Forumi Horizont Gjithsej 70 faqe: « E parë ... « 32 33 34 35 36 37 38 39 40 [41] 42 43 44 45 46 47 48 49 50 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historiku i studimeve gjeologjike (i detajuar) (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=153)
-- 3.III. Kërkimet dhe Punimet Gjeologjike të kryera nga shteti Shqiptar (1945-2000) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=752)


Postuar nga Fajtori datë 11 Prill 2003 - 08:23:

• Kërkime për magnezite në rajonin Gomziqe - Dushk ka bërë gjeologu kinez Ma Juan Tao “Rekomendacia po napravelniju dalneishih rabot v Dushskom rajone magnezitogo orudenenija” Tiranë 1963
I. Turku, A. Tërshana kanë studiuar granitet e Levrushkut, duke bërë edhe rilevimin gjeologjik në shkallën 1: 2000 “Raport granitet e Levrushkut, mbi rezultatet e rivelimit gjeologjik 1: 2000, në zonën e malit të Levrushkut gjatë 1966 – 1967” Tiranë 1968, si dhe në “Granitet e Levrushkut dhe vlera e tyre praktike” 1968. I. Turku, A. Tërshana, Xh. Konçi, E. Koshi, M. Kuka, Y. Selenica: “Granitet e Levrushkut-lëndë e parë feldshpatike-kuarcore” Përmb. Stud. Nr.6, 1967. A. Tërshana ka bërë punime kërkim-zbulimi për minerale bariti “Raport mbi punimet e kërkim-zbulimit në shfaqjet e mineralizuara te baritit në malin e Levrushkut-Pukë gjatë viteve 1968-1969” Tiranë 1969, si dhe “Premisat e kerkimit të baritit në Shqipëri”(Referuar në Institutin e Kërkimeve Gjeologjike në prill 1969, dhe “Mbi mineralizimin e baritit të malit të Levrushkut” Përmb. Stud. Nr.3, 1971.). Ndërsa E. Koshi, M. Kuka kanë bërë studimin për pasurimin e graniteve “Raport mbi studimin teknologjik të pasurimit laboratorik të graniteve të Levrushkut” 1968. I. Turku, A. Tërshana kanë studiuar abitofiret e xhamet vullkanike “Mbi kompleksin vullkanogjeno-sedimentar të zonës Guri i Zi (Shkodër)” Bul.USHT. ser.Shk.Nat. Nr.2, 1964; “Albitofiret e Gurit të Zi (Shkodër)” Përmb. Stud. Nr.1, 1965; “Mbi vlerën praktike të qelqeve vullkanike mesataro-acid të Mirditës” Përmb. Stud. Nr.5, 1967 (në këtë të fundit është bashkëautor edhe H. Caslli), dhe autori I. Turku “Llavat jastekore të Mirditës” Bul.USHT. ser.Shk.Nat. Nr.4, 1965.


  Gjithsej 70 faqe: « E parë ... « 32 33 34 35 36 37 38 39 40 [41] 42 43 44 45 46 47 48 49 50 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.