Forumi Horizont | Gjithsej 109 faqe: « E parë ... « 35 36 37 38 39 40 41 42 43 [44] 45 46 47 48 49 50 51 52 53 » ... E fundit » Trego 109 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Humor politik (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17157)
Për merita të veçanta dhe për përballimin me vendosmëri të situatës së përmbytjeve duke i kthyer erës gjoksin dhe duke rrezikuar edhe jetën, Këshill i Ministrave.org me propozim të kryetarit të Këshillit të Ministrave.org, ka marrë vendim të parevokueshëm që të dekorojë kryeministrin Sali Berisha me një sërë dekoratash ku vlen të përmendim medaljet ‘Salibeu i Artë”, “Sali Frashëri i Argjendë”,“Globi i Platintë” dhe mbi të gjitha "Trimëria Civile".
Mësohet se në ceremoninë e dekorimit kanë qenë të pranishëm shumë personalitete të një rangu të lartë ku me të tjerëve Sal Berisha, Sali Ram Berisha, Sali Bërisha, Doktori, Profesori dhe Pinoku.
Kryetarit të Këshillit të Ministrave.org medaljen “Salibeu i Artë” ja ka dhënë me dorën e tij, një personalitet mjaft i shquar dhe mjaft i njohur në arenën ndërkombëtare, Sali Berisha.
Ndërkohë kryeministri ka marrë edhe një medalje tjetër nga “Doktori”, për trimërinë civile të pashoqe të treguar gjatë përmbytjes së madhe.
Duke i dhënë medaljen “Sali Frashëri i Argjendë” , “Doktori” e ka përgëzuar kryeministrin dhe i ka thënë se që nga koha e “Adem Rekës” nuk shihej një guxim i tillë tej një njeri që përballon me sukses baticat, zbaticat dhe pakicat.
Kryeministri Berisha ka marrë edhe një dekoratë tjetër, për meritat e treguara gjatë përmbytjeve ai është vlerësuar edhe me medaljen “Globi i Platintë”, nga që nuk kishte më të artë, nga një personazh i hollivudit, protagonisti i filmit target=_self>SHKODRAWATCH Sali David Berishoff.
Në fjalën e rastit i dekoruari Berisha falenderoi kryeministrin e Shqipërisë për vlerësimin e madh ndaj figjurës së tij.
"Jam shum i lumtun si marr pjes n'gzimin tim" u shpreh i përmbytur nga lotët Berisha i cili falenderoi edhe kryetarin e Këshillit të Ministrave.org.
"Ky asht pa dyshim nji vlersim i madh, t'cilin une kam me tregue me pun se e kam meritue me u dekorue" ka deklarue Berisha duke falenderuar të pranishmit.
Në fund të ceremonisë se dekorimit Berisha bëri edhe një foto me të gjithë të pranishmit.
Me vendim të Keshillit të Ministrave.org dita e dekorimit tashmë është Festë Kombëtare MbarëShqiptare.
Gjithsej 109 faqe: « E parë ... « 35 36 37 38 39 40 41 42 43 [44] 45 46 47 48 49 50 51 52 53 » ... E fundit » Trego 109 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.