Forumi Horizont | Gjithsej 56 faqe: « E parë ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43] 44 45 46 47 48 49 50 51 52 » ... E fundit » Trego 56 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- nje pjese nga mendja ime... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12880)
nje dite si gjith te tjerat
te merresh me kalamaj,ka bukurine e vet dhe ne te njejten kohe veshtiresine e vet. kjo,sepse,per ta edhe vizita eshte pjese e lojes se tyre te perditshme dhe nuk duan tia dine se cfare po ndodh rreth e qark. nuk duan tia dine se per cilen arsye jane paraqitur ne ate vizite! e vetmja gje qe i sjell pak shqetesim kur futen ne ambulator eshte prezenca e infermierit me kemishen jeshile qe perkthyer ne gjuhen e tyre do te thote "nje qenie me age ne dore,gati per ti marre gjakun per analiza"
per sa i perket muhabeteve,nuk mund tu flasesh per Interin a per Milanin ose per filmin e fundit qe pe ne televizion ose kinema. maksimumi do fillosh ti permendesh personazhe di Goku,Gromits,Yugi-yo,Pokemonet. mund ti pyesesh se cilet personazhe u pelqen me shume,se deri ne ca pike ka mberrit Goku,a e mundi Marshinbun apo jo () e gjona te tilla. nga ana tjeter serioziteti i muhabetit ka kapur pikat me te larta me nje larmishmeri detajesh qe ne nje moment duhet tu besh prite nese shpreson qe brenda ores 2 te drekes se kthehesh ne shtepi (:p). sa per gocat mjafton tu permendesh Winks-et dhe gjeja e pare qe te pyesin eshte "cila nga Winks-et te pelqej"...pergjigja gjithmone eshte Flora,edhe pse nuk ja kam idene se kush eshte por te jeni te sigurte qe ka pelqimin e shumices se gocave te vogla
.
ndoshta nje bisede e tille mund te duket si pakuptim,por eshte pika kyce per ta bere nje femije te filloje te kete besim tek ty,duke qene se do te duhet ta vizitosh.
e nese kjo pike nuk ka arritur qellimin e duhur,atehere mund te perdoren metoda te tjera si psh marreveshjet qe nese ti me le te degjoj zemren dhe mushkerite ty,une do te le te degjosh zemren dhe mushkerine time me fonendoskopin. me kete metode,mund te besh per vete edhe ate pjese te vogel kokefortesh per te cilet Goku ste kishte ndihmuar.
femija i rradhes ishte rreth 2 vjec.tip i qete.rrinte ul aty ne karrike e se ca luante neper duar. pasi ju be vizita dhe ju degjua kafazi i kraharorit,u ul serish dhe vazhdonte routinen e tij. ne ate moment i zune syte shkopat qe ulin gjuhen kur kerkon ti shohesh fytin dhe ne menyre istinktive zgjati doren dhe kerkoi te kapte nje. i dhashe 3 cope. nderkohe qe doktorresha fliste me te emen per dieten dhe problemet qe femija kishte ai fillonte shperndante shkopat,nje per mamim, nje per doktorreshen,nje per vete.pastaj i mblidhte serish. nje bote komplet me vehte nga ajo ku ndodhej.
ja mora njerin shkop dhe i vizatova nje yll,nje hene dhe diellin nga njera faqe e shkopit. pergjigja e tij? -prap! ne fund perfundova qe i bera nga 3 vizatime ne secilen ane te shkopave (jo per gjo,po kush te linte mo
),nder keto anije,avion,makine,topolinon,paperinon, nje peme etj...
pasi doktorresha perfundoi keshillat,me kerkoi ti shkruaja terapine ne kompjuter. nderkohe qe shkruaja shihja here pas here femijen qe i shkelqenin syte nga gezimi dhe i tregonte te emes,shkopat me vizatime siper. e ema qe i thonte "sa te bukuuuur. si thuhet ne keto raste?"
femija i vogel,u cua,beri xhiron rreth tavolines,erdhi me hodhi krahet ne qafe dhe me puthi ne faqe.une qe ngela sepse nuk e prisja.
"kjo eshte menyra e tij per te thene faleminderit" tha e ema!
Gjithsej 56 faqe: « E parë ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43] 44 45 46 47 48 49 50 51 52 » ... E fundit » Trego 56 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.