Forumi Horizont Gjithsej 430 faqe: « E parë ... « 32 33 34 35 36 37 38 39 40 [41] 42 43 44 45 46 47 48 49 50 » ... E fundit »
Trego 430 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- ç'eshte dashuria?!! Ja si e konceptoj une! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=178)


Postuar nga Mendimtari datë 20 Janar 2003 - 20:06:

Dashuria mbrohet me dashuri, e jo me inate apo tradheti

Mendoj qe jane personat qe kane karakter aventurier! Jo vetem, mbase jane edhe te dobet! Me karakterin aventurier eshte e kote te besh hesapet, pasi nese je aq shume aventurier, atehere dashuria, nga nje ndjenje speciale, qe nga kur lind duhet t'i takoje nje personi, kthehet ne nje ndjenje konsumizmi, pra "dashuri" (qe une s'do hezitoja ta quaja thjesht deshire erotike) kaloresish, qe kercejne sa nga nje kale ne nje tjeter! Nuk flas pra per ato karaktere, por çeshtja eshte, pse edhe ne kopje te shendoshta emotivisht, ndodhin edhe tradhetite?! Ne nje liber qe po lexoja, nje psikolog amerikan, shprehet qe dashuria, ne momente e vuajtjes, ka nevoje te shfryje, dhe shfryen shpesh ose duke e çuar personin ne tradheti, ose ne largim per ca kohe!!! Pra, a mund te zgjidhet valle nje sherr mes dy partnereve duke u hakmarre ndaj tjetrit me tradhetim? Aq e thjeshte eshte te shkosh ne krevat me nje tjeter, per t'u hakmarre?!! E me sa ndjenja rikthehesh ne krevatin e asaj qe do me te vertete?!! Po ashtu edhe per ato qe largohen: me sa fytyre kthehesh perseri ne vater? Ike? Pse duhet te jesh aq i sigurte qe tjetri te pret tere jeten? Mendoj qe psikologu nuk flet keq, por flet per mentalitetin amerikan, pasi dashuria eshte medalja e dyte e mentalietetit te nje vendi! Ndryshe eshte ne Shqiperi, Itali, Suedi, Usa, Filipine apo Kube! Andaj, edhe un e, mendoj qe ai per mentalitetin tone, flet komplet gabim, as 4 nuk do merte! Rrofte dashuria shqipetare, me e pastra dhe e bukura ne bote: Te dua...eshte fjale magjie, fjale qe te jep krahe dhe hapesira ku do fluturosh quhet univers...Te dua eshte dashuria vete!


  Gjithsej 430 faqe: « E parë ... « 32 33 34 35 36 37 38 39 40 [41] 42 43 44 45 46 47 48 49 50 » ... E fundit »
Trego 430 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.