Forumi Horizont Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 429 430 431 432 433 434 435 436 437 [438] 439 440 441 442 443 444 445 446 447 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)


Postuar nga kotka datë 19 Gusht 2008 - 21:26:

Citim:
Po citoj ato që tha Sy_jeshilja
Hi Jona

Sot ndiej nje vetmi qe po me cmend. Megjithese nuk jam vetem, ahh...jam kaq e vetmuar. Me mungojne njerezit, miqte, vitet qe kane ikur, me mungon dashuria sot.

Kerkoj te gjej sekretin e lumturise, te njoh dicka/dike/ te me beje te buzeqesh, por ne fund te dites perfundoj ne nje cigare qe digjet ne gishtat e mi e une e harruar ne vorbull mendimesh te pafundme, ne lemshe mendimesh me mire , kuptoj qe iku dhe nje dite tjeter nga jeta, nje dite pa buzeqeshje, nje dite qe s'do kthehet me, e ne fakt nuk e dua me nje dite si kjo .

Kam humbur cdo aftesi shprehese, kam humbur une . S'e di ne do gjej me vetveten. Nuk di me as si te hedh mendimet dhe ndjenjat ne nje flete fletoreje, apo faqe forumi . Me ka braktisur shpirti i bukur qe dikur jetonte brenda meje.

Per forumistat dhe miqte e vjeter virtuale, ju pershendes te gjitheve . Me ka marre malli per te gjithe ju

 



E dashur sy-jeshilja edhe pse i drejtohesh jones, kam deshire te te pergjigjem edhe une, mos mu zemero.

Mos humb kontaktin me njerez, te panjohur dhe te njohur, mos u izolo. Ky eshte shkaku i te gjithave. Shko ne nje kishe, ne nje tempull, ne nje klub, ne nje park dhe be in touch with people. This is the secret. Mos jeton ne Amerike??????????
Shko ne kinema qofte edhe vetem, lexo nje liber ne park, pij nje kafe ne nje kafeterie te lezetshme dhe do te shohesh se nuk je vetem, plot njerez te rrethojne perreth dhe ti je nje midis tyre. Nuk ka rendesi nese duhet te flasesh me dike, fol me vehten dhe me mendimet e tua, por gjithmone e rrethuar nga njerez. Fillo shkruaj dhe vetem shkruaj, eshte menyra me e mire e lehtesimit.

respekt-kotka


  Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 429 430 431 432 433 434 435 436 437 [438] 439 440 441 442 443 444 445 446 447 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.