Forumi Horizont | Gjithsej 430 faqe: « E parë ... « 33 34 35 36 37 38 39 40 41 [42] 43 44 45 46 47 48 49 50 51 » ... E fundit » Trego 430 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- ç'eshte dashuria?!! Ja si e konceptoj une! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=178)
Hera e pare qe futem ne forum, me pelqeu fryma e debatit. Me pelqeu pjesemarrja e shqiptareve nga e gjithe bota. Nuk me pelqyen epitetet e perdorura ne vend te argumentit, si gay, etj.
Ne lidhja me kete te fundit, ne diskutimin mbi ndjenjen e dashurise, me vjen keq qe fjalen gay e perdorin si fyerje njerez qe jane duke pretenduar se po flasin per dashurine.
Nje sqarim te vogel, nqs ka ende nga ju qe e kosiderojne homoseksualitetin si semundje, informohuni qe prej shume vitesh kjo gje nuk egziston me ne DSM-IV , qe eshte permbledhja amerikane e semundjeve psikiatrike. Pra homoseksualet jane njerez normale. Madje kam bindjen qe ndienja e tyre e dashurise eshte me e gjere sesa ajo e heteroseksualeve, sepse ata duan dhe nje pjese te madhe te popullates, ate qe ne nuk e perfillim kur flasim per dashurine, ate me te njejtin seks me ne.
Kjo qe thashe ishte per ata qe shkruajten filozofira ne forum, mbi dashurine. Sa per religjozet, ai eshte debat tjeter.
Dhe tjetra ishte per dashurine me shkuesi apo me vetezgjedhje.
Mendoj qe te dyja funksionojne. Shpesh madje, dashurite e lira nuk kane ecur, sepse dy protagonistet kane patur prejardhje kulturore te ndryshme, gje qe e ben per mua praktikisht te pamundur per te shtyre nje bashkejetese te gjate sa jeta. Une preferoj ta konsideroj shkuesine si nje akt bamires te njerezve te dashur, qe kujdesen per ne, dhe qe na krijojne falas mundesine per te njohur qenie te tjera njerezore, aktivitet qe ne boten perendimore kryhet kundrejt pageses nga matchmaking services.
Kam njohur njerez qe u ka shkuar jeta shume e lumtur, dhe jane lidhur me shkuesi, madje besoj se dhe po te kishin zgjedhur vete partnerin, nuk do e kishin zgjedhur aq sakte, ashtu sikurse kam njohur cifte me histori te zjarrta dashurie, dhe qe pasi jane bere me femijen e pare barra e pergjegjesise i ka ndare si mos me keq.Pra keto qe thashe ishin thjesht sa per debat me parafolesit, dhe per t'i shtuar ngjyrat spektrit te ideve mbi dashurine, qe eshte nje ndienje aq komplekse, saqe asnje njeri i vetem, sado i zoti, nuk mund ta perkufizoje e pershkruaje me saktesi e te perfshije gjithe anet komplekse te asaj qe eshte quajtur dhe misteri i botes.
Gjithsej 430 faqe: « E parë ... « 33 34 35 36 37 38 39 40 41 [42] 43 44 45 46 47 48 49 50 51 » ... E fundit » Trego 430 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.