Forumi Horizont Gjithsej 153 faqe: « E parë ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43] 44 45 46 47 48 49 50 51 52 » ... E fundit »
Trego 153 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- cfare semundje eshte ...? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4752)


Postuar nga Shtojzovalle datë 25 Shkurt 2006 - 01:51:

detaje mbi hemangiomat

Cod. A24022006

Mire se te gjejne keto shkronja football,

po ne te shumten e rasteve hemangiomet shfaqen pas lindjes se femiut, mund te jene 2 dite, 3 dhe siq thuani Ju pas dy jave...
Ka femije tek te cilet keto rriten me nje shpejtesi te pakontrolluar, por ka edhe asosh tek te cilet ato vetvetiu largohen ose mbeten nga madhesia te njejta. te pjesa dermuese e femijeve keto hemangiome terhiqen me kalimin e kohes, dhe puthuajse deri ne fazen e pubertetit humbin teresisht.. Por si gjithnje ne mjekesi, fatkqesisht ka edhe perjashtime negative ku nje perqindje e vogel, tek te cilet keto nderlidhen me defekte te brendshme trupore, dhe si rezoltim mund te kete ndonje rrezik per demtimin e organeve te tjera si psh. syte, veshkeve etj. etj. etj..Por te jem e qarte, keto lendime ne organe te ndryshme mund te ndodhin vetem nese hemangiomi eshte thelluar nen lekure dhe vazhdon rritjen e tij perbrenda e jo mbi lekure(hemangiomi mbi lekure eshte siq kam thene me lart totalisht i parrezikshem, duke menduar se ne rastin tuaj ka te beje me lekuren). Ne kete rast nuk duhet pritur asnje moment, duhet intervenuar permes lazerit, sepse kjo terapi eshte me e mira per largimin e hemangiomeve qe rriten nen lekure, dhe shkaterrohen rrenjesisht.

Kurse hemangiomi qe eshte mbi lekure, dhe prishe estetiken e foshnjes, preferohet qe me mire te largohet sa me heret (qe te qetesohen te gjithe), eh, menyra me e mire e largimit te H. ne lekure eshte ajo me terapine e ftohjes(Kontaktkryochirurgi), sepse kjo nuk ka pothuaj asnje pasoje negative dhe nuk shkakton dhimbje tek femiu....

Kjo terapi behet keshtu: mbi hemangiom vendoset nje metal qe eshte i ftohur deri ne 196 grad minus, nese eshet i vogel mbahet 7 sekonda(15 sekonda, nese ka madhesi shume) Tek shumica e femijeve mjafton vetem nje trajtim, pra varet nga madhesia, nese eshte me i madh duhet te perseritet... me kete metode shkaterrohen te gjitha qelizat e demshme ne menyre krejt mekanike...
Ne Gjermani kjo metode praktikohet pothuajse ne secilen klinik ete dermatologjise..

Ndersa sa i perket asaj me te pamurit, ka shume arsye te ndryshme, ne kete rast nuk besoje assesi se ka te beje me hemangiom. Pothuaj secili i dyti femije ka nevoje per syze, por ka prinder qe dobesite e tilla nuk i hetojne deri ne moshen madhore te femiut, pra asgje per brengosje. Me hemangiom do kishte te beje, ne rast se e ka direkt ne bebezen e syrit, ku munde te rritet dhe ta mbuloje te pamurit. te kuptoje krejtesisht, se edhe une kam hasur ne mendime te tilla, ku thuhet se gjoja hemangiomi mbi lekure ndikon negativisht ne organet e te pamurit, por kjo teori eshte per mendimin tim e pajustifikueshme, vetem shkakton frike e hiq me shume..

***Kur te kam kohe heren tjeter do te shkruaj per nje semundje tjeter te quajtur Recklinghausen-Syndrom, (njolla ngjyre kafe ne tere trupin e femiut).***

Sa me heret qe barte syze femiu, aq me teper shpejtohet procesi i sherimit...kuptohet nese ka te beje vetem me largpamesine dhe shkurtpamesine, nese ka defekte tjera athere duhet metoda tjera adekuate: une per vete nuk preferoje kurre nderhyrje me lazer, sepse pasojat jane me permasa fatale....

Kaq per sonte e nderuara football, shpresoje te kem ndihmuar sadopak.

shume shendet per te gjithe...

PS: nuk do thote aspak, nese ne familje nuk ekziston ndonje mangesi gjenetike, te mos paraqitet ndonje semundje tek brezat e ardhshem. cdo gje mund te ndodhe, asgje nuk perjashtohet...duke pasur parasysh shkaterrimin e ambientit, menyren e jeteses, ushqimit etj.. etj...


  Gjithsej 153 faqe: « E parë ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43] 44 45 46 47 48 49 50 51 52 » ... E fundit »
Trego 153 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.