Forumi Horizont Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 427 428 429 430 431 432 433 434 435 [436] 437 438 439 440 441 »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Leter shkruar Vetes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14789)


Postuar nga Katilesha datë 07 Mars 2013 - 05:30:

...

Vjen nje moment kur tjetri, ai qe deri dje ishte nje mase misteri qe duhej shkopsitur me kureshtje e vemendje, behet kaq i njohur, kaq parashikues qofte edhe ne habine e vetes, saqe edhe vete qendrimi me ate person te bezdis, sic mund te na bezdise nje njolle yndyre ne fustanin qe kemi veshur per te dale.
Tani dilema ime eshte; ne mos kjo bezdisje eshte karshi vetes? Çka eshte tjetri perpos nje mjet i jashtem, per te zbuluar potncialet tona qe i kemi te ndryme me celsat e egos?
Çka mund te jete tjetri, veçse nje triumf i egos? Çka eshte tjetri, perpos nje pasqyre prej gjaku e mishi?
Te gjitha keto dilema bien perdhé e therrmohen ne mijera copeza kur une shoh percudnim te mesazhit tim njerezor e shpirteror nga "tjetri". Dhe pastaj e marr veten me te mire duke thene "aq kupton, aq din", por kjo s'eshte e verteta, askush nuk "kupton e din aq", duam ne qe ata te "kuptojne e dine aq", jemi ne pra, tjetri ne kete rast eshte vetem mjeti qe do te na ndihmoje per ta realizuar diçka, ose mjeti qe do te na ndihmoje per me PA me sy te shqyer e per t'u ndergjegjesuar per menyren e formesimit dhe shfaqjes se potencialit tone t'egos.
....
Nejse, po e mbylli ketu, sepse lodhja ben punen e vet....


  Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 427 428 429 430 431 432 433 434 435 [436] 437 438 439 440 441 »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.