Forumi Horizont | Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 35 36 37 38 39 40 41 42 43 [44] 45 46 47 48 49 50 51 52 53 » ... E fundit » Trego 68 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Referendumi Per Bashkimin Kosove+shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18714)
(vazhdon, art.2) Kjo puna e ujdisë i ngjan asaj përrallës së ujkut me kecin, ku keci duhet ti besojë premtimeve të ujkut. Dhe ky ujk nuk është aq prezantimi ynë, ky është vetë prezantimi i nacionalistëve, të cilët e shohin kundërshtarin si ujk, apo të paktën fuqitë e tjera që qëndrojnë pas këtij kundërshtari. Kështu e shikon nacionalisti shqiptaro-verior rusin, fuqinë pas Serbisë dhe Bullgarisë, kështu e shikon nacionalisti serb dhe bullgar Amerikën apo Turqinë, tashmë fuqitë që qëndrojnë pas Shqipërisë, -të paktën kjo sipas konventave të nënshkruara. Dhe këto akuza dhe këndvështrime (të shtrembëra) ndaj kundërshatrit (apo fqinjit) kanë kahet dhe intesitetet e tyre të ndryshme në vite dhe kohra të ndryshme. Ajde t‘ia gjesh fillin e Ariadnës kësaj ujdie nacionalistësh, të cilët nuk e kanë gjetur ujdinë as këto tre-katër shekujt e fundit. Pra, ujdia e katër shteteve ballkanikë në ndarjen e Maqedonisë qëndron vetëm në koka iluzore-fantaziste të nacionalistëve të ndryshëm, të cilët jo vetëm nga pamja e jashtëme u përngjajnë drogaxhinjve, por edhe nga karakteri u përngjajnë dallkaukëve të pacipë. Nëse unë e kam gabim, le të urdhërojë e ta zgjidhë ndarjen e Maqedonisë në detaje një (apo më shumë) nacionalist(ë), dhe ta shohim se sa plani i tij (tyre) është i aprovueshëm nga nacionalistët e tjerë. Boll ata folën larg sofrës! Bujrum, e ta ndajnë kotheren!
E në fund të fundit edhe sikur ta marrim të qënë (të zgjidhur) këtë problem, ndarjen e Maqedonisë ose të paktën një autonomi të shqiptarve të saj, sërish problemet etnike do të na dalin pas shumë vitesh dhe dy-tre gjeneracionesh, pasi dy-tre familje ose dy-tre fshatra do të ngelen nga njëra palë tek tjetra, gjë që mund të sjellë shtimin e tyre numerik, aq sa pas një-dy breznish ato të jenë dy-tre fishuar e katër fishuar. Atëhere duhet të kërkohet si vite më parë një ndarje e re. Dhe ne muarëm këtu vetëm faktorin demografik, por ka dhe faktorë të tjerë që e krijojnë apo nxisin problemin. Kështu problemet nisin nga e para. E në fakt problemet kanë ekzistuar me kohë dhe … do ekzistojnë përherë, … dhe deri tani kanë qenë luftrat ato që i kanë „zgjidhur“, me fjalë të tjera, këto luftra i kanë lënë problemet atje ku kanë qenë, në mos edhe i kanë përkeqtësuar.
E kush pretendon ta zgjidhë tak-fak këtë problem, mund të hidhet dikush! Dhe ai mund të vazhdojë duke thënë, se një Shqipëri e bashkuar me Kosovën do ketë zë më të fortë në ndarjen e Maqedonisë, apo të paktën në panvarsinë e komunitetit shqiptar maqedonas. Dhe kjo, mund të vazhdojë zëri i nacionalistit shqiptar, i afrohet edhe interesave të nacionalistëve bullgarë. Pasi në fund të fundit, shton zëri nacionalist, ne nuk jemi të interesuar për ndarjen e Maqedonisë, ne vetëm sa konstatojmë që ky vend nuk ka të ardhme, pasi përbëhet nga etnitete që nuk kanë thuajse asgjë të përbashkët me konceptin maqedon të antikitetit. Kështu pa dashur vimë edhe tek tema e tretë, ajo e Shqipërisë etnike (natyrale), ndonëse deri tani nuk e kemi zgjidhur as problemin e bashkimit të Shq. me Kosovën dhe as ndarjen e Maqedonisë. Por, për të shtruar një problem për zgjidhje, shtrohen (siç edhe në shkencë) raste hipotetike. Pra ne e marrim sikur bashkimi Shq.-Kos. u realizua, ndarja e Maqedonisë ndodhi pa probleme të mëdha, dhe tani ngelet realizimi i Shqipërisë natyrale, asaj ku gjinden shqiptarë, pra përpjekjen për ndarrje territoresh nga Mali i Zi dhe Greqia. (vazhdon, art.2)
Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 35 36 37 38 39 40 41 42 43 [44] 45 46 47 48 49 50 51 52 53 » ... E fundit » Trego 68 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.