Forumi Horizont Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43] 44 45 46 47 48 49 50 51 52 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6556)

Postuar nga Katilesha datë 02 Qershor 2009 - 01:18:

Revolutionary Road

E kam shijuar e analizuar deri ne detaje sot kete film ,sepse ne kinema isha vetem une dhe 2 miket e mia per ta pare. Ja ky eshte realiteti shqiptar qe duke qene shume larg ketyre realiteteve , nuk eshte i interesuar as t'i ndjeke ato....

Mua ne fund me la nje shije te hidhur dhe me frikesoj  per te ardhmen....Cdo gje eshte potencialisht e mundur per te na ndodhur ne jete. Nuk duhet harruar se ajo drame neser mund te behet edhe drama ime...

http://www.youtube.com/watch?v=8z6kDo1OFzE

Postuar nga Tulipani datë 02 Qershor 2009 - 16:28:

Citim:
Po citoj ato që tha Talesofadream

.......

Po e kam lexuar Kodin qe kur doli ne fillim  dhe filmi eshte po aq dinamik dhe intrigant sa dhe Kodi. Te rekomandoj ta shohesh sepse nuk do pendohesh. Pastaj Tom Hanks e ben edhe me te kendshem filmin. Eshte zgjedhur aktori perfket per nje film te papare..

Atehere mora konfirmimin qe dyshoja ... dmth qe dhe ky eshte njesoj si ai i pari. Qe thua e dashur Kat mua libri i pare me pelqeu por jo filmi, pastaj pata idene e gabuar te lexoj gjera te tjera dhe te smontoj cdo teori te filmit. Mos beni kesoj budallalleqesh si mua :p

sa per Revolutionary Road ... cdo gje mund te na ndodhe por ... dhe s'mund te na ndodhe. Ne shumicen e rasteve gjejme gjithmone dicka per tu kapur e ngritur prape, dhe pse se kuptojme menjehere.

ps. sa per kinemane, s'eshte vec ne Shqiperi. Ato jane rastet qe dua me shume, me tregon qe te tjeret po humbin dicka e une jo

Postuar nga Fajtori datë 16 Qershor 2009 - 03:23:

Il divo (2008)

Me film idiot, s'ka ku te shkoje. E kam filluar 10 here dhe prape mezi po e duroj deri ne mes. Filim tipik italianesh, nga keta modernet, me regjizore qe i duket vetja artiste se levizin kameran para-prapa ne vend te deres. Toni Servillo (aktori kryesor) eshte antipatik si gjithmone. Disa kritikeve i duket si aktor kushedi, por s'ka asnje plasticitet, di vetem te percjelle trishtim. Jam i sigurte qe Giulio Andreotti eshte shume me kompleks, me i lumtur dhe me normal sesa personazhi i rendomte qe ka krijuar ky fare filmi.

Ahh, eshte nga filmat e pakte qe duhet pare ne celular, sepse regjizori i zgjuar leviz kameran poshte e larte GJITHE filmin dhe te merr ment.

Pozitive ka vetem fotografine dhe nja dy montazhe artistike. Por stili i filmit ben qe te duket si shellire kripe, me tentativen e turpshme per te bere gjithe kohes montazhe artistike me lloj lloj muzikash, dhe me shumicen e aktoreve qe kane marre ne azilin e pleqve.

Postuar nga Fajtori datë 17 Qershor 2009 - 01:22:

L'imbalsamatore (2002)

Ndoshta nje miks i rastesishem skenari dhe regjie, por ky eshte film vertet i kendshem. Aktori xhuxh eshte vertet i zoti (Ernesto Mahieux). Ndersa historia eshte nga ato qe ngulen thelle ne memorie per vite me rradhe, sepse eshte... anormale. Fotografia e bukur ben pjesen e vet.

Postuar nga Tulipani datë 21 Qershor 2009 - 18:14:

Milk

Jo shume interesant sepse si gjithmone regjisori eshte shume rremujaxhi e jo linear, se c'ka qe nuk te le te futesh thelle ne film ndoshta siperfaqesor.Tema eshte sociale, te shikosh Ameriken aq konservatore e ca palo kengetare qe bejne kryqezata morali te ben te kuptosh se c'kane hequr homoseksualet e asaj kohe. Ka nderthurje te bukura me imazhe reale dhe fotografia ndonjehere behet si ato te asaj epoke por s'ka lidhje me filmin jane vec preferenca te miat. Sean Penn ne nje nga rolet e tij me te mira, po me erdhi keq per syte e mi te shikoja James Franco ne nje pozicion te tille ahhh ...

Postuar nga IntrIgante datë 21 Qershor 2009 - 18:27:

Re: Il divo (2008)

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Me film idiot, s'ka ku te shkoje. E kam filluar 10 here dhe prape mezi po e duroj deri ne mes. Filim tipik italianesh, nga keta modernet, me regjizore qe i duket vetja artiste se levizin kameran para-prapa ne vend te deres. Toni Servillo (aktori kryesor) eshte antipatik si gjithmone. Disa kritikeve i duket si aktor kushedi, por s'ka asnje plasticitet, di vetem te percjelle trishtim. Jam i sigurte qe Giulio Andreotti eshte shume me kompleks, me i lumtur dhe me normal sesa personazhi i rendomte qe ka krijuar ky fare filmi.

Ahh, eshte nga filmat e pakte qe duhet pare ne celular, sepse regjizori i zgjuar leviz kameran poshte e larte GJITHE filmin dhe te merr ment.

Pozitive ka vetem fotografine dhe nja dy montazhe artistike. Por stili i filmit ben qe te duket si shellire kripe, me tentativen e turpshme per te bere gjithe kohes montazhe artistike me lloj lloj muzikash, dhe me shumicen e aktoreve qe kane marre ne azilin e pleqve.

Tani pertej profesionalizmit te regjizorit edhe attributeve skenike,une mendoj se eshte i realizuar si film,permban nje mori frazash alla Andreotti te vendosura ne kontekste interesante....
Pastaj se sa i lumtur eshte andreotti kjo s'me duket as per tu diskutuar,ajo qe s'me pelqen eshte shtremberimi i vertesise se ngjarjeve me te rendesishme te ndodhura ne it gjate atyre viteve....

P.S Skena ku Riina puth Andreottin ma hep petllen

Postuar nga Balerina datë 22 Qershor 2009 - 00:23:

The Proposal

Ishte film gallate. Une qeshja dhe lotet me pershkonin faqet se me te vertete kishte ca skena qe te linin pa marre fryme nga te qeshurat. Por a eshte ndonje film i arrire? Eh. Eshte shume i lezetshem, por vetem kaq. Gjithsesi, keshtu filmash luan perhere Sandra Bullock.

Postuar nga matrian datë 22 Qershor 2009 - 00:32:

http://www.youtube.com/watch?v=40X_XkmqGao

Filmi: "Lives for a day"

Akoma besoj tek njerezit dhe virtytet e tyre!
Me ben qe te jem optimist + cdo dite qe vjen do jete me e mire!
I love it!

Postuar nga Roi datë 22 Qershor 2009 - 16:01:

Re: Il divo (2008)

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Me film idiot, s'ka ku te shkoje. E kam filluar 10 here dhe prape mezi po e duroj deri ne mes. Filim tipik italianesh, nga keta modernet, me regjizore qe i duket vetja artiste se levizin kameran para-prapa ne vend te deres. Toni Servillo (aktori kryesor) eshte antipatik si gjithmone. Disa kritikeve i duket si aktor kushedi, por s'ka asnje plasticitet, di vetem te percjelle trishtim. Jam i sigurte qe

E njejta gje qe me ka ndodh mua kur kam pare nje tjeter film me protagonist pikerisht Toni Servillo !
"Le conseguenze dell'amore" ...film absurd !! me te merzitshem dhe pak terheqes nuk kisha pare ndonjehere ...dialoget minimal linin shume per te deshiruar,teper i ngadalte,teper ..kot !
Kur mbaroi nuk doja ta besoja...mendoja se rregjisori duhej te fillonte te shtjellonte nga fundi shume perse-ra,por jo ! filmi mbaron dhe te le vertet nje shije te keqe pasi thua...ca filmi eshte ky...! Faktikisht e pashe dhe nje here te dyte per ta kuptuar me mire,por hic ! ose me sakte kuptohej se ca donte te thonte rregjizori,por prape nuk ta mbushte mendjen menyra si ishte realizuar si edhe zdhjedhjet qe protagonisti ben gjate filmit !
Mendoj edhe une se Toni Servillo eshte nje aktor i mbivleresuar ! Dhe cudija eshte se kritika italiane vetem e mburr,s'lexova njehere nje kritike jopozitive kundrejt tij ! Sdq filmin ne fjale nuk eshte se e ka shkruajtur ai,por prape menyra se si luan,mimika (per te cilen aq shume e mburrin) nuk me bind aspak !!

Postuar nga Tulipani datë 22 Qershor 2009 - 17:03:

Citim:
Po citoj ato që tha Roi

Me shkaterrove nje film qe me ka pelqyer ne pak rrjeshta. Le conseguenze dell'amore eshte shume minimalist , jo domosdoshmerisht shume gjera qe ndodhin aty duhet te kene kuptim per ne. Personazhi eshte atipik tamam si veprimet e tij. Ndoshta ka arritur ate momentin kritik qe e ben te dale me gjithe pasigurite e frikat qe ka. Monologet e tij jane te bukur sikur do ti shpjegoje vetes se cfare po i ndodh e ate ne menyre indirekte te na e percjelli dhe neve.

Perfundimisht une paguhem per te bere keto recensione :p

gjithsesi me pelqen te shikoj mendime te kunderta.

  Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43] 44 45 46 47 48 49 50 51 52 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.