Forumi Horizont Gjithsej 435 faqe: « E parë ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43] 44 45 46 47 48 49 50 51 52 » ... E fundit »
Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Zoti? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6378)


Postuar nga volter datë 11 Janar 2005 - 14:39:

Thumbs down

Citim:
Po citoj ato që tha isra


Ky eshte konstatimi me i suksesshem i jetes tende, eshe celesi i suksesit ne kete bote dhe ne tjetren.
Te siguroj Plloshtan, derisa te jesh i sigurt per kete qe ke kuptuar,.. do te jesh i lumtur...
I swear!

ia kalofshi mire



Shpresoj dhe une te jem i lumtur, tani per tani jam shume i lumtur me jeten time, po ka nje gje, pergjate lundrimit te thelle ne filozofine e mencur, tanime jeta me duket hic, me vjen sikur e kam kuptuar prej fillimit e deri pak para fundit...etj, etj

Eshte e vertete kjo, ja tani po e ve nje poezi me te cilen kam udhetuar hapesiren me tere unin, dhe trurin tim, kjo eshte deshmi e vertete...
E shkruar ne pak reshta, por eshte e thelle nga brendesia...

Epitet i bukur

Udhëtova me mend në qiell…
Vërejta rrugën e shenjtë të Hënës
Që nuk ngatërrohej fare me Diellin.
Vërejta Yjet e zjarrta
Që nuk përplaseshin mes veti.
Vërejta Rrugën e qumështit
Që zbukuronte kupën qiellore
Me një sistem të madh yjor.
Vërejta Planetët në strukturën e Sistemit diellor
Që rrinin në hapësirë pa shtyllë. Ndërsa
Planeti Tokë lajmëronte Ajrin për Jetë.
Me urtësinë e trurit të heshtur
Mësova se Bota paska bukurinë e vet
Dhe i thirra mendjes se ka Zot.


  Gjithsej 435 faqe: « E parë ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43] 44 45 46 47 48 49 50 51 52 » ... E fundit »
Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.