Forumi Horizont Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 429 430 431 432 433 434 435 436 437 [438] 439 440 441 442 443 444 445 446 447 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)


Postuar nga kotka datë 17 Korrik 2008 - 19:25:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Kotka eshte rast tjeter, i ka rritur kalamajt, i ka burra... Sidoqofte, refuzoj te besoj qe "cdogje ndryshon mbas martese", jane ata qe formojne martesen qe pushojne se beri mundime per te sjellur larmi ne lidhje.


Jo edhe une nuk e besoj kete Amori im, "se cdo gje ndryshon mbas martese", por martesa eshte nje rutine kaq shume e ngarkuar, femijet, kuneterit, prinderit, vjerri, vjerra, miqte, motrat, vellezerit, kusherinjte, trapezet, dasmat, vacations, cerdhet, kopshtet, shkollat dhe kur ti papritur sheh se femijet e tu u rriten dhe mundohesh te gjesh gjera te tjera per te mbushur jeten tende, realizon qe pse nuk e bera nje pushim te tille vetem per gjithe keto vite, me gjithe kete mbingarkese qe kam patur.

Por e di si eshte puna kur je in charge, je in charge sic eshte kundershtuesja tani dhe harron te heqesh veten nga priza :p

Megjithate po ti kisha keto mend qe kam tani edhe kur isha e re, nuk do ta quaja gabim t'i lija edhe femijet diku me burrin ose me memen time apo ne ndonje kamp dhe te clodhesha per veten time. Ndofta do te kisha rezultate me te mira ne edukimin e femijve se do vija e clodhur dhe e qete, jo gjithmone e nervozuar dhe me ankth, he te bej kete, he te bej edhe ate.

Stresi reflektohet ne familje dhe ndonjehere nuk e kuptojme nga se na vijne keqkuptimet dhe grindjet edhe me te dashurit tane.


  Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 429 430 431 432 433 434 435 436 437 [438] 439 440 441 442 443 444 445 446 447 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.