Forumi Horizont Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 397 398 399 400 401 402 403 404 405 [406] 407 408 409 410 411 412 413 414 415 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)


Postuar nga amor alucius datë 08 Maj 2008 - 04:20:

Nganjehere eshte mire t'i leshosh gjerat, mekat qe une s'kam mesuar sesi leshohet...

--------------------------------------------------------------------------

27 grade. Njerez ne ekstaze totale nga keto temperatura qe s'i kishim provuar qe veres tjeter. Sot s'kisha deshire ne makine por te ecja deri ne stacion. Rruges per ne stacion, ne nje lagje e banuar nga studente, hengra nje kove me uje siper. Teper e verber nga mendja per te vene re para se t'i hyja asaj lagjes qe rruga ishte totalisht e lagur nga kovat qe i kishin hedhur siper cdo njeriu qe kalonte. Ndjeva zhiven time te me hype ne maksimum. Ne cante kisha dy shishe 0.5L: Sprite dhe uje. Nje ne koken e atij cunit qe ishte ne ballkonin e katit te dyte, tjetren ne krah. E me aq meria ime s'ishte shuar; e vetmja gje tjeter qe mund t'a demtonte ishte dhe furça ime e flokeve me nje bisht metali. Hyri brenda. Bam xhamit.
Kisha veshur nje fustan veror te lehte, te bardhe...e kote te them qe vajta ne shtepi gati ne te brendeshme. Fustani nga uji gati totalisht transparant. Me floket qe me kullonin fytyres. Ishte dashur nje kove uji qe te me nxirrte cdo frustracion te koheve te fundit. Duhet te kaloj me shpesh nga ajo lagja, me siguri s'do shoh me zoteriun me-pelqejne-biondet-e-lagura, por ndoshta, do kete te tjere qe do duan te me japin nje kove uji atehere kur me teper kam nevoje...


  Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 397 398 399 400 401 402 403 404 405 [406] 407 408 409 410 411 412 413 414 415 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.