Forumi Horizont Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 35 36 37 38 39 40 41 42 43 [44] 45 46 47 48 49 50 51 52 53 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6556)


Postuar nga Fajtori datë 22 Qershor 2009 - 17:28:

Tani, qe ti shikojme gjerat siç duhet duhet te themi se:

Ritmi dhe dinamika e nje filmi ka lidhje direkt me jeten e perditshme. Sigurisht qe edhe filmat e avashte jane te arritur, por duhet te kesh kohe dhe nerva te futesh ne boten e personazheve. Me pak fjale eshte nje proçes aktiv qe kerkon vemendjen e plote dhe "deshiren e madhe" te shikuesit per te kuptuar avashesine e filmit. Nga eksperienca ime, mund te them se filmat qe i kane rezistuar kohes jane filmat dinamike, me nje ritem te shkujdesur qe te shtyjne te shikosh vazhdimin e historise. Nese kete e bejne me lojra montazhi (ku perzjejne te shkuaren me te ardhmen) apo thjesht me shpejtesi pershkruese, kjo s'ka rendesi. Rendesi ka qe filmi te jete nje mesazh per boten. Sepse... fundja nje film nuk ka pike vlere po e pelqeu vetem regjizori qe e ka bere.

Kjo ndodh edhe ne kinematografine shqiptare. Ka lezet te shikosh ndonje film te Xhanfise Kekos, por ec e shiko disa budalleqe te tjera ku aktoret komunikojne pa fjale*.

Zgjedhja e ketyre regjizoreve filozofike, qe i bejne filmat te avashte si libra, eshte komplet jashte kesaj bote dhe frenezise se shoqerise moderne (post 1900). Pastaj regjizori i zoti di te ktheje idete ne art duke sjelle shikuesin aty ku do. Ndersa "Il Divo" fillon dhe mbaron me masturbimet mendore te nje regjizori feminor. Luan me kameran si loder dhe detyron shikuesin te duroje avashtesine e filmit vetem sepse eshte i bazuar ne fakte reale. Pershkrimi qe i behet realitetit ama, eshte aq poetik sa te vjen per te vjelle.



*P.s. Xhanfise Keko ka qene montazhiere para se te beje filma. Ja pse e di shume mire si behen filmat e bukur. Keta regjizoret e tjere jane lexuesh librash, qe kujtojne se imagjinata e tyre kthehet kollaj ne film.


Postuar nga Roi datë 22 Qershor 2009 - 18:03:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Sepse... fundja nje film nuk ka pike vlere po e pelqeu vetem regjizori qe e ka bere.




Mese dakort me frazen me siper !!
Vetem se ne rastin e "Le conseguenze dell'amore" pervecse rregjizorit, e ka pelqyer edhe Tulipani....Ja u bene 2 veta,s'qenka vetem fare ai i shkreti (shaka Tuli eee)


Ky filmi, Il Divo, nga menyra si e pershkuan fajtori,e kam llafin per menyrene xhirimit,duhet te jete i ngjashem me Irreversible !! 20 minutat e para jane te nje absurditeti total ! Te merreshin mend me menyren e tij te xhirimit,i beri te gjithe me dhimbje koke aty ne salle....Njerez qe ngriheshin e linin filmin pergjysem duke u ankuar e duke share rregjizorin !! S'me kish ndodh ndonjehere....un per vete rezistova pastaj edhe 7€ bileta nuk i thone pak...plus qe per Monica-n kam vertet debolese :p dhe per fat te mire edhe rregjizori pas atyre 20 min fillestare,sikur e mblodhi veten dhe filmi vazhdonte pak a shume normal le te themi (pervecse asaj skenes se perdhunimit tek ai nenkalimi....e denje per dopjo pulle te kuqe ....e shkreta Bellucci )


Postuar nga Fajtori datë 22 Qershor 2009 - 18:07:

Citim:
Po citoj ato që tha Roi
(pervecse asaj skenes se perdhunimit tek ai nenkalimi....e denje per dopjo pulle te kuqe ....e shkreta Bellucci )


Me ne fund paska gjetur nje rol qe i pershtatet.

LoL


Postuar nga Roi datë 22 Qershor 2009 - 18:15:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Me ne fund paska gjetur nje rol qe i pershtatet.

LoL



:p ok ok,por vetem se rol cik shume i forte...rol burrneshash

Un per vete e pelqej me shume tek Malena rol me i pershtatshem besoj :p


Postuar nga Tulipani datë 22 Qershor 2009 - 18:23:

Hahaha u futet ne diskutime per nje aktore me talent, ikone te kinemase cilesore ... bravo :p


Postuar nga Agent Provocateur datë 22 Qershor 2009 - 19:25:

Citim:
Po citoj ato që tha Roi


:p ok ok,por vetem se rol cik shume i forte...rol burrneshash

Un per vete e pelqej me shume tek Malena rol me i pershtatshem besoj :p




Edhe atje e perdhunuan

Une sapo pashe kete tani. Nuk e mbaja mend kete skenen qe ishte kaq e bukur


Postuar nga Agent Provocateur datë 22 Qershor 2009 - 19:29:

hehe...per sa i perket kiss scene nje e forte fare eshte edhe kjo


Postuar nga Agent Provocateur datë 22 Qershor 2009 - 19:55:

Kam pare edhe kete filmin interesant mbreme qe ne fakt tani u kujtova ta ndaja me ju..

Renaissance (2006)

Regjia : Christian Volckman

Eshte viti 2054 dhe Parisi eshte nje labirint ku cdo levizje monitorohet dhe regjistrohet. Avalon, nje kompani e gjithepushtetshme iu shet francezeve mallin me te lakmuar, rinine dhe bukurine.
Eshte nje animacion, fantashkence qe me la mbresa. Shikojeni.

...stunning


Postuar nga Fajtori datë 29 Qershor 2009 - 03:48:

Microcosmos (1996)

Behet fjale per nje dokumentar artistik, pa komente dhe me muzike ne sfond. Insekte, krimba, milingona dhe gjithshka perben natyren e vogel aty jashte, montuar ne forme artistike qe ngjan si film i vertete.

Film shume i bukur dhe shume interesant. Efektet audio te mrekullueshme, hapat e insekteve, pikat e shiut, çdo gje ngjan si film i vertete ne miniature. Ja merr ne kthese filmave te Hollywoodit, sepse aktoret jane... insekte.

Ja nje pjese:
http://www.imdb.com/title/tt0117040/


Postuar nga Tulipani datë 29 Qershor 2009 - 19:13:

Ky filmi eshte i vjeter ... Per arsye qe nuk thuhen me kane detyruar ta shoh e ca pjese te tij i kam kaluar se po me futnin tmerrin insektet kaq afer, i kam frike. Por realizimi dhe muzika eshte e bukur.


Ja ne sot jemi si keto larvat, ndjekim liderin ne rresht e pastaj do perfundojme rrumpalle si tek videoja



  Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 35 36 37 38 39 40 41 42 43 [44] 45 46 47 48 49 50 51 52 53 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.