Forumi Horizont Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43] 44 45 46 47 48 49 50 51 52 » ... E fundit »
Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiv (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=360)
-- Tematika nr. 1 Lufta ne Irak (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=247)


Postuar nga JMD datë 16 Shkurt 2003 - 03:26:

Demokraci me lufte.

Pershendetje te gjitheve.
Perpara se te shkruaj lexova te gjithe opinionet tuaja dhe nuk arrij te kuptoj ato qe jane pro shkaterrimit ne mase pro vrasjeve dhe dhunes.
Pasi nuk mendoj se e mira e nje vendi vjen nga lufta.
Pastaj dikush shkruante qe kjo lufte behet per te miren e popullit iraken dhe se amerika eshte ajo qe ka sjelle prosperitet dhe lulezim ne cdo vend.
nuk me duken fjale te menduara thelle keto, se po te ishte ashtu qe i referohem gjendjes aktuale asnjeri nuk do te dilte kundra kesaj lufte ose me mire kunder kesaj kapricoje te amerikes.
Pse mos te flasim per luften gati gjysem shekullore qe behet ne palestine dhe ku amerika e injoron krejt per me teper duke favorizuar qeverine izraeliane me politiken e saj.
Apo sepse i intereson nje mbeshtetje e forte ne mes te shteteve arabe.
Pastaj mua me duket me teper nje lufte personale e familjes Bush kundrejt Irakut.
sepse sic dihet fare mire edhe ne kohen e Bush Senior pati nje lufte me irakun ne mos gabohem.
Nuk dua qe te me keqkuptoni sepse nuk jam pro dikatures ,pak a shume i dime te gjithe pasojat e saj por nuk jam dakort rrezimi i saj me anen e nje diktature tjeter qe mban emrin "demokraci".
Amerika pergatitet per rrezimin e diktatorit Sadam duke harruar qe ne kufijt e saj ndodhet nje diktator tjeter Fidel Kastro.
Por as qe nuk permendet fare nje gje e tille pasi nuk eshte ne interesat e saj.
pastaj ketu lexova edhe dicka qe kishte thene korcarje qe ne usa vdiqen 2995 vete te kulturuar kurse ne Afganistan vdiqen 5000 njerez qe jetonin neper guva.
popse mi te keqen ku je ti ne treg qe qe i krahason njerezit me arra .u thyva ma shume e ti ma pak .
Pra sipas teje ato qe vdiqen ne afganistan ti nuk i konsideron si njerez po si kafshe ose si nje qenie inferiore ndaj teje qe nuk kishin te drejte te jetonin.
nejse mua me duket nje arsyetim absurd ,por megjithate ai eshte vetem i joti dhe nuk ka te drejte ta heqe askush.
Dua te them qe mundohuni te jeni sa me objektiv sepse asnje lufte nuk ka sjelle zhvillim apo demokracine dhe mendoj se ka shume forma te tjera me te civilizuara per te zgjidhur kete problem.


  Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43] 44 45 46 47 48 49 50 51 52 » ... E fundit »
Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.