pra qe gjithe ata komentues poshte e pergezonin. Nje popull qe ka self-esteem te larte nuk e vret ca tha njeri apo tjetri. Vetem popujt dhe njerezit me probleme ne vete-vleresim duan te vleresohen nga jashte.

E megjithate, ju shqiptare ne vend te gjeni armikun jashte, punoni ca me shume per Shqiperine se nuk justifikohet cdo gje me komshiun armik (ketu e kishte mire sharlatani).


  Gjithsej 5771 faqe: « E parë ... « 4043 4044 4045 4046 4047 4048 4049 4050 4051 [4052] 4053 4054 4055 4056 4057 4058 4059 4060 4061 » ... E fundit »
Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.