Forumi Horizont | Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 411 412 413 414 415 416 417 418 419 [420] 421 422 423 424 425 426 427 428 429 » ... E fundit » Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Leter shkruar Vetes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14789)
Hiqma!
Do e mbaj gojën mbyllur
Asnjë rënkim i vetëm
s’do i shpëtojë buzëve që do i kafshoj
Lidhmë pas kometash, si pas bishtit t’kalit
dhe grahi në revan
të ma copëtojnë trupin përmbi cepa
të mprehtë yjesh.
Ose :
kur shpirti lë trupin, e vendos që të dalë,
dhe paraqitet për gjykim te ty
i zbehtë e i trembur
atëherë
ngrije një trekëmbësh përmbi Rrugë të Qumështit
e si një kriminel lidhmë e varmë.
Bëj ç’të duash
Ndamë stërkatërsh e lërmë të mbes ashtu.
Vetë unë kam për të t’i larë duart, e pranoj.
Vetëm bëje këtë
për mua ! –
Hiqma atë të mallkuar
Që ti ma solle si të vetmen të vërtetën !
Kilometra rrugë, dhe hapat shtrij me zor.
E nga t’ia mbaj vallë unë me këtë ferr ngarkuar!
Cili poet, cili Hoffman hyjnor
Të mendoi, qofsh urryer e mallkuar!
Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 411 412 413 414 415 416 417 418 419 [420] 421 422 423 424 425 426 427 428 429 » ... E fundit » Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.