Forumi Horizont | Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43] 44 45 46 47 48 49 50 51 52 » ... E fundit » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)
Controsesso (1964)
Regjia: Renato Castellani, Marco Ferreri, Franco Rossi
Skenari: te ndryshem
Aktore: Nino Manfredi, Ugo Tognazzi, Dolores Wettach, Anna-Maria Ferrero
3 episode filmike qe nuk kane shume lidhje me njeri tjetrin. Autoret kane menduar te lidhin aspektet tragji-komike te seksit ne vitet '60, por rezultati nuk eshte shume evident ne film.
Episodi "Cocaina di domenica": Nino Manfredi eshte burri qe do iki ne ndeshje, mirepo gruaja e vet mistrece e vonon, derisa te dy gjejne nje qese kokaine te fshehur anash ballkonit. Fillojne te mendohen cfare ta bejne derisa e provojne vete padashje dhe sjellja e tyre ndryshon dukshem. Sekuencat filmike jane dinamike dhe kjo e ben episodin te kendshem.
Episodi "Il proffesore": Ugo Tognazzi luan rolin e nje mesuesi me principe, i cili jeton akoma me tezet. Autori le te nenkuptohet nje instikt i tij seksual qe shkon ndesh me parimet e rrepta qe eshte mesuar. Episodi eshte paksa i avashte dhe i merzitshem. Sidomos ne fund ku ideja nuk del ne pah dukshem.
Episodi "Una donna d'affari": Nino Manfredi shikon nje grua te mrekullueshme ne rruge dhe e fton te takohen. Cuditerisht gruaja tregohet e gatshme dhe pranon ta takoje pasdite. Te dy takohen dhe gruaja tregohet edhe me disponibel nga c'mendonte burri. Por ajo eshte biznesmene dhe telefonatat e saj i nderpresin gjithmone seksin pa filluar akoma. Burri perfundon te rrije pas saj gjithe diten dhe te humbase vendin e punes. Episodi eshte i bukur dhe perfundon ne nje menyre shume komike.
Nino Manfredi eshte shume i zoti ne kete film. Dy episodet e tij jane me te bukura dhe venia ne poziten e mashkullit qe detyrohet te pranoje situatat i shkon shume mire.
Pjese nga episodi "Cocaina di domenica" ----------------------------- Fillimi i episodit "Una donna d'affari"
-------
Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43] 44 45 46 47 48 49 50 51 52 » ... E fundit » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.