Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 32 33 34 35 36 37 38 39 40 [41] 42 43 44 45 46 47 48 49 50 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datë 05 Shtator 2008 - 19:59:

La ragazza di Trieste (1982)

Regjia: Pasquale Festa Campanile
Skenari: Ottavio Jemma, P. F. Campanile
Aktore: Ben Gazzara, Ornella Muti

Film psikologjik i avashte dhe i merzitshem. Nje piktor i shkuar ne moshe njeh nje vajze te bukur ne plazhin gri te Triestes ne dimer. Njohja me te i pelqen shume dhe cdo gje ecen per mrekulli, por vajza eshte pak e cuditshme. Ajo shfaqet dhe zhduket kur i teket per te lene mesoburrin te mendoje cfare fsheh me pas. Ne fakt vajza ka probleme te renda psikologjike dhe gjerat qe tregon nga vetja jane te shpikura ose deformuara per t'iu pershtatur realitetit te saj imagjinar. Shpejt burri i bie ne te dhe mundohet ta ndihmoje. Ai mundohet ti krijoje ngrohtesi dhe dashuri per te mposhtur semundjen e saj psikologjike.

Per here te pare filmi duket i cmendur dhe karakteret irreale, por vetem eksperienca mund te thote se femra te tilla ekzistojne vertet. Dhe vertet problemet psikologjike te disa personave mund ti nxijne jeten partnereve. Fundi i filmit eshte shume domethenes ne kete kontekst.


Nje fragment ku vajza ka alucinacione ne banje:


  Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 32 33 34 35 36 37 38 39 40 [41] 42 43 44 45 46 47 48 49 50 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.