Forumi Horizont | Gjithsej 683 faqe: « E parë ... « 428 429 430 431 432 433 434 435 436 [437] 438 439 440 441 442 443 444 445 446 » ... E fundit » Trego 683 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- Qeveria e re (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8295)
Jam shume e kenaqur dhe e sigurte ne fitore per zonen e caktuar.
Shkodranet jane me mua, se ofertat e mia si hedhin dot poshte.
Si pjese te fushates elektorale paraqes pikat e meposhtme:
1. Me fitoren time do kete uje dhe drita 24 ore per muajt Dhjetor (per festa), Shkurt (per ditelindjen time), Prill (Diten e rrenave), Shtator (se duhej edhe nje mes Majit dhe Dhjetorit).
2. Biznesi ne Shkoder do rritet 130%. Investimet do vijne nga Amerika sigurisht. Do pasurojme Gabin me veshmbathje sipas marrveshjes te partise tone me Salvation Army. Ne kete menyre u siguroj Shkodranve dhe rretheve mundesine per te ndjekur moden e fundit, edhe me asistenca.
3. Do ndertoj nje bust per veten dhe me ate rast do punesoj 100 persona.
4. Do ndertoj autostraden qe lidh 5 Heronjt me Parrucen.
5. Pensionet do rriten per te gjithe pensionistat, ndersa taksa javore do rritet per djemte dhe vajzat e tyre. Fundja ato e kan per detyre te mbajne prinderit me lek dhe jo ne. POR mos u merakosni, leket qe do ruajme i keni ne duar te sigurta se do i depozitoj ne nje banke ne Zvicerr.
6. Do ndryshojme oraret e punes. Meqe une e kuptoj qe dalja ne kafe ka rendesi te vecante per popullin qejfli te zones 10, oraret e punes do i pershtaten atyre te kafeneve. Dmth nga 8 puna do filloje ne 11 per ti dhene dy ore kohe qejflinjve te mi. Nga 12 deri ne 2 pushim qe te hahet dreka, 2-3 pune dhe pastaj i kthehemi kafeneve. Nderkohe po punoj me shkencetaret e mi personal per krijimin e nje bime e cila do jete ekskluzivisht per Shkodren. Mendojme se me nje perpunim te shkences dhe natyres do arrijme te krijojme paret qe rriten ne peme. Me arritjen e kesaj, do shnderrojme Shkodren ne kryeqytetin e Europes.
Pikat 7-10 publikohen me vone.
Fitorja ime qendron ne besimin tuaj. Me jepni voten t'ju jap leket. Po s'ma dhate do jua marr me zori...
Gjithsej 683 faqe: « E parë ... « 428 429 430 431 432 433 434 435 436 [437] 438 439 440 441 442 443 444 445 446 » ... E fundit » Trego 683 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.