Forumi Horizont Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43] 44 45 46 47 48 49 »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Mbi disa punime te miat-R.Th. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18794)


Postuar nga robert datë 28 Dhjetor 2015 - 22:09:

Analizë mbi këtë vidio!
Min.0-0,10: Në fakt, siç edhe është thënë shpesh, shpejtësia e dritës nuk është baza e prinzipit të relativitetit. Fatkeqsisht, konstantia (teorike) e shpejtësisë së dritës e ka ngatërruar Ajnshtajnin, pasi kjo shpejtësi maksimale dhe konstante e dritës duhet parë (marrë, kuptuar) si një maksimë universale e Natyrës, ku çdo shkak e ka një pasojë, që gjithashtu është sërish një shkak për një pasojë të mëtejshme, e kështu më tej. Duke e trajtuar si të tillë, kjo shpejtësi maksimale (si e tillë edhe shpejtësi konstante) nuk e ka prekur principin e relativitetit, pra gjithshka është relativ, sepse nuk ekziston në hapsirë një pikë e palëvizshme.
Përveç kësaj (min.0,10), si dhe përse e deformon (përkul) hapsirën kjo shpejtësi drite? A nuk ka thënë Ajnshtajni: hapsira e përkulur (deformuar) përkul edhe dritën?! Po, ai e ka thënë. Atëhere si e përkul (deformon) drita hapsirën?!
Min.0,40-0,56: kjo kafe nuk mund të pihet gjithmonë në qetësi, me rritjen e shpejtësisë, sepse vetë kjo rritje e vazhdueshme e shpejtësisë na çon neve jashtë sistemit inercial (lëvizjes drejtvizore të njëjtë). Dikur do të fluturonte kafja në dysheme. Vetëm nëse e marrim teorikisht, sikur neve fluturojmë prej një kohe shumë të gjatë në një shpejtësi afër asaj të dritës, vetëm në këtë rast mund të flisnim (sërish teorikisht), po ne mund ta pimë kafen në qetësi.
Min.1 deri 1,10sek.. Po, Ju lëvizni me 806 km/orë, në lidhje me sistemin Tokë. Për një pikë tjetër referimi, p.sh. Marsin, Ju lëvizni më shpejt, pasi lëviz dhe toka. Pra, gjithshka është relativ! (Mësimet e shkollës fillore)
Deri min. 1,55. Jo, Ju nuk keni një problem më këtë gjë, sepse kjo është një kufi i Natyrës. Pra, drita përhapet në çdo anë njëlloj. Kështu, Ju ndizni një dritë në aeroplan, dhe paralel me Juve ndez një njeri tjetër një dritë jashtë (aeroplanit), të dyja dritat do të përhapen njëlloj, e do të arrisin në të njëjtën kohë një pikë të caktuar. Kontraktimi i gjatësisë së objektit fluturues nuk ka të bëjë me shpejtësisnë e dritës, pasi drita nuk na vjen nga i gjithë objekti fluturues, por na vjen vetëm nga burim i caktuar aty, burim mjaft i vogël aty. Përveç kësaj, drita përhapet njëlloj në të gjitha anët, pra ky kontraktion i gjatësisë ka të bëjë vetëm me lëvizjen nga përpara, si gjithnjë në lidhje me një pikë referimi të caktuar (p.sh. Tokën). Pra, kontraktioni i gjatësisë (ideja e Lorencit) nuk ka të bëjë me shpejtësinë maks.-konst. të dritës.
Min.1,55 Aa-ha! Po flitet për kontraktimin e gjatësisë së hapsirës! Pra na vjen sërisht i njëjti gabim si në fillim (të filmit), “shpejtësia e dritës përkul hapsirën”! Po prit njëherë, ne flasim për një rrugë të caktuar të dritës (300.000 km.) në një kohë të caktuar (1 sek.)! Çfarë kontraktimi të hapsirës kemi ne këtu?!
Deri min.2,17: Natyrisht Ju shoqëroni në aeroplan për një kohë më të gjatë dritën e një llampe në Frankfurt, nga sa shoqëron atë një njeri në tokë, sepse Ju jeni në lëvizje siç edhe drita. Sa më shpejt të fluturoni Ju, për kohë më të gjatë do ta shoqëroni Ju dritën e tokës. Kjo është arithmetikë (matematikë) e shkollës fillore.
Deri min. 2,44 . Po i dashur, për Ju ecën (teorikisht) koha më ngadalë. Vetëm për Ju! Por koha në Univers nuk është e ndarë në miliarda kohë. Koha është abstraksion i lëvizjes. Thjesht një abstraksion i yni, i njerzve, dhe i ndarë prej neve në sekonda, orë, javë, etj. Pra koha është (lëviz) panvarsisht prej nesh. Në vështrimin dhe matjet tona nis pastaj se nga cili sistem referimi ne vrojtojmë dhe masim. Sa më afër shpejtësisë së dritës që ne të lëvizim, për aq kohë më të gjatë e shoqërojmë ne një sinjal drite ose një korpuskul, apo një foton. (Matematika e shkollës fillore.)
Deri min.3,17: Jo djalosh, koha është e pavarur nga ne. Ajo çfar ne masim me orët atomike, na tregon vetëm sjelljen e këtyre atomeve në lartësi të ndryshme prej qëndrës gravitacionale të tokës, na tregon neve sjelljen e këtyre atomeve në shpejtësi të ndryshme dhe në drejtime të ndryshme në lidhje me drejtimin e rotacionit tokësor, pasi edhe ky drejtim i rotacionit tokësor ka një rol (influencon) tek lëvizja e atomeve të orës atomike. Pra, këtu kemi të bëjmë me një fenomen fizikal, dhe jo me kohën.
Deri min.4,14 ne kemi vetëm formulën e Njutonit: F=m.a (pra: Forca = masa herë nxitimi). Tek Ajnshtajni kemi vetëm aspektin relativist më shumë, pikërisht tek c² (pra c në kuadrat, gjë të cilën nuk e kuptoi as vetë Ajnshtajni, pasi në Natyrë ne nuk kemi shpejtësi mbi c!). Pra: F=m.a do të ishte në formën relativiste: F=m.a². Në vend të kësaj ne kemi të njëjtën formul, por fjalë-ndërrim: E=m.c², gjë që e mëson çdo nxënës i klasës 7, ose 8, ose9.
Tek min. 5,04 deri 5,08 burri i filmit thotë atë që dihej qysh nga Njutoni dhe më vonë nga Kavendishi dhe Soldneri, në fushat e fuqishme gravitationale drita tërhiqet prej tyre. Deri këtu në rregull. Vetëm se, këtu burri më lart thotë, “Drita do të përshpejtohet prej kësaj”! Pra, tipi lart në film nuk e ka kuptuar principin e relativitetit, po kështu si Anshtajni më vonë! Biles, tipi në film shkon një hap më tej se sa Ajnshtajni, ai e merr c² si shpejtësi drite të dyfishuar!!!
Min.5,32 deri 5,52: duhet thënë, po satelitët e sistemit JPS (xhi-pi-es) duhet ti vendosin herë pas here orët e tyre në një rrahje (kohë) me orët e tokës, por kjo nuk ka të bëjë me Kohën, kjo ka të bëjë me sjelljen fizikale të atomeve në këto orë. Nëse një orë lëviz në drejtimin e rotacionit tokësor, dhe ora tjetër lëviz në drejtimin e kundërt, (parametrat e tjerë janë të njëjtë), është e kuptueshme që atomet e njërës orë sillen (lëvizin) ndryshe nga atomet e orës tjetër. Kjo nuk ka të bëjë me Kohën në vetvete.
Min.5,53 deri 6,03 burri në film thotë: “Fushat e gravitetit shtypin (përkulin) hapsirën në vetvete”! OK, por prit pak, a nuk donim ne të shpjegonim deri tani se çfarë është Graviteti!? Po, këtë donim ne deri tani të shpjegonim, këtë donte të shpjegonte Ajnshtajni, këtë don të shpjegojë çdo shkencëtar. Por këtu kjo merret sikur është e njohur! Pra, ne (burri) e dimë se çfarë është Graviteti dhe fusha gravitacionale, dhe ne (burri në film) shpjegojmë më tej (në film) se si këto fusha graviteti shtypin (përkulin) hapsirën! Moment një herë! Ne duhet të shpjegojmë më parë çfarë është Graviteti dhe fusha gravitacionale! Pastaj mund të flasim nëse shtypet (përkulet) ose jo Hapsira!
Min.6,03: Kontraksioni i gjatësisë! Prit njëherë! Këtë e kishim njëherë tek Teoria Spez. e Relat., në shpejtësitë e mëdha. Këtë e kemi ne edhe këtu tek Teoria e Përgj. e Relat., në fushat e fuqishme gravitacionale, ku drita përthyhet, ku pra kjo nuk lëviz dot me shpejtësinë maks.-konst.! Kjo duket çmenduri! Ose burri (lart në film) na sjell një teori të re, ku shpejtësia e dritës shtohet tek fushat e fuqishme të gravitetit, pra kishim deri tani tek c kohën = 0, tani duhet të kemi kohën nën 0 !!! Oh, Zot, si mundet kjo?!?
Min.6,40: OK, mund ta perceptojmë që drita ngadalsohet në fushat e fuqishme të gravitetit, por si mund të kuptohet, që edhe hapsira do të zvoglohet (përkulet) ? Apo hapsira është e shtypur (përkulur), dhe nga kjo drita ngadalsohet? (Çfar edhe më e natyrshme dhe e kuptueshme duket.)


  Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43] 44 45 46 47 48 49 »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.