Forumi Horizont | Gjithsej 93 faqe: « E parë ... « 33 34 35 36 37 38 39 40 41 [42] 43 44 45 46 47 48 49 50 51 » ... E fundit » Trego 93 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Letrarë të rinj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=105)
-- Hitet letrare te Forumit Horizont (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10382)
Equis, me dridhen duart tek bej copy poezine tuaj!Urime shpirt i bukur dhe i embel!
Autor:EQUIS
Titulli:-"Perendimi dhe Shpirti"
Nje fllad i lehte
lekund me perkedheli
perdet e bardha.
Eshte mbasdite vere
dielli zbret aq ngadale
sa nuk e kupton
kur dhe si vjen mbremja
i zhytur ne mendime pafund
te pakapshme,
ashtu si rrezet e fundit portokalli
qe derdhen mbi toke.
Perpiqesh te shijosh
perendimin,
te filozofosh
ndoshta...
Te shkrihesh ne magjine
e ketij momenti kaq te embel.
Perendimi..
Sa artiste apo
qofte njerez te zakonshem
jane ngulur ne tarace
ne ballkon,
ne breg te detit,
ne stolat e parkut,
apo ku kane mundur
qe te kundrojne ate moment
te gjate,te gjate...
gati pafundesisht...
por dhe aq te shkurter,
te pakapshem...
Disa minuta te shkrira me njera tjetern
aq te padukshme
sa duket vetem nje cast,
nje cast sa tere jeta.
Ndoshta vete jeta eshte thjesht
nje shkrirje momentesh
te pakuptueshme,
te padeshifrueshme,
qe thjesht i ndiejme,
i jetojme.
Mundohemi t'i veshtrojme
me syte e shpirtit.
Po cfare eshte vete shpirti?
Gjithmone e kam perfytyruar
si nje imazh ne tym
te bardhe apo te hirte,
si nje re mbi koken time
qe me ndjek nga lart,
me buzeqesh gjithmone.
Qe vuan ne dhimbjen time
qe qesh ne gezimin tim
qe me puth embel ne balle
ndersa mbyll syte dhe fle.
Ky imazh i ngjan nje vajze kaq te bukur
ndoshta emgjelli im mbrojtes
vajza e endrrave te mia.
Ajo me perket vetem mua
po cfare them??!
Ku eshte shpirti im?
Nuk kam mundur ta imagjinoj dot kurre
ndoshta sepse eshte i shkrire
me qenien time,
sepse un ejam gjalle akoma.
Jetoj
te pakten mundohem te jetoj.
Oh,endrra, endrra pafund...
Gjithshka eshte nje enderr apo zhgjenderr.
Dhe ne, personazhe te panumert
ne kete film virtual
me nje regjizor te cmendur,
Fatin.
Ndoshta dhe Fati ka imazhin e tij
sigurisht neper tym
si gjithshka jomateriale
ne kete bote kaq te zhurmshme
kaq tokesore...
Ky regjizor (Fati)
eshte i lumtur,
i qeshur deri ne ekstaze.
Nje dirigjent me floke te gjate
kaq te shprishur,
duke qendruar perpara orkestres se tij,
njerezve,kafsheve,frymore dhe jofrymore.
Leviz krahet papushim dhe te gjithe
interpretojne sipas ritmit te tij
nje ritem here i shpejte
here i ngadalte.
Pa rregull,pa forme te percaktuar.
Oh sa larg qe shkova
me mendjen time
nen perendimin e diellit
qe tashme eshte zhdukur krejtesisht
duke i lene vendin nates.
Ne nje qiell pa re,plot me yje
te larget, kaq te larget..
Zgjas doren,do deshiroja t'i prekja
por ato zhduken ne doren time
per t'u shfaqur serisht
me larg akoma....
Gjithsej 93 faqe: « E parë ... « 33 34 35 36 37 38 39 40 41 [42] 43 44 45 46 47 48 49 50 51 » ... E fundit » Trego 93 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.