Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)
Postuar nga amor alucius datë 11 Korrik 2008 - 15:04:
Re: S'ma ben zemra ta le.
Citim:
Po citoj ato që tha Endri
Sot me telefoni tek puna disa here. Zeri e saj e brishte. Ishte me e bute se heret e tjera. Me e sjellshme. Nuk dija se cfare donte te vertetonte me kete gje. A ndoshta po luan ping pong me zemren time? Ndoshta kujton se duke u sjellur mire mund te me ndryshoj mendjen time? Me erdhi shume keq.
Me tha me nje cop shprese: "Hej Endri, kam disa idera qe ne te dy mund te punojne se bashku". "S'eshte fundi"
Edhe une naivi i thash:" Jam i hapur per cdo ide te re".
Shpresa vdes e fundit. Te shohim cdo ndodhi...
Ncuk-ncuk-ncuk! Ca me ben keshtu o Endri?C'jane keto gabime? Ja te jep çoku ca keshilla ne lidhje me thjeshtesine e botes femerore:
Gabimi me i rende qe mund te bejne njerezit eshte te mendojne qe do rifitojne palen tjeter duke "qene i hapur". Perderisa njeriu ka arritur ne mosmarreveshje do thote qe kufinjte e njeres pale(apo te dyjave) jane cenuar. Le te themi qe ne kete rast u cenuan kufinjte e tu(dhe nese nuk jane cenuar, nganjehere eshte mire te besh sikur jane cenuar
). Ajo do beje te fyeren- gjeja qe ne femrat bejme me mire, te varim buzen, te bejme turickat dhe te arrijme cfare duam ne kete forme. Do provoje te te beje te ndihesh ne faj. Do mundohet te binde veten qe ti s'je i duhuri ndryshe s'do kishe vepruar ashtu. Ajo madje do te te jape shprese dhe te mundohet te te sjelle cike per gishti dhe te te beje te vuash per ca kohe ne shenje hakmarrjet(e me pas, nese tregohesh teper fleksibel dhe do te te hedhe me tutje).
Sidoqofte, ky eshte momenti i duhur kur ben hyrjen e tije nje Endri i ri, shume i sigurte ne vetevete, qe mund te kete cilen femer te doje, qe nuk toleron aspak dhe qe ne kete moment eshte gati totalisht i bindur qe ajo femer s'ben per te. Ky Endri ju pergjigjet telefonatave te saja ftohte, i thote qe momentalisht NUK eshte i hapur per idera te reja, qe kerkon nje njeri qe te dije ta respektoje dhe t'i jape ate per te cilen ka nevoje ne jete.(Ok, fakti qe ti di qe ajo te ka dhene ate per te cilen ke nevoje s'ka nevoje te permendet, ndryshe s'do ishe ketu
)
Situata ka per te t'u perkeqesuar njehere para se te permiresohet, ajo ka per te reaguar ne formen e saje; gje qe ne boten femerore nenkupton injorim disa ditor. Nese ti ben sikur s'te plas as ty, ke fituar respektin e saje
Nga faza e merise ajo do kaloje ne fazen e mallit, do te idealizoje(sa i mire Endri, s'do gjej me nje te tille,...tralalala). Ne kete pike ti e le te vuaje dhe ca dhe ne momentin qe ajo do vije tek ti keshtu si ne copa emocionalisht, ti edhepse i fyer do besh nje sakrifice HUGEEEE dhe do i japesh dhe nje mundesi te dyte 
Cdo femer kerkon nje mashkull me integritet, qe vlereson veten aq sa te mos lejoje as femren qe do t'a cenoje. Duam meshkuj te vendosur. Pak bastarde. Qe i vene kufinjte qarte. E trishtueshme si ide por kjo situate eshte nje loje pushteti qe behet ne çift ku fiton me i forti dhe me i ftohti emocionalisht. Ne çiftet e ekuilibruara/te suksesshem fitimi zakonisht alternohet