Forumi Horizont Gjithsej 647 faqe: « E parë ... « 422 423 424 425 426 427 428 429 430 [431] 432 433 434 435 436 437 438 439 440 » ... E fundit »
Trego 647 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- 8 Maj 2011. Zgjedhjet per pushtetin lokal. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18347)


Postuar nga Vizioner datë 24 Maj 2011 - 00:39:

Radu: Rinumërimi i votave për Tiranën është 99% i manipuluar

Nikolin Radu | 23/05/2011 |


Ndarja e thuajse 250 000 votave për kryetar të Bashkisë në Tiranë, mund të themi që statistikisht ka qenë 50% me 50% për secilin kandidat. Mirëpo, pas përfundimit të numërimit të rregullt, gjithçka u pasua nga intriga, akuza, padi, debate ligjore dhe përbaltje - ndërkohë që askush nuk ka vijuar të merret me statistikën. Fatkeqësisht
statisticienët janë thirrur në lojë vetëm para zgjedhjeve, për të parashikuar rezultatet,
e nuk i merr kush parasysh kur vjen puna për të interpretuar situatën e krijuar, që po
precipiton në konflikt.


Në 253 vota të numëruara gjatë procesit të rinumërimit që ka nisur KQZ, 68% (173 vota) i përkasin njërit kandidat, Bashës, e 32% (82 vota) i përkasin kandidatit tjetër. Si ka mundësi që ky kampion që pretendohet se është zgjedhur në mënyrë të rëndomtë
të ketë votuar kaq ndryshe nga tërësia e votuesve të Tiranës? Shanset që ky fenomen
të ndodhë natyrshëm (pra pa qenë i manipuluar) janë vetëm 1% , dhe këtë mund ta
konfirmojë çdo njohës i statistikës.


Nëse, siç na mëson rezultati i përgjithshëm, probabiliteti që një votë e panumëruar ende të rezultojë pro kandidatit Basha është 50% (pra 0.5), dhe po aq është probabiliteti që
kjo votë të jetë për kandidatin tjetër. Por probabiliteti që në 255 prova, 173 të rezultojnë
të suksesshme për një kandidat, është më i vogël se 1% . Si ka mundësi që në këtë kampion prej 255 votash rezultatet janë kaq të ndryshme nga e përgjithshmja?


Kjo do të mund të realizohej, ndoshta, vetëm nëse vërtetohet "që gjithë të hutuarit e Shqipërisë, si kategori" mbështesin Bashën. Mirëpo, nuk ka asnjë mundësi që kjo të jetë e vërtetë. Një mundësi tjetër për të justifikuar këtë diferencë kaq të dukshme nga tendenca e nga moda, do të qe nëse do të dinim që kutitë e numëruar kanë ardhur nga qendra votimi ku trendi ka qenë i ngjashëm me këtë të votave që po numërohen tani.

Por vetëm 2, nga 11 njësitë kanë patur rezultate ku njëri prej kandidatëve ka marrë më shumë se 55% të votës. Mirëpo fletët e kontestuara vijnë prej të gjitha njësive, e duhet të pasqyronin shpërndarjen. Numrat nuk gënjejnë, statistika nuk eshtë opinion. Politikanët, opinionistët, përfaqësuesit e huaj, gazetarët - të gjithë këta mund të jenë konfuzë, qëndrimet e tyre mund të jenë të interpretueshme, mirëpo numrat mbeten numra.


Si ka mundësi që një trend i përcaktuar nga 250.000 njerëz nuk u ndiqkërka nga një kampion i vogël i përzgjedhur rastësisht midis këtyre njerëzve? Nëse mundësitë që kjo të ndodhë vetvetiu, pra pa manipulim, janë më të vogla se 1%, atëherë mund të themi se mundësitë që në ngjarje të ketë manipulim dhe ndërhyrje, janë mbi 99%. Sërish është statistika që flet, jo opinioni.


Për të mbështetur një qëndrim të tillë mjafton të përdoren formulat për të gjetur P(X < 173) ku X është numri i sukseseve, e ku e kemi të dhënë faktin që P(X = 1) është 0.5, apo 50%. Të cilës natyre kanë qenë manipulimet, këtë nuk e dimë, e nuk është në interesin tonë. Statistika ka për detyrë të demonstrojë se cilat janë shanset e një ngjarje. Dhe nëse flasim për thyerjen e ligjit dhe manipulimin e zgjedhjeve, ngjarja ka 99% të shanseve të ketë ndodhur.


Nuk ka asnjë arsye tjetër, pasi dy bashkësitë e stërmëdha të mbështetësve të secilës palë nuk dalluan nga njëra tjetra, as në sjellje, as në përqendrim, as në pjesëmarrje, gjatë votimit. Është e pabazë të pretendosh se votuesit e PD janë të paedukuar, e për pasojë nuk e gjetën kutinë e votimit, apo që e kanë për herë të parë votimin e nuk dinë si bëhet, sepse të dyja këto bashkësi (të paedukuarit e të pamësuarit) janë shumë më të mëdha se 255 njerëz, dhe gjithsesi janë të ndara mes palëve, në të njëjtin raport me rezultatin e përgjithshëm.


Pikëpyetjet nuk mbetet t'i shtrojnë analistët, shifrat nuk lejojnë përthyerje, ato duhen respektuar. Një situatë që në 99% të shanseve është e manipuluar, duhet hetuar e duhet parë me shumë dyshim. Natyrisht që nuk mund t'i lejohet kësaj situate që të vendosë se cili do të qeverisë Tiranën, do të ishte e panatyrshme dhe do të shkonte kundër misionit për t'i dhënë besueshmëri votës, e për t'i dhënë institucionalizim demokracisë.


  Gjithsej 647 faqe: « E parë ... « 422 423 424 425 426 427 428 429 430 [431] 432 433 434 435 436 437 438 439 440 » ... E fundit »
Trego 647 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.