| Forumi Horizont | Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 35 36 37 38 39 40 41 42 43 [44] 45 46 47 48 49 » Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Nacionalizmi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17602)
Me sa kuptoj une nuk eshte qellimi per t'u shtrire ne elemente konkrete te historise.
Megjithate duhet kuptuar, qe Lidhja e Prizrenit, ishte nje inisiative e Portes, e cila donte t'ju kundervihej forcave europiane dhe atyre ruse qe tentonin te shkaterronin perandorine otomane ne Ballkan.
Nese Rusia e kercenoi Porte me Lufte dhe ambasadori rus ne Londer kercenoi Angline, nga ana tjeter Europa kercenoi Turqine per nderhyrje. Ngjarjet e mevonshme vertetojne pikerisht kete. Nderkohe Greqia e jugut kishte fituar pavaresine.
Shqiptaret qe morren pjese ne Lidhjen e Prizrenit sigurisht qe shfrytezuan kete situate me shume zgjuarsi. Nga njera ane ata perdoren nevojat e Portes per te mbijetuar dhe ne anen tjeter deshiren e popullit te lodhur tashme nga nje sundim i gjate.
Por te gjithe ata ishin titullare nen Hyqymetin, ishin bejlere dhe pashallare, pra njerez qe kishin fituar keto tituj duke i sherbyer vete Perandforise.
Ishin myslimane sigurisht sepse Porta nuk ju jepte titul atyre qe kishin fe te ndryshme me fene e saj. Ketu nuk do shume mend. Megjithate shqiptaret inkluduan ne Lidhje edhe Pjesetare te Komitetin Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave Shqiptare në Stamboll, si Jani Vreto, Pashko Vasa.
Ne anen tjeter qytetet me tradita patriotike por me mjaft popullsi te krishtere si Korca dhe Kolonja ishin te angazhuara me luften kunder Greqise dhe perpjekjeve per asimilim. Kjo finalizohet me formimin e krahines autonome te Korces e cila u shkeput me kete veprim edhe nga Turqia edhe nga Greqia dhe pranoi brenda saj batalionet franko austrioke.
Themistikli Germenji vritet me vone ne Selanik nga agjente franceze.
Megjithate, sigurisht qe kudo qe ka shtypje ka edhe revolte, por revolta nuk perkthehet as patriotizem dhe as nacionalizem megjithse permban te tilla ndjenja.
| Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 35 36 37 38 39 40 41 42 43 [44] 45 46 47 48 49 » Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.