Forumi Horizont | Gjithsej 51 faqe: « E parë ... « 32 33 34 35 36 37 38 39 40 [41] 42 43 44 45 46 47 48 49 50 » ... E fundit » Trego 51 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Lajmet e fundit nga Kosova dhe Rajoni. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8617)
Rreziku nga heshtja shqiptare
Shqiptarët kanë vazhduar ta nënvlerësojnë nevojën për marrëdhënie publike dhe lobim kompetent në ShBA dhe nuk kanë arritur dot të reagojnë kundër propagandës serbe nga besimi se ajo paraqet një ekstremizëm anësor ndërsa rasti i Kosovës dhe pavarësia e saj një çështje e drejtë që do të triumfojë mbi bazën e meritave dhe realitetit që nuk fshihet dot.
Ngjarjet e kohëve të fundit (si dhe pabesia historike e Beogradit ndaj shqiptarëve) e kanë dëshmuar sa e sa herë se kjo s’është veçse një gabim i madh.
Po u la i patrajtuar, ekstremi periferik mund të bëhet shumë shpejt qendra vetë, aq më shumë në rastet kur mbështetet nga burime të llojit që Këshilli Kombëtar Serb ka vënë në duart e kompanisë Venable dhe Global Strategic Communications.
Derisa shqiptarët të mos ofrojnë informacion të bollshëm e valid për Kosovën, askush nuk duhet të zihet i befasuar nëse opinioni publik amerikan dhe përfaqësuesit e tyre politikë, të konsumuar në masë nga lufta në Irak dhe kriza energjetike, mund t’u besojë shkrimeve të gënjeshtërta në shtyp që kanë zanafillën dhe burojnë drejtpërdrejt nga Beogradi.
Dhe askush nuk duhet ta nënvlerësojë ndikimin potencial të këtyre shkrimeve e artikujve me rastin e fillimit të bisedimeve për statusin përfundimtar.
Ka ardhur koha që ta ripërqendrojmë vëmendjen e opinionit ndërkombëtar në viktimat e angazhimit të pamëshirë të Slobodan Milosheviqit për Serbinë e Madhe, në 300 mijë myslimanët e Bosnjës dhe shqiptarët e vrarë të Kosovës dhe në katër milionë të zhvendosurit që la pas ky projekt i luftërave brutale./
Gjithsej 51 faqe: « E parë ... « 32 33 34 35 36 37 38 39 40 [41] 42 43 44 45 46 47 48 49 50 » ... E fundit » Trego 51 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.