Forumi Horizont | Gjithsej 43 faqe: « E parë ... « 33 34 35 36 37 38 39 40 41 [42] 43 » Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Leter e hapur dhe disa pytje drejtuar Janullatosit . (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8824)
Ç'donin “Shosharët” e Janullatosit mbi tanke në vitin ‘97, si luftëtarë të Vorio-Epirit Saturday, 08 July 2006
Nga Kastriot Myftaraj - Replikë
Në 17 qershor 2006, në ditoren “SOT”, gjashtë anëtarë të Dhimogjerondisë (këshillit të kishës ortodokse të Korçës) kanë botuar një një replikë me artikullin tim “Për Janullatosin feja është vazhdim i politikës me mjete të tjera”, që është botuar po në ditoren “SOT” në 9 qershor 2006.Kolektivi i autorëve ka marrë përsipër të bëjë rolin e bodyguardë-ve mediatikë të kryepeshkopit grek të Kishës Ortodokse Shqiptare, Anastasios Janullatos, çka përbën të vetmen arsye për të cilën ia vlen të merresh me ta. Ata në fillim të shkrimit shprehen: “Një fjalë e urtë popullore thotë se “dielli nuk zihet me shoshë”. Dhe replikuesit bëjnë ide-“shosha” për të hyjnë në debatin publik shqiptar si “shosharë” të Janullatosit, duke bërë një “shoshë” për të mbuluar helenizimin e Kishës Ortodokse Shqiptare nga Janullatosi dhe leitnantët e tij, sikurse janë edhe autorët e artikullit në fjalë.
“Shosharët” e Janullatosit janë indinjuar shumë për ato që kam shkruar unë për të ashtuquajturit shenjtorë, Shën Kozmain dhe për Shën Joan Vladimirin dhe bëjnë pyetjen retorike: “Si mund të flitet keq për Shën Kozmanë e Kolkondasit, i cili u martirizua për mbrojtur popullin besimtar nga konvertimi në fenë e pushtuesit osman. Shën Kozmai në trojet tona hapi me mundime të mëdha shkolla, konvikte, jetimore. Predikoi për të forcuar besimin në Jesu Krishtin dhe përgatiti popullin e shumëvuajtur për sfidat e reja që e prisnin. Si mund të flasësh keq për Shën Joahn Vladimirin, një princ serb që u martirizua në vendin tonë për mbrojtjen e popullit dhe të besimit ortodoks, manastiri i të cilit ndodhet në Kërrabë afër Elbasanit”.
Por, “shosharët” nuk i përgjigjen fare asaj që kam thënë unë se përse këta dy të ashtuquajtur shenjtorë njihen për të tillë vetëm nga kisha greke dhe aneksi i saj, ajo shqiptare (i ashtuquajturi shën Joan Vladimiri edhe nga kisha serbe) dhe jo edhe nga kishat e tjera ortodokse, ajo rumune, ruse, ukrainase, armene, gjeorgjiane, bullgare, moldovase etj? Përgjigjia është e qartë: Se këta kanë qenë misionarë të helenizmit. Shën Joan Vladimiri qe një princ serb, që u vra duke luftuar kundër bullgarëve në aleancë me bizantinët (grekët), gjë për të cilën e nderojnë grekët. Ndërsa i ashtuquajturi Shën Kozmai qe një murg grek, që u çua si misionar i helenizmit në Shqipëri në kohën që Rusia filloi të nxiste kryengritjet e popujve ortodoksë të Ballkanit të okupuar nga Turqia. Ai njihet si një martir i helenizmit. Ai mund të ketë ndërtuar shkolla, siç thonë “shosharët”, por në to është mësuar gjuha greke dhe jo ajo shqipe, që ka qenë mallkuar nga ata që e çuan Shën Kozmain në Shqipëri në Shqipëri. Misioni i Shën Kozmait ishte që në trojet shqiptare të përhapej idea e helenizmit, që ato kur të vinte koha t’ i bashkoheshin Greqisë së Madhe që do të krijohej. Nëse është e vërtetë që Shën Kozmai hapte shkolla, konvikte e jetimore, siç thonë “shosharët”, ata duhet të na e shpjegojnë se me ç’ para e bënte këtë gjë. Sigurisht që e bënte me paratë e Rusisë dhe të Patriarkanës greke të Fanarit, që ishte qendra e helenizmit.
“Shosharët” mendojnë se ma kanë mbyllur gojën kur thonë: “A mos duhet me llogjikën e K. Myftarajt të mos nderohet edhe Shën Ndou në Shkodër meqë është nga Lizbona e Portogalisë, apo Shën Angjelina në manastirin e saj pranë Beogradit meqë është princeshë shqiptare e bija e Gjergj Arianitit sundimtarit të Beratit?!” Por, Shna Ndou (Shën Antoni) nuk erdhi në Shqipëri me armë në dorë si ushtaraku serb, i ashtuquajturi Shën Joan Vladimiri, as nuk erdhi që të përhapë në Shqipëri një ide nacionale të caktuar, siç bëri i ashtuquajturi Shën Kozmai me helenizmin, por erdhi gjatë pelegrinazhit që po bënte në Tokën e Shenjtë. Sa për të ashtuquajturën Shën Angjelinën, ajo është një sajesë e Kishës Serbe dhe kjo kuptohet nga fakti se atë nuk e njeh asnjë kishë tjetër ortodokse veç asaj serbe.
“Shosharët” më kanë zbavitur shumë kur shkruajnë: “Artikullshkruesi Kastriot Myftaraj në artikullin e gazetës “SOT”, denigron edhe një figurë tjetër madhore të ortodoksisë shqiptare, Mitropolin e Korçës Imzot Joanin që është bashkëpunëtori më i ngushtë i Kryepiskopit Anastas”. Ata nuk e shpjegojnë se si e kam bërë unë këtë gjë. Unë kam thënë thjesht se personi në fjalë deri në vitin 1990 ka punuar si infermier në spitalin psikiatrik, çka është një çështje fakti. Dhe këtë nuk e kam thënë për denigrim, por për të vënë në dukje diskrepancën (mospërputhjen) e çuditshme midis qenies së Janullatosit si një superintelektual me shumë gjuhë të huaja dhe diploma e doktoratura dhe faktit që ai ka zgjedhur si bashkëpunëtorë (klerikë) njerëz me profil intelektual të ulët. Ky është një fakt. Unë nuk dua që ta fyej këtë mitropolitin tuaj, por kam të drejtë të investigoj për të si për çdo njeri publik. Dhe nga ky investigim më dalin disa fakte shumë kurioze në kontektin e sinjifikimit që kishin gjërat që kohën e komunizmit. Se “gjatë diktaturës komuniste”, siç e nisin replikën “shosharët”, një infermier që përdorte elektroshokun në një spital psikiatrik qe një njeri shumë i besuar i regjimit dhe i implikuar në punë të errta. Regjimi komunist e përdorte elektroshokun sipas mënyrave sovjetike, si mjet për të persekutuar intelektualët e papëlqyeshëm, një pjesë të të cilëve i shpallte si të çmendur, gjë për të cilën njeriu të cilit i qe besuar përdorimi i këtij mjeti qe në lidhje të ngushta me Sigurimin e Shtetit. Dhe si ka ndodhur që në 1990, pikërisht ky njeri, që për më tepër qe dhe musliman, të largohej pranë kishës greke në SHBA për të filluar një shkollim teologjik ortodoks, për t’ u bërë më pas një klerik i lartë ortodoks. Me sa duket paska një lidhje kurioze mes teologjisë ortodokse dhe psikiatrisë së aplikuar të diktaturës komuniste.
Si është çështja e konvertimit të këtij njeriu, që ka qenë musliman, në fenë ortodokse? Sipas procedurave të kishës ortodokse për këtë gjë lëshohet një dëshmi me shkrim nga prifti që bën pagëzimin. Me sa më rezulton mua ky individ kur shkoi në SHBA pretendoi se qe konvertuar nga musliman në ortodoks në Shqipëri, në kohën e komunizmit, pas ndalimit të fesë, gjë që ngjan e dyshimtë, pasi konvertimi kërkon pagëzimin nga një prift dhe lëshimin e një dëshmie për këtë me dy dëshmitarë. Kush do të guxonte atëhere ta bënte këtë gjë për një njeri që kishte lidhje të tilla speciale me regjimin komunist, kur për gjëra të tilla janë pushkatuar ish-priftërinj? E nëse është bërë kjo në atë kohë mund të bëhej vetëm me dijeninë dhe miratimin e Sigurimit të Shtetit për skema të caktuara të kordinuara me Greqinë. A e kanë pyetur “shosharët” ish-infermierin e spitalit psikiatrik që sot ia puthin dorën me të cilën dikur drejtonte elektroshokun dhe sot ngre kryqin e bekon njerëzit, se si është kjo çështje? Tash, a e kanë të qartë “shosharët” se të dhënat e mia nuk kanë dalë nga “skutat e kafeneve”, siç thonë ata, por nga dosje serioze. Nëse nuk e kanë të qartë ata, e ka të qartë dikush tjetër. Ka disa fakte që nuk mund t’ i mbulojë “shosha” e “shosharëve”. A doni t’ i hapim këto karta?
Më tutje “shosharët” shkruajnë, duke dashur të mbrojnë Janullatosin: “Një person i tillë si Kastriot Myftaraj nuk mund të krahasohet, jo vetëm me këto figura të ndritura, por as me priftërinjtë që i konsideron si të pashkollë, sepse nuk e di që në Shqipëri funksionon Akademia Teologjike dhe as ka dëgjuar që apostujt që përhapën ungjillin në të gjithë botën u kthyen nga peshkatarë të thjeshtë në peshkatarë të shpirtrave”.
Që funksionon kjo Akademi Teologjike, gjë që unë e kam ditur dhe nuk kam thënë se priftërinjtë ortodoksë nuk kanë shkollim teologjik, por ajo që kam thënë është se për t’ u çuar në këtë akademi nuk janë zgjedhur intelektualë me shkollim të lartë, por njerëz mediokër, infermierë dhe karrocierë, si prifti i Kosinës. Dhe këtu “shosha” u është kthyer “shosharëve” në boomerang dhe u ka rënë dy herë kokës. Se në rast se funksionon kjo akademi, përse vazhdon rri Janullatosi në Tiranë? Nuk ka dalë nga kjo akademi një njeri i aftë që ta zëvendësojë atë? Se në rast se apostujt që e përhapën ungjillin qenë peshkatarë të thjeshtë, siç thonë “shosharët”, atëhere përse nuk u vu në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare një njeri i thjeshtë, por na erdhi Janullatosi me argumentin se është shumë i shkolluar?
“Shosharët” nuk mungojnë të nxjerrin dhe argumentin magjik që përdorin janullatistët në debat: “Zoti K. Myftaraj nuk i përket fesë ortodokse, nuk ka kulturë kristiane dhe fetare dhe nuk ka si të kuptojë se në ç’vend ngrihen kishat edhe katedralet kur shprehet se nuk duhet ngritur katedralja në qendër të Tiranës. Shtëpitë e Zotit janë ngritur, ngrihen dhe do të ngrihen në sheshet dhe qendrat më impozanta të qyteteve dhe fshatrave tona dhe kështu ndodh për objektet e kultit në të gjithë botën”.
Çudi e madhe me këta janullatistët! Nga njëra anë intelektualë ortodoksë si Aurel Plasari, Pirro Misha, Fatos Lubonja, Maks Velo, Andrea Stefani, Kiço Blushi, Isidor Koti, Kostaq Xoxa, Elsa Ballauri etj., i lejojnë vetes që të shkruajne dhe flasin në media si të duan dhe çfarë të duan për problemet e feve të tjera dhe komuniteteve të tjera fetare, muslimane dhe katolike, ndërsa kur intelektualë me origjinë nga dy fetë e tjera diskutojnë për problemet e Ortodoksisë shqiptare, ortodoksët menjëherë reagojnë duke thënë se ata nuk kanë të drejtë që ta bëjnë këtë. Ta heqin një herë e mirë nga mendja këtë gjë. Sa për çështjen e kulturës sime kristiane dhe fetare, unë kam shkruar tre libra dhe shumë artikuj ku preken dhe çështje fetare, deri edhe teologjike dhe gjithkush mund të gjykojë se deri në ç’ shkallë i njoh unë këto çështje. Unë Biblën, Ungjijtë dhe Kuranin dhe shume libra të tjera, kam pasur rastin t’ i lexoj që në kohën kur kultura bazë e dikujt qe manuali i përdorimit të elektroshokut. Si pjestar i një familjeje të islamizuar me forcë nga osmanët, por me traditë kriptokristiane, si shumësia e shqiptarëve muslimanë, unë jam riorientuar nga feja e të parëve, duke menduar se në kushtet e sotme feja më e mirë për shqiptarët është versioni protestant i Krishterimit.
Katedralja greke në qendër të Tiranës si katedralje serbe në mes të Prishtinës Sa për çështjen e ndërtimit të katedrales ortodokse në qendër të Tiranës, qënia e saj një monument i helenizmit nuk mund të mbulohet me “shoshë”. Janullatosi donte që ta ndërtonte me çdo kusht katedralen ortodokse në sheshin qendror të Tiranës dhe fillimisht kërkoi ta ndërtonte në truallin e lulishtes në anë të ndërtesës së Bankës të Shqipërisë. Këtë e donte se grekët, ashtu si serbët, ndjekin praktikën që të ndërtojnë tempujt e tyre fetarë në një vend, për të pretenduar më pas se ky vend është një tokë e shenjtë e helenizmit dhe sllavizmit. Duke dashur të ndërtojnë katedralen ortodokse në qendër të Tiranës grekët bënë praktikisht të njëjtën gjë si serbët, të cilët në kohën e Millosheviqit ndërtuan në mes të Prishtinës katedralen e madhe ortodokse sllavone, për të potencuar të drejtën e tyre “historike” dhe kulturore mbi Kosovën. Idea e Janullatosit dhe praktikisht e qeverisë greke, për të ndërtuar katedralen në Sheshin “Skënderbej” qe pak si tepër e trashë, kështu që grekët bënë sikur u tërhoqën, duke pranuar që katedralja ortodokse të ndërtohet në sheshin midis selisë së Partisë Socialiste dhe Ministrisë së Mbrojtjes, praktikisht në mes të korpusit të ndërtesave qeveritare. Atje ka filluar të ndërtohet një monstër prej betoni, një ndërtim faraonik, që do të jetë një nga tre kishat më të mëdha ortodokse në botë. Kullat e këmbanoreve të saj do të arrijnë në një lartësi të tillë që praktikisht do ta bëjnë atë ndërtesën më të lartë në Tiranë. Vendi ku është ndërtuar, duke parë planimetrinë aktuale të rrugëve dhe ndërtesave rreth saj duket shumë i papërshtatshëm për ndërtesa të këtij lloji që zakonisht duhet të kenë përreth hapësira të mëdha, siç ndodh bie fjala me katedralen katolike, e cila meqë ra fjala do të jetë shumë e vogël në krahasim me homologen ortodokse, pasi në këto vende do të lëvizin turma të mëdha. Atje ku po ndërtohet katedralja ortodokse, atje vendi është i ngushtë, me mundësi të kufizuara parkimi për automjetet dhe përreth ka objekte shtetërore të rëndësisë së veçantë siç janë disa ministri. Por, Janullatosi i ka bërë planet për të siguruar si daljen e ndërtesës në Sheshin “Skënderbej”, ashtu dhe krijimin e hapësirave rreth saj. Plani është që të blihen dhe të shëmben disa ndërtesa që gjenden mes katedrales ortodokse dhe Sheshit “Skënderbej”, që do të shpallen të amortizuara, duke përfshirë ndërtesën e Teatrit të Kukllave dhe selinë Partisë Socialiste, së cilës Greqia mund t’ i japë para që ta ndërtojë diku tjetër.
Kështu, katedralja ortodokse do të sigurojë dalje në Sheshin “Skënderbej”, duke e dominuar sheshin si një monstër faraonik prej betoni, në sfondin e së cilës monumenti i Skënderbeut do të zvogëlohet pafundësisht. Grekët i kanë bërë mirë llogaritë. Katedralja ortodokse do të jetë gjëja kryesore që do të godasë syrin e të huajve kur dalin në qendër të Tiranës dhe ajo do të bëhet elementi më impozant i imazhit të qytetit në kronikat e televizioneve të huaja me pamje nga Tirana. Katedralja imponuese do të bëhet dëshmia e padyshimtë për cilindo se tashmë kryeqyteti i Shqipërisë dhe me gjasë territori shqiptar deri tek ai i përket Ortodoksisë, domethënë Helenizmit. Kështu i bëjnë llogaritë grekët dhe Janullatosi si i dërguari i tyre në Tiranë. Prandaj, para se të jetë tempull fetar, katedralja ortodokse në qendër të Tiranës është një bastion i Helenizmit, është e ngjashme me një fortesë ushtarake dhe përbën një rrezik për sigurinë nacionale shqiptare. Ka një lidhje organike midis katedrales ortodokse në qendër të Tiranës, bazës ushtrake greke të Bisht-Pallës, bankave greke në Tiranë, si dhe antenave të kompanive të telefonisë mobile greke në Tiranë. Ato përbëjnë simbolet dhe bastionet e ekspansionit grek në Shqipëri në të gjitha fushat. Shndrrimi i Tiranës në një qytet me një imazh ortodoks është një gjë absolutisht e patolerueshme. Ndërtimi i katedrales ortodokse në qendër të Tiranës, ashtu si baza ushtarake greke në Bisht-Pallë të Durrësit janë prova se Greqia në Shqipëri ka nisur “msymjen në Lumin Zaharia”, po të përdor një metaforë nga Lufta Greko-Turke e zhvilluar pas Luftës së Parë Botërore, kur grekët, të cilëve aleatët u dhanë një pjegë të bregdetit lindor të Egjeut, duke pasur lakmi për shumë më tepër, nisën një msymje të çmendur në thellësi të Anadollit duke arritur deri pranë Ankarasë, në Lumin Zaharia ku u thyen nga turqit dhe u dëbuan duke humbur dhe atë që patën fituar. Ne shqiptarët ndoshta nuk kemi fuqi ta ndalim msymjen greke, por amerikanët që kanë interesa në hapësirën shqiptare do të gjejnë këtu dëshminë se grekët nuk duan që të mbrojnë në Shqipëri interesat e minoritetit grek, siç pretendojnë, por të kolonizojnë dhe në perspektivë aneksojnë Shqipërinë. “Shosharët” më tutje më kritikojnë se unë paskam cënuar një njeri si Janullatosi që na qenka një figurë botërore. Por, ata nuk i japin përgjigje atyre që kam thënë unë në artikullin tim duke analizuar argumentet tashmë bajate që përdorin janullatistët për këtë gjë. Ata thjesht i përsërisin këto argumente. Dhe kjo është e kuptueshme pasi ata kanë mendësinë irracionale të ikonolatrit, sipas së cilës duhet adhuruar dhe përsëritur një gjë, pavarësisht se është e pabesueshme dhe irracionale.
“Shosharët” në artikullin e tyre shkruajnë: “Kush nuk e ka kuptuar duhet ta ketë të qartë se Kryepiskopi Anastas është një figurë e paqes, e harmonisë ndërfetare, e miqësisë dhe dashurisë ndërmjet popujve dhe jo e luftës, armiqësisë dhe konflikteve”. Problemi i “shosharëve” është se Janullatosi ua çjerr “shoshën” me të cilën ata duan të mbulojnë politikën helenizuese të Kishës Ortodokse Shqiptare të uzurpuar prej tij, pasiqë ai edhe kohët e fundit e konfirmoi edhe një herë se është instrument i politikës nacionaliste greke, kur u prit në qershor të këtij viti zyrtarisht nga kryeministri grek Karamanlis dhe shtetarë të tjerë të lartë grekë, në një kohë që kryeministri Berisha nuk është ftuar ende zyrtarisht në Greqi. Çfarë do kreu i Kishës Ortodokse Shqiptare, që nuk është subjekt në marrëdhëniet ndërshtetërore që të takohet me shtetarët e një vendi tjetër, në nivele të tilla, gjatë vizitës së tij në një vend tjetër. Me këtë Greqia tregon se Janullatosi është “Jakomoni” grek në Shqipëri. Takimi Karamanlis-Janullatos u bë edhe më i dyshimtë se të dy palët nuk bënë deklarata pas tij, çka tregon se kreu i një komuniteti fetar në Shqipëri paska çështje sekrete me kryeministrin e një vendi tjetër.
Janullatosi është politikan e çfarë politikani, ai është prodhues politikanësh. Nga një debat televiziv para dy vitesh mësuam prej kryetarit të LDLNJ, Ligoraq Karamelo, se kryetari aktual i PBDNJ dhe ish-kryetari i Omonia-s, Vangjel Dule, ka qenë përkthyes i Janullatosit para se të hyjë në politikë. Dhe “shosharët” janë njerëzit më të papërshtatshëm për t’ a mbrojtur Janullatosin me fjalët e cituara më lart, pasi ata e kompromentojnë Janullatosin duke e mbrojtur. Së paku njëri prej tyre dhe pas të gjitha gjasave është edhe autori i artikullit, profesori, është i fotografuar dhe i filmuar duke shëtitur për dy ditë rresht hipur mbi një tank në mars 1997, si luftëtar për çështjen e Vorio-Epirit. Edhe këto mund të dalin po të vazhdohet kjo polemikë. “Shosharët” shkruajnë: “Gjatë diktaturës komuniste, Kishës Ortodokse iu shkatërruan të gjitha institucionet manastire, bazilikat, kishat. U vodhën dhe u dogjën kodikët, kronikat, ikona, sende me vlerë, bibliotekat e manastireve, etj. U shkatërrua sistemi kleriko-laik në të gjitha mitropolitë e dioqezat, të cilat ishin ngritur e funksiononin në shekuj”.
Por këto gjëra nuk i bëri vetë Enver Hoxha me dorën e tij, por i bënë njerëz të tjerë, që duke u treguar të zellshëm në këtë fushatë, donin të përfitonin nga regjimi komunist. Nga të dhënat, jo ato të dala nga skutat e kafeneve, por nga dokumentet, më rezulton se së paku tre nga “shosharët” kanë qenë pjesëmarrës të zellshëm të grupeve që sulmuan institucionet fetare për t’ i prishur. Edhe pse ka kaluar shumë kohë, dokumentet kanë aftësinë të na bëjnë ta rijetojmë atë kohë dhe ia vlen të dalin në dritën e diellit disa fakte, që nuk mbulohen me “shoshë” dhe atëherë dikush do të turpërohet në pleqëri dhe “niveli qytetar” do t’ i marrë fund.
“Shosharët” nuk mungojnë që të përdorin edhe argumentin se ato që unë kam thënë për Janullatosin janë të pavërteta për shkak se: “Ky personazh ( është fjala për z. Myftaraj), duke qenë një pikëpyetje e madhe nuk lë pa denigruar dhe gojosur edhe figura të tjera të shquara të kulturës dhe shkencës shqiptare si gjeniun e letërsisë shqipe shkrimtarin Ismail Kadare, akademikun Ylli Popa, studiuesit e shquar Pirro Misha dhe Aurel Plasari dhe figura politike e shoqërore të shquara si presidentin Moisiu, Pandeli Majko, Teodor Laço, Sabri Godo e të tjerë dhe në një artikull që shkroi para disa kohësh nuk kurseu as ambasadoren e SHBA-së, znj. Marsi Ris si dhe z. Xhorxh Soros”.
Ironia me “shosharët” është se përmendin emrat e njerëzve që i kanë shërbyer regjimit komunist pikërisht për t’ i bërë të këqijat që ata kanë treguar më lart. Ismail Kadare i ka shërbyer regjimit për të intoksikuar brezat, duke letrarizuar ideologjinë dhe si deputet i parlamentit komunist ka votuar pro Kushtetutës së vitit 1976 që ndalonte fenë. Të njëjtën gjë ka bërë dhe Ylli Popa si deputet në atë kohë. Alfred Moisiu, si zëvendësministër i mbrojtjes dhe shef i projektit për bunkerizimin e Shqipërisë, është simbol i regjimit komunist. Pirro Misha dhe Aurel Plasari i kanë shërbye regjimit duke intoksikuar brezat me ideologji si autorë të parathënieve të librave që përkthenin. Teodor Laço në romanet dhe dramat e veta i ka paraqitur priftërinjtë ortodoksë, sipas parimit marksist për fenë, si përhapës të “opiumit për popullin”. Ismail Kadarenë e kanë vënë të parin se ia dijnë për nder që ai kur bën fjalë vazhdimisht për vitin 1914 dhe lëvizjen islamike “Dum Babën” të Haxhi Qamilit, nuk përmend homologen e saj në Jug të Shqipërisë, lëvizjen vorio-epirote, që ishte një kryqëzatë ortodokse dhe që si çështje kronologjie, në fakt filloi para lëvizjes islamike, duke u bërë në një farë mënyre dhe shkaku i saj. Dhe këtë gjë Kadare nuk e bën për hir të Eskili, si adhurues i të cilit është shpallur me kohë, por për hir të Nikolas Gejxhit, që siç deklaroi Fatos Nano në Top Channel, në prill 2004, paska bërë që librat e Kadaresë të botohen në SHBA-të (në disa shtëpi botuese me aksionerë greko-amerikanë), sa për të thënë që Kadare u botua dhe në SHBA-të. “Shosharët” mendojnë se më kanë kapur “mat” kur më thonë se unë paskam kritikuar dhe ambasadoren amerikane në Shqipëri, së cilës ata ia shkruajnë emrin gabim, si dhe Sorosin. Unë e kam kritikuar ambasadoren aktuale amerikane, ata që kanë qenë para saj dhe do të kritikoj dhe ata që vijnë pas saj, në rast se shoh diskrepancë midis politikës amerikane dhe veprimeve të diplomatëve amerikanë në Tiranë. Unë zonjën Ries e kam kritikuar se ajo është identifikuar shumë me organizata dhe individë që janë të lidhur ngushtë me George Soros në Shqipëri, në një kohë që Soros e ka deklaruar hapur eprorin e zonjës Ries, Presidentin Bush, si një rrezik për botën, për shkak të ndërhyrjes ushtarake në Irak. Por, “shosharëve” të Janullatosit nuk u bëhet vonë për zonjën Ries, por e duan atë vetëm se ajo ka përkrahur publikisht organizatat e varura nga Soros, që është mbështetës i hapur i politikanit ortodoks Edi Kristaq Rama, që para Janullatosit paraqitet si ortodoks dhe para Sorosit si njeri me origjinë hebreje.
Është shumë qesharake kur sheh “shosharët” e Janullatosit që të dalin si mbrojtës të SHBA-ve dhe Sorosit, kur dihet se tek klerikët ortodoksë dhe intelektualët ortodoksë në Shqipëri si bestseller janë libra me profeci të shkruara nga murgjër të Malit Athos në Greqi, ku shpjegohet Apokalipsi duke u quajtur SHBA-të si “Babilonia”, që do të shkatërrohet së bashku me Izraelin e “popullit të mallkuar”, si dhe duke u shpjeguar 666 me “Presidenti i SHBA”. Në vitin 1999 Kisha Ortodokse Shqiptare ka botuar një libër për Dostojevskin si besimtar ortodoks, (“Dostojevski nuk ishte i vetmuar”), libër i botuar nën kujdesin e Janullatosit, siç shkruhet në të, kur dihet që Dostojevski, në këtë aspekt ka qenë një pansllavist mesianik ortodoks që parashikonte triumfin botëror të ortodoksisë dhe pansllavizmit. “Shosharët” nuk mungojnë që të mbajnë anën e Greqisë edhe në skandalin e zhvarrimeve në Përmet, duke shkruar: “Edhe incidenti lokal i zhvarrosjes së disa ushtarëve grekë në një fshat të Përmetit, që duhej të zgjidhej me mendje të kthjellët dhe maturi, u fry në ato përmasa dhe deformua ka shumë për t’i shërbyer qëllimeve të mbrapshta të disa politikanëve dështakë që u mblodhën në një kor të përbashkët për të baltosur figurën e ndritur të Kryepiskopit Anastas.
Në një emision televiziv të kanalit Top Channel të datës 12 qershor të këtij viti Sabit Brokaj ish ministër i mbrojtjes në qeverinë Nano pas vitit 1997 dhe i shkarkuar nga kjo qeveri për motive të dobëta dhe pseudo historiani Pëllumb Xhufi, ish ambasador i qeverisë Nano në Romë, bashkë edhe me një ish gjeneral të regjimit komunist së bashku edhe me përfaqësues të dyzet shoqatave fantazmë, kaq sa nuk ka as në SHBA, të gjithë këta jo të fesë ortodokse, marrin guximin, njëkohësisht edhe turpin, për të nxirë një figurë kaq të pastër siç është ajo e Kryepiskopit Anastas, pa marrë parasysh se çfarë përshtypje të keqe krijon kjo sjellje e ulët në opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar. Njerëz të tillë nuk mund të kenë të ardhme në poltikën evropiane të Shqipërisë”. Me këtë “shosharët” kanë treguar se ata si puna e tyre që kanë uzurpuar hierarkinë e kishës dhe forumet e komunitetit ortodoks në Shqipëri janë njerëz të Greqisë, që bëjnë lojën e nacionalizmit grek. Ata, si gjithë filogrekët, kërkojnë maturi vetëm nga ana shqiptare në raport me grekët dhe me maturi kuptojnë që shqiptarët të kapitullojnë para grekëve, duke pranuar çdo kërkesë të këtyre të fundit. Nuk është faji i shqiptarëve që nxiten nga skandali i eshtrave për të kërkuar largimin e Janullatosit. Janullatosi bëri një provokim politik duke lejuar që arkivolet me eshtrat e ushtarëve grekë të vihen në kishat shqiptare dhe duke lejuar që në një manastir ortodoks shqiptar në Këlcyrë tashmë të ngrihet një varrezë ushtarake greke. Janullatosi e bën këtë sepse varrezat ushtarake greke ai i sheh në të njëjtin sens si katedralet ortodokse që ngre gjithandej në Shqipëri, deri edhe në qendër të Tiranës, si bastione të Helenizmit, që duhet të shërbejnë si simbole për të treguar karakterin helen të trojeve shqiptare. Kisha Ortodokse Shqiptare nuk ka asnjë punë që të ngatërrohet me eshtrat e ushtarëve grekë. Greqia mund të dërgonte një prift të vetin për t’ u bërë shërbimet atyre dhe arkivolet mund të mbaheshin në konsullatën greke në Gjirokastër, siç u mbajtën eshtrat e ushtarëve gjermanë të vrarë në Shqipëri nga ambasada gjermane në Tiranë. Tekefundit, edhe grekët në Luftën e Dytë Botërore e kapërcyen kufirin shqiptar me qëllim okupimi dhe aneksimi dhe prova për këtë është në një momument zyrtar në qendër të Athinës, në monumentin e ushtarit të panjohur para parlamentit grek, ku emrat e qyteteve shqiptare si Gjirokastra, Saranda, Korça, Tepelena, Përmeti, Pogradeci paraqiten si vende të shenjta të helenizmit për të cilat ushtarët grekë kanë derdhur gjakun. Në këto rrethana, involvimi i Kishës Ortodokse Shqiptare në këto çështje, nuk mund të jetë një çështje e brendshme e komunitetit ortodoks, por një çështje e të gjithë shqiptarëve, pasi cënon sigurinë nacionale. Prandaj, kanë bërë mirë ata politikanë shqiptarë që janë shprehur në atë mënyrë dhe të tjerë duhet të kishin ndjekur shembullin e tyre. “Shosharët” duan që të na impresionojnë duke thënë se kush shan Janullatosin dhe Greqinë është antieuropian. Ata duan që ne europianizmin ta shohim si helenizëm. Kjo është një gjë qesharake se Greqia ka vetë probleme të mëdha me Europën, posaçërisht Bashkimin Europian, ku është pranuar dhe ka fituar benefice të mëdha vetëm në rrethanat specifike të Luftës së Ftohtë, kur qe e përkëdhelura e Perëndimit. Por, tash që rëndësia gjeopolitike e Greqisë është relativizuar mjaft, pasi ajo nuk është më bastion kundër invazionit rus në Mesdhe, ajo nuk shihet më si e privilegjuara e Perëndimit në Ballkan. Antiamerikanizmi virulent që dominon në shoqërinë greke i ka bërë SHBA-t që ta nxjerrin Greqinë nga lista e aleatëve gjeopolitikë (instalimi i bazave amerikane në Bullgari e tregon këtë) dhe madje ta perceptojnë si një rrezik për interesat amerikane në Ballkan. Pas të gjitha gjasave, Greqia tashmë po vjen koha që Greqia të paguajë koston e problemeve që i ka krijuar Perëndimit që kur është krijuar si shtet. Shpejt do të vijë koha që fqinjët e Greqisë, që kanë llogari të vjetra me të, të bashkohen për t’ i kërkuar revanshin asaj. Një kosto sigurisht që do të paguajnë dhe filogrekët tanë, të cilët atëherë ndoshta për të shpëtuar, sipas traditës së tyre kameleoneske do të shkojnë t’ i puthin dorën At Nikolla Markut, që atëherë do të jetë në vendin e Janullatosit.
Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
Sa bukur e ka thone kjo goce.
per petritin
o petrit po na lodhe or burr i dheut.. po ku i gjen o vella? qeke i papar
Une nuk do te lodhem deri sa te ik Qillomandroja nga Shqiperia.
Hahahahahahahaha...Qillomandro....hahahahahaha.
qillimandro i shkon shume ky emer
Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
[QUOTE]Po citoj ato që tha Stenli
[B]
[b]
Ta dini mire se koha nuk punon per ju.
A ka Administratore ky forum apo jo? Hiqeni more kete legen se ka kaq vjet qe ben propagande antishqiptare. vjen e na can trapin se pak kemi hallet tona ne po edhe ky legen duhet
Citim:
Po citoj ato që tha Petrit Kola
Ç'donin “Shosharët” e Janullatosit mbi tanke në vitin ‘97, si luftëtarë të Vorio-Epirit Saturday, 08 July 2006
Nga Kastriot Myftaraj - Replikë
Një ndërtim faraonik, që do të jetë një nga tre kishat më të mëdha ortodokse në botë. Kullat e këmbanoreve të saj do të arrijnë në një lartësi të tillë që praktikisht do ta bëjnë atë ndërtesën më të lartë në Tiranë.
Kështu, katedralja ortodokse do të sigurojë dalje në Sheshin “Skënderbej”, duke e dominuar sheshin
Katedralja ortodokse do të jetë gjëja kryesore ne syrin e të huajve kur dalin në qendër të Tiranës dhe ajo do të bëhet elementi më impozant i imazhit të qytetit në kronikat e televizioneve të huaja me pamje nga Tirana. Katedralja imponuese do të bëhet dëshmia e padyshimtë për cilindo se tashmë kryeqyteti i Shqipërisë dhe me gjasë territori shqiptar deri tek ai i përket Ortodoksisë.
O stenli o sarakacan korce te behet qefi o armik i betuar.P Kola ka shkruar irevoltuar kunder politikanve shqiptar,por dije se greket nuk kane per t'i realizuar asnjehere synimet e tyre sa te jemi gjalle ne labet dhe malesoret trima te veriut.Ne e kuptojme edhe qendrimin e politikanve tane.Ata jane te zene ngushte sepse fqinji jone keqdashes po i behet pengese per integrimin ne NATO e BE sllaveve, qe jane ortodokse ne Maqedoni e jo me ne shqiptarve.Ata cirren tani si ujq te terbuar kur nuk kane shkas e jo me po te kene ne dore ndonje arsye.Megjithate ata sajojne arsye e nxjerrin disa felliqsira si Bollano e ndonje coban korce si stenli1 qe leh si zagare.Ne nuk tutemi nga keta armiq te vendit tone.Ne vlonjatet do tja q..me nenen dhe gr..n Bollanos ndonje dite.Ky qen e ka mbushur kupen plot dhe ajo po derdhet.I shikoni keta sarakacano-cobanet qe gjer dje beheshin komuniste e sekretar partia,burrat hiqnin pantallonat e grate breket vetem t'i sherbenin PPSH-s.Sot kane kaluar totalisht me korofillaket e jane bere pjestare te sillogjeve armiqesore vorio-epiroteKeta te poshter punojne e luftojne tamam si ne ate periudhe qe tregova me lart,por tani per ish monarko-fashistet e Athines.Te dashur miq ju kam thene se nuk flase hava.Une kam pasur miq nga kjo sere sarakacano-cobanesh.Ne nje rast kur dikush me ndihmoi per nje vize tek ambasada greke ne nje rast me tha qe duhet t'ja dish per nder edhe Greqise.Jo i thashe nuk ja dij as per mut qeni Greqise,por vetem ty si mik.Qe ate moment kjo teme nuk zihet me ne goje nga miku im,sepse ai me njeh mua se kush jam.E repektoj dhe nuk do t'ja harroj kurre nderin qe me ka bere,por kur vjen puna tek shqiptaria nuk ka me miqesira me mua.
Rrofshin djemte e vajzat patriote shqiptare kudo qe jane!Poshte janullatusi e disa laro si stenli qe i bejne hysmet bythes se tij dhe megalidhese greke. Rrofte Shqiperia dhe Kosova,shqiptaret ne Maqedoni e Mal te Zi e kudo ndodhen!
Gjithsej 43 faqe: « E parë ... « 33 34 35 36 37 38 39 40 41 [42] 43 » Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.