Forumi Horizont | Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 35 36 37 38 39 40 41 42 43 [44] 45 46 47 48 49 50 51 52 53 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)
Vendosa te iki larg,te ike, te marr arratine, nga zhurma,nga fytyrat e egersuara e te uritura, nga pislleku, nga droga...Dhe ika,ika per te mos kthyer me koken prapa, pa ditur qe ....
Dhe arrita atje, tek toka e premtuar, tek toka ku gjysherit e mi kane varret,ku trupin e lane atje por shpirtin, femijet, te afermit mbeten larg, shume larg tek toka e mallkuar,tek varferia..Dhe te njejten rruge mora une, tek gysherit, tek gjysherit e mi qe kurre s'i njoha por qe emri i tyre, pse jo bereqeti i tyre me terhoqi, me terhoqi per nje te ardhme me te mire, pse jo me te pasur.Dhe erdha ne kerkim te fantastikes, asaj qe shumekush i thot Fat, i thote trashegimi,pse jo..
Dhe nisa kerkimin per te gjetur prona, per te gjetur llogari bankare, per te gjetur llamben e Aladinit, dhe me pas, ah me pas cdo gje do te shkonte ..
U lodha duke kerkuar, dite pas dite, jave pas jave, por asgje, ah asgje,E c'fare mund te kishin me shume gjysherit e mi, dy punetore nga nje vend teper i larget,pa asgje mbi kurriz vec deshires per te punuar e per tu kthyer atje tek "Toka e mallkuar", por qe kurre s'e arriten, vdiqen pa i shijuar femijet, grate,pa u qare njeri tek koka ne momentet e fundit, pa u kujtuar njeri te vere nje lule tek koka ...Dhe ja tani, jam e vetme mbi varrin e tyre,mendoj dhe gjykoj veten ne te njejten kohe.Jam duke bere te njejtin gabim,jam duke shkelur mbi veten, mbi fatin tim.
Ah Toka e mallkuar, jo nuk ishte Toka e mallkuar, por ishte Toka Ime, toka e shpreses, e gezimit, toka ku degjoja vec gjuhen time, ku lulja binte ere, ku te gjithe me thoshin Miremengjes, ku dielli ndriconte ndryshe..ku c'do gje tingellonte ndryshe
Por eshte teper vone, ndoshta me duhet te paguaj pasojat e perbuzjes se vatres sime, tokes Sime..
Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 35 36 37 38 39 40 41 42 43 [44] 45 46 47 48 49 50 51 52 53 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.