Forumi Horizont | Gjithsej 121 faqe: « E parë ... « 32 33 34 35 36 37 38 39 40 [41] 42 43 44 45 46 47 48 49 50 » ... E fundit » Trego 121 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- Teme sa per te diskutuar (politike-sociale-psikopatologjike) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7626)
pikerisht se Shqiperia ndodhet ne kushtet aktuale qe te gjithe i dime,ka nevoje me teper se kurre sot per pak krenari kombetare.edhe nese jemi te vetedijshem qe jemi nje popull me te meta,bejme gabime et,etj gjerat nuk duhet te pergjithsohen,dhe perkundrazi duhet te jemi ne shqiptaret t'ia ngrejme pak vlerat kombit tone,natyrisht me aq sa kemi mundesi.nqs nuk jemi ne te paret te gjejme disa virtyte,apo te mira te shqiptari ,nga kush prisni t'iu vleresoje sadopak?: greku, apo serbi?
te gjithe perserisim dhe themi te njejtat gjera tek e fundit,:vendit tone i duhet nje ndryshim rrenjesor etj,etj.jepen dhe alternativat,por mbaron aty.ndoshta ka ardhur momenti qe te veprohet konkretisht.Dhe ne Shqiperi,(e jashte saj) ka akoma mundesi e ka akoma njerez,heronj moderne e intelektuale te ndershem qe mund ti ofrojne shume Shqiperise.as kto 100 vitet e fundit nuk i kane munguar heronjte vendit tone,dhe kane bere me shume se ne cdo periudhe tjeter,sepse nuk jane mjaftuar me "luften e penes".Flasim per Ismail Qemalin,Isa Boletinin,Fan Nolin,Faik konicen,Ahmet Zogun,Ernest Koliqin,Gjergj Fishten......etj,dhe lista nuk ka mbarim.per te mos folur pastaj per heronjte nacionaliste (anti diktature enveriane) qe u kalben burgjeve e internimeve.apo nuk quhen heronj ata njerez,qe i vetmi faj qe paten ishte vetem ai qe donin Shqiperine!?(p.sh: lexo vetem per gjyqin famekeq te 24 deputeteve)
por,jane e kaluar.u tha me siper qe duhet te shikojme perpara.nuk na hyn ne pune e kaluara.dhe ne fakt eshte relativisht e vertete.vetem qe kur duhet te kuptosh ku do shkosh,te duhet te dish perpara nga vjen.e thene dhe kjo.
po ti hedhim nje veshtrim te shpejte ketyre 100 vjeteve te fundit te Shqiperise,ajo qe vehet re ne gjithe ngjarjet historike eshte se fatin e Sh. e kane vendosur gjithmone te huajt, vendimet politike jane marre prej te huajve (e sidomos prej fqinjeve tane "dashamires" ne veri e jug); si: konferenca e Londres,ardhja e princ Vidit, krijimi i mbreterise, renia e mbreterise, ardhja e komunizmit, permbysja e komunizmit, "demokracia",ngjarjet e 97......
nuk e di per ju,por mua me krijohet pershtypja se populli shqiptar ka pasur fare pak gisht historikisht ne historine e tij.ndoshta,nga injoranca,nga varferia,pamundesia e komunikimit dhe e organizimit,nuk e di,por asnjehere nuk ka luajtur rol decisiv per situaten politike ku eshte gjendur perhere.
dhe e njejta gje ndodh sot.kam idene se populli yne gjendet ne nje lloj impotence te pergjithshme, nje lloj paralize ku e ka te pamundur te levize.gjerat dihen,te gjithe flasin, ankohen,duan ndryshim,duan nje jete mete mire,ata qe jane jashte duan te kthehen,por nuk ka zgjidhje.uroj te gabohem,por shqiptari eshte i lodhur.eshte shume i lodhur.nuk ka nga ia nis e ku t'ia zere per ti vene ne vije gjerat.
e nga ana tjeter ne Shqiperi eshte ulur kembekryq pushteti i padukshem,por i plotfuqishem grek.dhe,eshte per te ardhur keq,por sot per sot,shqiptari eshte sherbetor ne shtepine e ti,!!!
(dhe nuk me duket,se per kete faji eshte i shqiptarit...dhe kete here,si perhere,shqiptaret nuk kane asgje ne dore...)
ah,po do votojne ne korrik!!!!!!!!!!!!
Gjithsej 121 faqe: « E parë ... « 32 33 34 35 36 37 38 39 40 [41] 42 43 44 45 46 47 48 49 50 » ... E fundit » Trego 121 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.