Forumi Horizont Gjithsej 61 faqe: « E parë ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43] 44 45 46 47 48 49 50 51 52 » ... E fundit »
Trego 61 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Disa dallime: 8 (25) vjet Berisha vs 3 vjet Edi Rama Kryeminister (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18806)


Postuar nga NS-6 datë 08 Tetor 2016 - 20:59:

Ceshtje e plehrave ka dale si pike e perbashket e te dy paleve qe vendosen ne krahasim ne kete teme. Pastaj, dikush i quan plehra, dikush mbetje, dikush skorie, ec e merre vesh sepse per kete kemi politikanet tane qe e bejne dallimin sepse kemi nga ato qe jane plehra, disa jane mbetje dhe disa skorie por gjithsesi te gjithe jane brenda ne te njejtin parlament!

Ligji i plehrave tregoi edhe njehere qe vetem kur na djeg menderja te gjitheve atehere levizim deri dikut por per sa kohe digjet bacja e komshiut, sem bie mendja me i dale ne krah. Treguam edhe njehere qe gjerat i bejme pa i analizuar fare per efektet (del Eduard Shalsi dhe thote qe skorie do te kemi 2% por harron qe kur flasim per tonelata mbetje a plehura edhe ky 2% merr rendesi, por kjo tregon qe ai vete eshte skorie...thene ndryshe m*ti i m*tit te m*utit keshtu qe eshte e kote te merresh me te sepse ai eshte hallka e fundit e zinxhirit sepse urdheri ka ardhe nga shume me larte pa ka folur ai).

Ajo qe akoma nuk kuptojme eshte qe na hedhin hi ne sy ne momentin e zgjedhjeve dhe vuajme pasojat per 4 vite me rradhe sepse nuk na llogarisin me! Cfare menyrash kemi ne qe ti kerkojme llogari ketyre personave qe votojme? Sa i dalin keto ne krah zones qe kane votuar ne problematika te ndryshme qe ndodhin? Zero! Sepse ketu varet vetem cfare thote kryeministri dhe gjithe te tjeret jane sus dhe ngrene vetem kartonin jeshil kur u thuhet!

Eshte per te ardhur keq qe akoma kemi shqiptare qe arsyetojne qe jam me Salen, jam me Ramen e jam me Meten! Nje mentalitet i vjeter qe duhet te ishte zhdukur tashme, ashtu sic duhet te ishte zhdukur edhe periudha e tranzicionit qe po kalojme prej 26 vitesh!

Eshte per te ardhur keq qe shohim te njejtin skenar qe perseritet cdo 4 vjet (fillohet me parazgjedhjet ku perurohen gjera pa mbaruar, pastaj jepen premtime, pastaj ofrohet miell, pastaj merret vota, pastaj popullit i futet krahu per 4 vjet dhe rreth vitit te katert fillohet serish e njejta routine) dhe akoma nuk kemi zene mend! Atehere te mos ankohet kush sepse keto qe kemi sjelle ne krye peshojne ne voten e gjithkujt prej nesh! Me mire te mos votosh ose te besh voten e pavlefshme se sa te votosh keto sepse nje te neserme te pakten mund te thuash qe keto gjera nuk behen ne emrin tim!


  Gjithsej 61 faqe: « E parë ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43] 44 45 46 47 48 49 50 51 52 » ... E fundit »
Trego 61 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.