Forumi Horizont Gjithsej 395 faqe: « E parë ... « 35 36 37 38 39 40 41 42 43 [44] 45 46 47 48 49 50 51 52 53 » ... E fundit »
Trego 395 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Momente Reflektuese - "FRYMEZIME" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12204)


Postuar nga ~Enigme~ datë 03 Nëntor 2006 - 06:02:

Sikur te gjithe ti linim sekretet dhe ti hidhnim ne kete faqe. Nuk flas per sekrete personale por sekrete qe zberthejne dhe analizojne dimensionet e jetes.

Liria personale....

S'besoj se dikush eshte i lire me te gjithe kuptimin e fjales nqs bashkeveprimet me universin jane personale sepse nje person eshte nje amballazh i perkufizuar. Nqs qendrojme brenda amballazhit ashtu do te qendroje dhe dituria.

Sikur te provonim te takonim diten para se te fillonte.

Po te lija mendjen te shikonte perpara ne nje mengjes. E di qe do me dilte rutina e dites ne pune, detyrat e pergjithshme ose do me vinin ne mendje tepricat e djeshme...proxhekte te pa mbaruara, nje argument i pa zgjidhur.... apo shqetesime cfare do qe kam ne mendje ne ate momente.

Po sikur ky lemsh apo koklavitje te fillonte te zhdukeshe dhe te shikoja diten qe po vinte....besoj se do shfaqeshin ndjenja dhe imazhet do zhdukeshin. Besoj se do ishte si nje periudhe inkubacioni ku ngjarjet jane si fara gati per te nxjere filizat. 

Cfare dua te them eshte se dita duhet te filloje me nje sistem te qete, e lire nga barat dhe shtellungat e djeshme. Efekti eshte tamam si nje prind qe i qendron femijes prane per ta zene gjumi. Nuk eshte nevoja per fjale apo veprime thjesht presenca i qeteson.

Sikur ta linim jeten te shpaloset sic vjen!!!

Atehere do i thoja vetvetes para se te ngrihesha nga krevati pasi te kisha kaluar kete eksperiencen e imazheve dhe ndjenjave .......ndjehu e re sepse dita do te jete unike. ndjehu ne paqe, ne harmoni, ndjehu krijuse, e dashur....ndjehu e plote!!!!


  Gjithsej 395 faqe: « E parë ... « 35 36 37 38 39 40 41 42 43 [44] 45 46 47 48 49 50 51 52 53 » ... E fundit »
Trego 395 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.