Forumi Horizont Gjithsej 435 faqe: « E parë ... « 400 401 402 403 404 405 406 407 408 [409] 410 411 412 413 414 415 416 417 418 » ... E fundit »
Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Zoti? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6378)


Postuar nga arbri2008 datë 12 Tetor 2007 - 19:51:

o njerez

po lexoja me shume interes te gjitha komentet e zhvilluara nga anetare te ndryshem mbi egzistencen apo jo te zotit.dhe nuk do mundja te mos i referohesha filozofise kantiane e cila shkaterroi ne gjeneze cdo deshire artikulimi ideal apo absolut mbi egzistencen e zotit.shume nga frazata apo komentet e lena nga anetaret len me te vertete shume per te deshiruar dhe pasqyrojne gjithe dhe jo vetem,zhvillimin mendor provincial dhe natyrisht shume njerezor per shumicen.Revolucionin kopernikan zhvilluar dhe trasmetuar permes realizimit magjik dhe deshperues te kantit pa as me te voglin dyshim ne kufijte e reales.Me pak fjale kritika qe kanti zhvilloi u bazua ne idene e kopernikut se ishte toka qe rrotullohet rreth diellit dhe jo dielli rreth tokes.Kete gjenialitet ai e pershtati dhe e shnderroi ne kulmin e filozofise se tij kritike duke thene:jemi ne qe rrotullohemi rreth objekteve dhe jo objektet rreth nesh.Me pas duke u nisur edhe nga empirizmi ishullor anglez ai ishte dakort me faktin se cdo njohje nis me eksperiencen.Dhe permes eksperiences i cili eshte nje objekt aposteriori ne njohim edhe kufijte e apriorise.Per kantin egzisotn vetem bota e objekteve rreth te cilave ne rrotullohemi.Per ta lidhur keto teori me egzistencen e zotit kanti theksoi me force se e gjithe filozofia tradicionale metafizike dhe racionalizmi kontinental nuk ishin vecse dogma per tu hedhur ne koshin e plerave.Cdo kush prej nesh qe fillon te mendoj per zotin madje e percakton dhe i jep nje pamje ben gabimin me dogmatik sepse duke filluar nga ky moment ai e konsideron zotin si nje objekt.E konsideron si pjese te eksperiences.Kjo eshte e pamundur.zoti nuk eshte pjese e eksperiences.Keshtu cdokush prej jush qe mundohet te japi nje pergjigje te vlefshme mbi kete argument sdo bej tjeter gje vecse do bjeri ne gabimin qe bejne te gjithe.


  Gjithsej 435 faqe: « E parë ... « 400 401 402 403 404 405 406 407 408 [409] 410 411 412 413 414 415 416 417 418 » ... E fundit »
Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.