Forumi Horizont | Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43] 44 45 46 47 48 49 50 51 52 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)
sikur te mundesha !
valeza ajri delikate,te fresketa me rrembejne me te voglin mendim,ate mendim te imet qe per pak kohe ta kushtova ty... ty dhe pendimit tim,,, dhe nuk e di pse u ndieva mire.
Harrova ku isha,mbylla syte dhe jeta mu duk ndryshe!!! pikerisht tani duhet ta mundoj veten me pyetje te kota?? Sikur kjo te ishte tentativa e fundit e pak minuta kaq te qeta.
Nje tingull gacmon kete meditimin tim "modest" por shpejt vura re se ishte vetem nje tik-tak ore.Hap syte dhe shoh njerez qe vrapojne?!... Shiu binte me mosperfillje... e pata zili.Doja te indiferente ndaj jetes me te njejten force!
Dhe perseri e pashe veten vetem ,ne stolin ku isha ulur degjohej vetem zhurma e shiut dhe cdo detaj tjeter i natyres heshtte.
Lehte,mbi sup me ledhatohet nje gjethe,tashme e verdhe, sikur donte te me thoshte: " eshte koha te kthehesh!!! " ( meshira e nje momenti imagjinar lekundi per nje cast vendimin tim). U ngrita dhe rifillova te eci.kjo levizje hapash me fali kenaqesine e nje harrese. Ne keto momente perqafimi midis vetmise time dhe indiferences se shiut,i vetmi mekat qe doja te rrefeja ishte njohja me ty.,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Dikush me ofron strehen e nje cadre dhe per cudine time e pranova. Vendosa keshtu te kthehem ne rutinen e kesaj dite vjeshte.
Ndoshta njehere tjeter do e gjej kohen per te te kerkuar falje ...por jo sot, jo tani!
Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43] 44 45 46 47 48 49 50 51 52 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.