Forumi Horizont Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 431 432 433 434 435 436 437 438 439 [440] 441 442 443 444 445 446 447 448 449 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)


Postuar nga amor alucius datë 27 Korrik 2008 - 05:01:

My lil' love

Sot u zgjova nga nje hapje dere e dhomes time te fuqishme. Nje mushkonje grindavece e vogel veshur ne fund te bardhe, bluze roze, slippers roze po qendronte pa levizur nga dera me duart ne bel. "Pse s'do viiiiiiiish?" Me drejtohet e nevrikosur. Hapi syte, asgje s'kishte ndryshuar, dhoma ime po e njejta. Nisi t'i ferkoj nderkohe qe ngrihem pak per t'u perballur me mushkonjen time te vogel qe m'i kishte ngulur syte si shigjete. I them miremengjes dhe perplasi serish koken mbi jastek. Nga aty vendosi t'i bej nje propozim
-" o bebi, eja rri ketu me mua t'a bisedojme ate pune 10 minuta sa te me dale gjumi"- e verteta ishte qe kisha nevoje te vija ne vete nga nje zgjim i tille.
*"me ke thene qe do vije me mua! Pse thote teta qe s'do vish? Ku i ke rrobat?Pse s'je bere gati?"
Bang-bang-bang pyetjet nje pas nje, that's my baby! Hapi syte serish, provoj te kujtoj se c'i kam thene...me pas kujtohem. Yup, do udhetonim bashke drejt Shqiperise e me kete rast u kujtova dhe qe do i coja ne aeroport ate se bashku me te emen. Mundohem t'i spjegoj qe s'mundem, qe kam pune te tjera ketu por ato turiçkat e bukura qe tregonin njefare vendosmerie s'do iu largonin rehat.
Gati nen nje ndjenje faji filloj tentativat per t'a pajtuar:
-"i ke lyer thonjet?"
*"jo, s'mi ka lyer mami"
-"shko tek tavolina e makiazhit dhe zgjidh ngjyren qe te pelqen t'i lyejme". Me entusiazmin e femijes vrapon drejt tavolines dhe zgjedh ngjyren roze. Ajo eshte e fiksuar me ngjyren roze. Me kujtohet kur une isha e vogel dhe im ate m'i bente ne shtepi manikyret e ndryshme. Ai ishte babai qe fshehurazi shume njerez m'a kishin zili: sa nga baballaret e te tjereve mblidhnin gjithe ingredientet per...manikyre?!Une isha e vetmja qe kishte gati gjitha ngjyrat. Isha aq e lumtur.
Mbasi ia lyej ato thonjte e vegjel ngrihem dhe zgjedh nje varese argjendi me nje lule roze dhe nje byzylyk(qe asaj ia bera dysh ne dore). Ndersa po ia veja mbante nje qendrim gati te shenjte. Ne shtepi i ka sirtaret plot me gjera te tilla por idea qe mbante stoli "gocash te rritura", aq me teper stoli qe i kisha vene une, e gezonte. Jane te panumerta heret qe e ema i thote qe nje rrobe e caktuar eshte komplet si e imja vetem t'a binde qe t'a veshe.

Per te mos i dhene kohe te merzitej, i jap nje detyre te re: te hape dollapet dhe te me zgjedhe ajo rrobat qe do vishja per ate dite ndersa une do beja tualetin e mengjesit. Natyrisht me shpresen qe s'do germonte thelle ne dollap per gjerat qe s'kisha veshur ndonjehere, sidoqofte, isha ne makine ndaj te vetmit njerez qe do me shihnin ishin ato te aeroportit, e ne aeroport dihet qe s'duhet te kerkosh per shume style pasi s'do gjesh. Mjafton te mos jesh lakuriq.
Kur kthehem gjej mbi krevat nje minifund jeans, nje kanatjere roze te O'Neal, slippers poashtu roze dhe kalamanin perkrah me nje buzeqeshje te kenaqur. S'kishte sesi t'i shpetoja rozes Sidoqofte premtimet mbahen ndaj i veshi. E hipi ne qafe dhe zbresim shkallet duke e porositur te mos prekte fotot e varura ne mur gati si per t'i sugjeruar te kunderten. Ndjej siper ca buzeqeshje capkene qe me bejne te mendoj qe do jete duke vene gishtat ne hunden time tek fotot e varura. Pa hapur mire deren e livingut iu tregon njerezve aty brenda qe m'i ka zgjedhur rrobat, pastaj iu tregon gishtat dhe stolite.

Rruges per ne aeroport veme CD-te e saja qe kishte marre me vete per t'i degjuar ne Shqiperi dhe kendojme me sa ze kemi. Sigurisht njerezit ne sediljet posteriore po deformoheshin muskujve te fytyres nga tmerri dhe zhurma.
Veme bagazhet ne trolley, ajo eshte mes duarve te mija qe mundohet t'a shtyje bashke me mua. Me pas lodhet. E ema merr trolley dhe une e ve serish ne qafe, ndersa eci ajo me prek tere kohes floket gati duke me perkedhelur koken.
Bejme check-in e bagazheve mirepo kurioziteti i saje s'gjen qetesi; pyet punonjesin se si arrijne valixhet atje. Ai transportohet komplet ne boten e saje dhe fillon t'i flase me nje ton autoritar por ne te njejten kohe infantil dhe i tregon procedurat ne forme te thjeshtuar. Ajo e sheh me vemendje, nje njeri i rritur, ne uniforme, qe i flet ne forme te rritur! Ajo e falenderon. Me pas i drejtohemi identifikimit te pare drejt terminalit. Deri aty mund t'i shoqeroja si jo-pasagjere. E zbres ne toke dhe i them:
-"C'do besh sapo t'a shohesh gjyshin tim"?
*"Do e perqafojjjjj edhe do i them qe kete e ke nga E."
-"Po tjeter?"
*"Do i them te mos vonoje te vije ketu se e pret ti edhe se te ka marre malliii shumeee" - me ben te qesh mimika e saje.

I them gati ne forme urdheruese te me jape nje perqafim qe zgjat nje muaj. Ajo me sheh ne mosbesim(perqafimet nuk zgjasin nje muaj, c'thote kjo?!) por me perqafon fort. Me premton qe do me sjelle nje guacke ashtu me vrime per t'u varur ne varese siç ia kisha sjellur une heres te fundit dhe brenda pak sekondash zhduken nga shikimi im.

Me kujtohet kur ishte pak muajshe, aq e brishte dhe e urte. Me kujtohej kur semurej dhe serish nuk qante, rrinte aty pa levizur me koken gati varur si nje klysh i plagosur, aq e pambrojtur,...Sahere qe sfidon nervat e mija, eshte ky vizioni qe me c'armatos ne cdo prizem. Thesaret qe kane disa njerez s'kane cmim.

Kthehem gati duke zvarritur slippers drejt makines bosh...


  Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 431 432 433 434 435 436 437 438 439 [440] 441 442 443 444 445 446 447 448 449 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.