Forumi Horizont Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 413 414 415 416 417 418 419 420 421 [422] 423 424 425 426 427 428 429 430 431 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)


Postuar nga Klodel datë 31 Maj 2008 - 18:08:

Re: Leter Malli

Citim:
Po citoj ato që tha Klodel
po afrohet tre vjetori Mamush. dicka me kerciti kur babi me pyeti nese do shkoja ne qershor per trevjetorin tend. U tremba.. u tremba si iken koha. u tremba se ja kam friken kohes, kam frike mos figura jote zbehet, kam frike mos harrohet, kam frike mos nuk do te te shoh te qarte te me shfaqesh me ate buzeqeshjen tende magjike dhe me dashurine qe te rrezatonte nga te gjitha tiparet e fytyres kur me therrisje Anushi i Mamit, ate gezimin tend hyjnor per cdo arritje tonen.
Kam kaq mall o ma sa gjera me kane mbetur pa ndare me ty... se di ndoshta ti i ndjek nga lart.... do doja te isha medium te te shihja shpirtin, edhe pse ne endrra me shfaqesh si gjithmone.. ne endrra na shoh te katertve te pandare, ne shtepine tone te vogel qe ne cdo milimeter, ne gjithshka mbart prezencen tende. si ato fortesat qe u kane qendruar viteve kane perjetuar shume dhe po t'i prekesh muret te transmetojne gjithshka. e di? nuk kemi ndryshuar asgje... ende jane rrobat e tua te varura ne garderobe, gjerat tek sirtari jot... qe shume here kur kthehem kaloj me ore te tera duke i prekur e duke te perfytyruar ty, aromen tende prej mamushi qe e dashuroja aq shume... fle po tek krevati i madh sic flija me ty, krahet i zgjas drejt anes tjeter sikur te dua te te perkedhel floket. E mban mend? vetem kur luaja me floket e tu te zinte gjumi... sa i doja ato momente kur te dyja flisnim pafund... kur mua se c'me vinin mendime naten qe s'mund te flija e te zgjoja o ma po kjo keshtu... po kjo ashtu e ti ktheheshe e me thoje ah sa po me zinte gjumi... e une e dija qe ashtu ta nxirrja gjumin sepse doja qe te me beje shoqeri...
mendoj shpesh cfare do mund te benim, si do reagoje nese do me shihte qe po realizoj endrat e mia ngadale...... ah sa deshire kam qe te ishe e pranishme ne gjithshka timen....... po ndoshta je me ndjek nga lart dhe une e di qe kam nje engjell mbrojtes e di qe ti jeton ne cdo buzeqeshjen time sepse na kujtonin motra kaq shume ngjanim. jo nene e bije..... jam e lumtur qe po marr hijen tende....

ah sa shume gjera nuk behen me o ma... sa shume gjera mungojne... sa e pazevendesueshme je ti....
nganjehere me kap frika se mos ndryshimet e mia pafund qe kur nuk je me prane meje mund te te largojne... sa here flas me ty naten nuk e di me degjon apo jo... perpiqem ta marr si gje te natyrshme tani qe s'kam me ke t'i ndaj gezimet e problemet e mia ditore... nuk humba vetem nje mamush humba shoqen time, miken time me te shtrenjte mbeshtetjen time, aksin rreth te cilit vertiteshe bota ime, jeta ime.. po perpiqem mamush po perpiqem qe te eci, te kujdesem per babin dhe per vellain si te premtova ne castet e fundit para se shpirti yt te linte trupin tend... duhet te me kesh degjuar sepse ike me nje buzeqeshje....... e qete, me e bukur se kurre.

po me rrjedhin lote tani.. ky forum eshte si magjik hap nje faqe e fillon shkruan ate qe jashte tij nuk e shkruan dot... po ndiej shume mall. nuk jane lote trishtimi se e di qe do jepje shpirtin qe mos rri e trishtuar por jane lote malli. malli kur krahason si do mund te ishte dhe si nuk mund te jete me...


po e mbyll ketu ndryshe do shkruaja pafund.

te dua shume. nuk e di nese ta kam thene sa duhet por shpresoj qe po...

mamushka ime e shtrenjte te dua shume



Vitet ikin, dhembja e malli thellohen. - 6 vjet.
Mendova qe po te kaloja oqeanin do isha dhe nje oqean larg dhimbjes. Ja qe genjeva veten, sepse humbjen tende nuk kam per ta pranuar dot kurre.

Dje po shihja fotografite, po lexoja letrat e tua, kaligrafine tende te bukur, m'u duke sikur ishe thjesht larg. Sikur po te merrja ne telefon do e ngrije ti receptorin, sic e ngrije gjithmone, do degjoja zerin tend.

Serisht genjeva veten- pse e genjej kaq shume? Shpirti im sikur e ka me suste kohen e tronditjes. Afrohet pervjetori e fillojne endrrat e frikshme, e zgjimet plot lebetitje.

sot pashe ne enderr sikur humba dhe babin o maaa... akoma po dridhem, edhe pse fola nje ore ne telefon e gjithshka eshte mire.

Det i trazuar qe s'dihet kur do qetesohet, nese do arrije ndonjehere te qetesohet.


  Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 413 414 415 416 417 418 419 420 421 [422] 423 424 425 426 427 428 429 430 431 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.