Forumi Horizont | Gjithsej 48 faqe: « E parë ... « 35 36 37 38 39 40 41 42 43 [44] 45 46 47 48 » Trego 48 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Basketboll (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=225)
-- Basketboll. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1943)
Skënderbeu në pritje të sezonit të ri
Vazhdon qetësia te skuadra korçare e basketbollit të femrave, që së shpejti do të nisë nga puna (fazën përgatitore) për sezonin e ri sportiv 2004-2005. Duket se skuadra nuk do të ketë shumë ndryshime, por vazhdon puna për afrimin e elementëve të rinj krahas atyre me përvojë. Ndërkohë, për ekipin e Skënderbeut dhe për merkaton e kësaj vere do të shprehej vetë trajneri. "Ende nuk kemi vendosur për Skënderbeun e sezonit 2004?2005. Ne po vazhdojmë stërvitjen dhe jemi në kërkim të sponsorëve, që mund të na mbështesin në kampionatin e ardhshëm. Për momentin mund të deklaroj që është i njëjti kontigjent, ndërkohë që për ngjarjet e reja nuk mund të flas qysh tani," - shprehet për gazetën "Sporti shqiptar" trajneri i basketbollit të femrave Skënderbeu, Arjan Kostani.
Gjithsej 48 faqe: « E parë ... « 35 36 37 38 39 40 41 42 43 [44] 45 46 47 48 » Trego 48 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.