Forumi Horizont Gjithsej 435 faqe: « E parë ... « 398 399 400 401 402 403 404 405 406 [407] 408 409 410 411 412 413 414 415 416 » ... E fundit »
Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Zoti? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6378)


Postuar nga volter datë 01 Tetor 2007 - 14:25:

Eshte hera e pare qe po u pergjigjem anetareve me nje leter te rendomte.
I dashur Raimondi,

Dijetaret jane njerezit qe kane arsyen dhe nepermjet arsyes i shquajne te vertetat. ..

Me thuaj: Nene Tereza, cfare te vertete ka hulumtuar ne jete, vecse e zhytur ne miresine dhe humanizmin e botes. Humanizem dhe hulumtim per te verteten!!! Sa te kunderta keta dy nocione? ....
Meqe Nene Tereza ka vene ne pikepyetje ekzistencen e Zotit, kjo nuk do te thote qe Nene Tereza eshte profete qe t'i eshte lene te verifikoje ne eshte ekzistenca e Zotit apo ne s'eshte!...
Sepse Nene Tereza ishte krijuar nga vetja dhe ajo ka vdekur rastesisht, prandaj ajo vinte ne pikepyetje apo pikecuditese Zotin dhe ekzistencen e Tij. Goditjen drejt Zotit mund ta marresh si nje shpifje. Sepse misteri i Zotit nuk mund te goditet, as qe nuk mund te peshtjellohet...

Zigmund Frojd, ka aftesine e nje psikanalisti te dije ne eshte ne gjendje te mire pacienti, por nuk do te thote qe psikanalizat e tij te vlejne dhe per njohjen ekzistenciale te Zotit. Fundja, ka dijetare naive qe vuajne nga vdekja e shpirtit dhe dijetare qe jane me realitetin dhe me qiellin hyjnor, Ai qiell qe nuk gabon me miliona vite. Mbetet i pashmangshem dhe absolutisht i perkryer, por ka njerez qe nuk kane sy dhe nuk kane arsye te mendojne. ..

Astrofizika dhe fizika moderne tani ka arritur te kuptoje qe Universi zgjerohet dhe prej nje pike te vetme te menjehershme. Me shperthimin e madh ndodhi te krijohen lendet, masa, energjia, dhe koha. Nje shperthim i madh nuk ka mundur te vinte rastesisht, dhe se ky Univers erdhi nga mosekzistenca...

Kush ka mend di ta mendoje, kush s'ka mend mund te shnderrohet vetem ne fakir te vetvetes...

Zoti nuk ekziston per ata, eshte e njejte sikur te thuash, sepse dhe ata nuk ekzistojne per Zotin. C'rendesi ka njeriu te matet me Zotin, kur Zoti e krijoi ate nga balta dhe nga mosekzistenca...


Ishte nje leter teper e thjeshte!

P.


  Gjithsej 435 faqe: « E parë ... « 398 399 400 401 402 403 404 405 406 [407] 408 409 410 411 412 413 414 415 416 » ... E fundit »
Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.