Forumi Horizont Gjithsej 57 faqe: « E parë ... « 35 36 37 38 39 40 41 42 43 [44] 45 46 47 48 49 50 51 52 53 » ... E fundit »
Trego 57 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Letrarë të rinj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=105)
-- Poezi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17239)


Postuar nga Morfine datë 22 Prill 2010 - 00:44:

Që nga ky moment...

do shikoj më shumë qukapikët
Mendjen pa e vrarë
sa vena zgjaten në kockën e sqepit.

Që nga ky moment...

Gjakun do e ftoh kur zogjtë të fshihen
Sytë kycyr
kur gurin dikush ua hedh.


Që nga ky moment...

Do mbulohem me pemë
Trupin e paturp
nga hetimi i Sirius e xixës së Kanobusit.


Që nga ky moment...


Do dashuroj më pak
Zemrën mbyllur
për ‘egoist behavoir A+B’ të një të burgosuri.


Që nga ky moment...


Do mendoj më pak
Venat shtrënguar si nga një Anakonda
derisa gjaku të shpërthejë më në fund paqen.

Dhe do mendoj më pak për rregullat...


Që nga ky moment...


E kuqja, shansi i humbur në një ruletë me dy ngjyra
E zeza, fitimi dyfish i jetës që ke humbur
Derisa globi të lodhet së rrotulluari.

Që nga ky moment...


Do i mbledh gjithë “që nga ky momentet”-et
Këngët, pendët, sqepat e fluturimet,
Zvarritjet, yjet, rrahjet e pulsimet
Gjethet, gurët, hekurat e bastet
E do kuptoj se, që nga ai moment...


Nuk Jam më Unë!


  Gjithsej 57 faqe: « E parë ... « 35 36 37 38 39 40 41 42 43 [44] 45 46 47 48 49 50 51 52 53 » ... E fundit »
Trego 57 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.