Forumi Horizont | Gjithsej 141 faqe: « E parë ... « 32 33 34 35 36 37 38 39 40 [41] 42 43 44 45 46 47 48 49 50 » ... E fundit » Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- FK Teuta (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=349)
Mesfushori durrsak, pas dëmtimit disamujor, ka arritur të kapë një formë optimale sportive
Babamusta: Besa, pengesë që duhet kaluar
Një prej pikave kyçe të mesfushës durrsake, Babamusta, i rikthyer në radhët e Teutës pas një dëmtimi të gjatë, po kalon një formë të sportive. Natyrisht, këtu ka ndikimin e vet edhe situata mjaft pozitive e kampit durrsak, për të cilën Babamusta do të shprehej:
- Babamusta, u jeni rikthyer fushave të lojës pas një dëmtimi disamujor. Si ndiheni aktualisht, kur po aktivizoheni titullar në formacionin e Teutës?
- Ndihem mjaft mirë, sidomos në aspektin fizik. Rëndësi ka fakti që dëmtimi më ka kaluar plotësisht dhe nuk kam asnjë pasojë të tij. Nga ndeshja në ndeshje po konsolidohem më shumë dhe po ambientohem me skuadrën. Është e vërtetë që për shkak të dëmtimit kam qëndruar disa muaj jashtë fushave të futbollit, çka përbën një fakt të trishtueshëm për çdo futbollist. Fatmirësisht, çdo gjë kaloi me sukses dhe për momentin gëzoj një formë optimale sportive.
- A është kthyer Babamusta në 100 për qind të formës së tij?
- Nuk besoj. Sigurisht, nuk jam në 100 për qind të formës sportive, por gradualisht, nga ndeshja në ndeshje, do të shkoj drejt formës së kërkuar.
- Sa ju ka munguar Teuta dhe ekipi Shpresa gjatë kohës së dëmtimit?
- Shumë. Jam ndier keq kur shikoja shokët e skuadrës kur luanin, po ashtu edhe të ekipit Shpresa, ndërkohë që vetë isha i pamundur.
- Deri tani keni luajtur katër ndeshje dhe keni shënuar dy gola. Ç'përbën kjo për ju?
- Ku ka më mirë sesa të rikthehesh pas një dëmtimi relativisht të gjatë dhe të shënosh gola vendimtarë për skuadrën. Goli, përveç suksesit të skuadrës, është gjithçka për një futbollist. Që të jem i sinqertë, goli që shënova ndaj Tiranës më ka kënaqur jashtë mase.
- Si e konsideroni ndeshjen e radhës me Besën?
- Parashikoj një ndeshje të vështirë. Gjithsesi, ne do të kërkojmë ta kalojmë me sukses këtë pengesë të radhës. Personalisht jam i mendimit që Besa e Kavajës është një ekip që duhet respektuar.
- Në ndeshjen e fundit që Teuta ka luajtur me Besën, e ka mposhtur atë me rezultat tenistik. A mendoni se ky është një avantazh psikologjik për ju?
- Ky fakt s'hyn në fare lojë. Kanë kaluar jo pak kohë nga ajo ndeshje dhe gjërat kanë ndryshuar në të dy kampet. Mendoj që gjithçka do të zgjidhet vetëm brenda fushës së lojës.
Gjithsej 141 faqe: « E parë ... « 32 33 34 35 36 37 38 39 40 [41] 42 43 44 45 46 47 48 49 50 » ... E fundit » Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.